Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Beteja pranë Dojranit – një operacion i shkëlqyeshëm i Ushtrisë Bullgare

Ushtarakë dhe oficerë bullgarë pranë liqenit Dojran, viti 1916.Fuqia dhe koordinimi i shkëlqyeshëm i artilerisë bullgare kishte rëndësi të madhe për fitimin.Foto: bgsoldier.eamci.bg dhe vi-books.com
Më 16 shtator Bullgaria shënon vjetorin e betejës së pestë pranë Dojranit. Ky është operacioni më i shkëlqyer mbrojtës i ushtarëve bullgarë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe nuk e ka shokun në mbarë historinë e re të vendit. Përveç kësaj në këtë betejë ka shumë shfaqje të sjelljes morale ndaj kundërshtarit, gjë që u vlerësua më vonë.
Më 14 tetor të vitit 1915 Bullgaria hyri në Luftën Botërore si aleate e Forcave Qendrore. Vendi kishte mosmarrëveshje me shtetet fqinje për territore, të populluara kryesisht me bullgarë. Me gjithë qëndrimin paqësor të shoqërisë bullgare, politika e qeverisë bullgare dhe orientimi progjerman i kryetarit të shtetit – mbretit Ferdinand, ishin në thelbin e këtij vendimi ushtarak.
Fronti 20-kilometrash pranë liqenit Dojran u bë një nga rajonet më të rëndësishme, në të cilët nga viti 1916 е deri në përfundimin e luftës u zhvilluan pesë përleshje të rënda me trupat e Antantës.

Betejat pranë Dojranit nuk ndryshuan vijën e frontit. Bullgarët dhe trupat e Antantës luftuan tepër ashpër dhe secila nga palët arriti të mbrojë nderin e vet ushtarak. Në kronikat e luftës, regjistrohet pjesëmarrja e rdoyran_1916_kp_vtext.jpgendimentit të 11-të britanik në përleshjet gjatë muajit prill të vitit 1917. Në to flitet edhe për heroizmin e ushtarëve britanikë. Theksohet, se komandanti i kompanisë, kapiteni Kupër u plagos dy herë, por vazhdoi të paraprijë ushtarët deri në plotësimin e urdhrit. Në ato kronika britanike përshkruhet me respekt dhe me përulje edhe heroizmi i ushtarëve bullgarë, fuqia dhe koordinimi i shkëlqyeshëm i artilerisë bullgare. Kjo është një njohje e padiskutueshme për një kundërshtar të përbërë nga një ushtri tepër e re, me histori vetëm 40 vjeçare. Në fakt Ushtria Bullgare u krijua pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi turk në vitin 1878.

Shënime nga betejat lëri pas vetes edhe poeti dhe shkrimtar bullgar Geo Milev, i cili humbi syrin gjatë përleshjeve. “Po shikoj si francezët lëvizen në llogoret e tyre. Këtë e bëj nga pika e vëzhgimit, e cila nuk e di kush dhe përse e ka quajtur Golgota. A nuk është e vërtet, se çdo kodër përreth është një Golgota e vërtetë, në të cilën çdo orë mund të vdesë një besimtar?” Kështu shkruan poeti Geo Milev. Me dhembje të thellë ai tregon për shkatërrimet e qytetit Dojran, asgjësuar plotësisht gjatë betejave. Ai u simpatizonte jo vetëm ushtarëve bullgarë, por edhe forcave të armikut, sidomos të plagosurve dhe të ushtarëve – rob lufte. Ndër të tjerët, ushtarët bullgarë, me qëndrimin ndaj robërve të luftës, lënë mbresa të denja te kundërshtarët. “Ndjej një respekt të thellë ndaj ushtarëve bullgarë. Edhe ata si anglezët jo vetëm që shfaqnin guxim, por kishin një qëndrim prej xhentëlmeni.” Këto fjalë i përkasin komandantit të forcave britanike feldmareshal Xhorxh Fransis Milln.

Më 16 shtator të vitit 1918 filloi beteja e pestë më të tmerrshme. Gjashtë divizionet e Antantës më tepër se sa kurdoherë tjetër ishin të vendosur të korrin fitore. Nga 16 deri më 18 shtator ata lëshuan 250 mijë predha kundër pozicioneve bullgare. Më 18 shtator këmbësorët – britanikë dhe grekë, nisën një doyran_1916_bgartillery_vte.jpgsulm. Me gjithë humbjet ata përparuan. Mirë po, edhe bullgarët ishin të vendosur të mos prapsin nga pozitat e tyre. Artileria e divizionit të vetëm të 9-të bullgar nën komandën e gjeneralit Vlladimir Vazov, hapi një zjarr të fuqishëm mbrojtës. Këmbësorët bullgarë frenuan sulmin e kundërshtarit. Më 19 shtator me kundërsulme të vendosura, bullgarët arritën t’i rikthejnë të gjitha pozitat e humbura që nga fillimi i përleshjeve. Fitorja ishte e plotë... Mirëpo, Gjermania dhe aleatët e saj tashmë ishin duke humbur luftën – jo vetëm në Ballkan, por edhe në Frontin Perëndimor. Pak pas betejës së fundit pranë Dojranit Bullgaria bëri propozim për armëpushim...

Disa vite më vonë, gjatë muajit maji 1936, gjenerali Vazov u ftua në Londër. Ai mori gjeneral Vlladimir Vazovpjesë në kongresin e legjionit britanik – një organizatë e veteranëve të luftës. Delegacioni bullgar u prit me nderime jashtëzakonisht të mëdha ushtarake. Gjenerali Vazov u takua me lordin Milln dhe me kundërshtarë të tjerë nga betejat në frontin ballkanik. Para të pranishmëve në fjalinë e tij kryetari i legjionit tha, se Vlladimir Vazovi është nga pak gjeneralët e huaj, emrat e të cilëve figurojnë në historinë zyrtare britanike.

Epopeja e Dojranit ka rëndësi të madhe morale për daljen e Bullgarisë me dinjitet nga Lufta e Parë Botërore. Mirë po kjo fitore e fundit dha edhe një kontribut tjetër më të rëndësishëm. Si rezultat diplomatët bullgarë arritën të mbrojnë kushte më të mira për armëpushim. Vendi u okupua pjesërisht, vetëm nga reparte britanike dhe franceze, pa trupa të shteteve fqinje. Dhe kjo ishte me rëndësi të madhe, duke marrë parasysh qëndrimet armiqësore midis shteteve ballkanike. Kështu u parandaluan plaga të reja në marrëdhëniet në Ballkan.

Dy vjet pas luftës, heroi i Dojranit gjeneral Vazov hyri në rezervë dhe i kushtoi jetën e vet punës paqësore. Gjatë periudhës nga viti 1926 deri në vitin 1932 ishte kryetar i Bashkisë së Sofjes. Përderisa qëndronte në këtë post ai bëri shumë për urbanizimin e këtij qyteti dhe për zhvillimin e tij si një vendbanim modern evropian.

Autore: Veneta Pavllova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени