Update Required To play the media you will need to either update your browser to a recent version or update your Flash plugin.
Antoni Donçev është një kompozitor i talentuar, autor i muzikës teatrore dhe filmash, mbajtës i një sërë dallimesh. Padyshim ai është edhe xhaz pianisti më i talentuar bullgar. Debutimi i tij profesional si ekzekutues ishte në vitin 1978 në Takimin Ndërkombëtar Xhaz “Sofja”. Antoni Donçev ka edhe shfaqje si dirigjent i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare. Krahas kësaj ai merr pjesë edhe në projektin e muzikantit të njohur rus Arkadij Shilkloper. Ky virtuoz me famë botërore e ftoi muzikantin bullgar në projektin e vet kushtuar kompozitorit rus Modest Musorgski.
Vet muzikanti Antoni Donçev për punën e vet me orkestrën e madhe të muzikës zbavitëse të Radios Kombëtare Bullgare tregon: “Kur nisa punën time me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare zgjodha mënyrën konceptuale të punës. Më pëlqen muzika moderne, e cila provokon te dëgjuesi mendime për ditën e përditshme. Ishte e pamundshme që unë vet të përgatitë të gjitha pjesët, prandaj kërkova ndihmën e miqve. Ndihmën më të madhe më dha trompetisti holandez Erik Flojmans. Me të punojmë bashkë më se 7 vjet. Veprat e tij iu përgjigjen plotësisht përfytyrimeve time të muzikës. Ai është një trompetist i shkëlqyeshëm dhe merr pjesë në formacione të muzikës së dhomës dhe të orkestrave të mëdha në vende të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës.”
Me punën e vet me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare, muzikanti Antoni Donçev zbuloi një faqe krejt të re të orkestrës. Për herë të parë si solistë të kësaj orkestre ai përfshiu dy bullgarë – trompetisti Rosen Zahariev dhe fyelltari i ri Vlladimir Velliçkov. Rosen Zaharievi është një muzikant i madh dhe mund të përfshihet në të gjitha llojet e formacioneve.