Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Magjistralet transevropiane kalojnë dhe përmes territorit të Bullgarisë

Tre nga përgjithësisht 11 magjistralet këmbësore transevropiane kalojnë përmes maleve bullgare, të cilat ofrojnë mundësi të shkëlqyera për turizëm.
Снимка: Veneta Nikollova
Evropa përbën një konglomerat gjigant prej traseve ndërthurësh të komunikacionit- vija hekurudhore, rrugë automobilistike, gazsjellës, naftësjellës, korridore të transportit, rrjete komunikimi e të tjera, të cilët kanë për qëllim të bëjnë botën tonë më të pranueshme dhe komode. Krahas meta, territori i kontinentit është i “ndërthurur” me të ashtuquajturat magjistrale për kalime me këmbë. Bëhet fjalë për përgjithësisht 11 itinerare këmbësore të shënuara, të cilët kalojnë përmes disa nga vargjet më emblematike malore dhe kureshtje natyrore të Evropës. Në rrugën e 3 prej tyre gjendet dhe Bullgaria.

© Foto: Veneta Nikollova


Ata të cilët janë të pasionuar pas turizmit këmbësor i njohin mirë këto magjistrale këmbësore transevropiane, të cilat zbulojnë më të mirën nga natyra e Kontinentit të Vjetër. Në Bullgari itineraret ndjekin kreshtat e disa maleve, dredhojnë përmes ujëvarave, liqeneve të kulluar, luadheve të gjera dhe të çojnë deri tek disa nga rezervatet tona më të pasura natyrore dhe zona të mbrojtura. Gjatësia e përgjithshme e itinerareve tek ne është 1600 kilometra, që për një vend të vogël si Bullgaria është një farë rekordi. Përveç kësaj, prioriteti ynë, sipas njohësve, është se këto trase këmbësore janë të shënuara në mënyrë të shkëlqyer, kurse rrjeti i dendur i shtëpive pushuese janë garanci, se nuk do të mbeteni pa strehë në mal. E3,E4, dhe E8-këto janë emërtimet e magjistraleve transevropiane, të cilat e ndërpresin territorin e Bullgarisë. Ato janë të përshkruara me hollësi në hartat përkatëse dhe udhërrëfyesit, të cilët shpërndahen tek ne dhe jashtë shtetit. Që të mund ti vizitoni do tu jenë të domosdoshme një ekip i mirë dhe një përvojë solide në pushtimet e maleve. Në territorin e Bullgarisë përfundon itinerari më i gjatë këmbësor dhe më i njohur transevropian –E3. Traseja është e gjatë mbi 10 mijë kilometra dhe starton që nga Skandinavia, që të përfundoi në bregdetin bullgar të detit të Zi. Tek ne kalon përmes majës së vjetër malore Kom në Bullgarinë veriperëndimore, dredhon nëpër “shtyllën kurrizore” të Ballkanit dhe arrin deri tek qepi Emine, në të cilin çahen dallgët e detit të Zi. “Itinerari është i njohur larg përpara viteve 90 të shekullit të kaluar, kur asociacioni Evropian i turizmit këmbësor filloj shënimin e këtyre traseve në territorin tonë”-pohon Gjeorgji Karpaçev nga komisioni republikan mbi shënimin turistik pranë Bashkimit Turistik Bullgar.

“Ky është një itinerar krejtësisht malor me një gjatësi të përgjithshme mbi 700 kilometra-sqaron ai. Ai kalon përmes afro rreth 100 majave malore. Një nga prioritetet e tij është se, që nga të dyja anët e malit Stara pllanina janë ndërtuar rreth 30 strehore në një distancë më të paktën prej një dite më këmbë njëra nga tjetra. Kështu që turistët mundet në fund të çdo një kalimi me këmbë të qëndrojnë në to, që të hanë pak bukë dhe të qetësohen për të qenë gati për ditën tjetër. Itinerari kalon dhe përmes majës Botev /2376 metra/ dhe kalon përmes parkut Kombëtar “Ballkani Qendror” si dhe përmes zonave të tjera të mbrojtura natyrore. E gjithë traseja mund të kalohet për 20 -25 ditë pa u ngarkuar njeriu së tepërmi. Kurse pas kësaj mundet qetësisht të thotë se, i ka njohur malet në Bullgari!”

© Foto: Veneta Nikollova


Ja meriton që kohë pas kohe njeriu të ikë mënjanë nga këto trase të vizatuara qyrtë dhe të lëshohet në pjesët më të ulëta të malit, që të vizitojë disa nga vendet e populluara dhe të zhytura në gjelbërim, të cilat ruajnë pamjen e vet të lashtë. Trjavna, Bozhenci, Aprillci, Trojan, Kallofer dhe akoma një plejadë e tëre prej qytezave të bukura dhe të renditura mirë malore presin miq në hotelet e vogla vendase familjare. Mes kalimeve të vazhdueshme fill për fill me natyrën afërsia me qytetërimin do tu ndikoj mirë, përpara se të “zhyteni” prapa në jetën e tensionuar të qytetit! Gjeorgji Karpaçev rekomandon të njihni dhe magjistralin këmbësor E 4. Në territorin tonë ajo starton që nga mali Vitosha rreth Sofjes, kalon përmes vendeve më të bukura të maleve Rilla dhe Pirin dhe që aty kalon drejt malit kufitar Sllavjanka, që të vazhdojë në territorin e fqinjës tonë jugore Greqia. Ky itinerar është krejtësisht alpin dhe zbulon magjinë e maleve më të larta bullgare së bashku me majën Musalla 2925 metra dhe majën Vihren 2914 metra e të tjera. Përgjithësisht 100 maja malore, provokojnë kërkuesit e ndjenjave të forta të provojnë forcën e vet.. Por në qoftë se akoma nuk keni fituar forcimin e duhur për itineraret ekstreme dhe kalitjen turistike, mbase do të zgjidhni E8-magjistralin këmbësor, i cili kalon Bullgarinë juglindore. Kurse aty vendosen dredhat e buta të Rodopeve- një nga malet tona më piktoreske. Akoma për itinerarin mësojmë nga Gjeorgji Karpaçevi:

© Foto: Veneta Nikollova

Qytezat dhe fshatrat malore kanë ruajtur pamjen e vet të lasht arkitekturore, kurse shumë nga shtëpitë vendase janë të përshtatura për qëllimet e turizmit dhe presin miq.

“Në territorin tonë ai fillon nga vendpushimi i Rilës Borovec, ngjitet në majin Musalla dhe që aty kapërcen në Rodopet. Është i bërë në mënyrë të tillë që të kapërcejë vendet më interesante në këtë pjesë të Bullgarisë- pendë, grykë, shpella si ajo e Jagodinit, gryka e Djallit e të tjera. Në Rodopet lindore magjistrali këmbësor kalon përmes gërmimeve më të reja arkeologjike, të cilat datojnë që nga lashtësia e thellë. Ky është një mal më i butë më i rrumbullakosur. Prandaj itinerari është i pranueshëm gjatë pjesës më të madhe të vitit. Mund të kalohet për 2 javë. Sa i përket strehoreve mali është i përmbushur me fshatra të vogla të lashta, ku do të zbuloni shtëpiza të shkëlqyera për miq dhe hotele familjare. Pasi të ikni nga territori i Bullgarisë, E8 vazhdon në Turqi”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Veneta Nikollova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени