Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Një ekspeditë kërkon në trojet e Persisë së lashtë të dhëna për origjinën e bullgarëve

Një ngjashmëri е madhe është gjetur midis ritoneve persiane dhe atyre trake në trojet bullgare.
Снимка: Veneta Pavllova
Nga një ekspeditë 20 ditore u kthye një ekip, i cili punon mbi projektin e madh “Bullgaria – atdhe i parë”. Etapa e parë e studimeve për origjinën e bullgarëve të parë u mbajt në vitin 2008 në Afganistan, Uzbekistan dhe Taxhikistan. Ajo e dytë u zhvillua gjatë vitit të
kaluar në Krim, Ukrainë, kurse etapa e tanishme e tretë ishte në Iran. Sipas udhëheqësit të ekspeditës – docenti Aleksandër Iliev ekspedita ka startuar mbi bazën e një teze shkencore, e cila nuk është e re në historiografinë bullgare – se bullgarët, para se të shpërngulen në Perëndim, kanë qenë pjesë e popujve të familjes së madhe të lashtë iraniane dhe se atdheu i tyre i parë ka qenë mali Pamir në Azi. Qëllimi i ekspeditës ishte gjetja e provave në përkrahje të kësaj teze, si dhe përvijim i drejtimeve të studimit, nënvizoi Aleksandër Iliev.

Në një konferencë shtypi në Sofje ai paraqiti disa të dhëna. Ylli me gjashtë cepa për shembull është përdorur si simbol i shtetit edhe në Persi, edhe nga disa udhëheqës bullgar të Mesjetës: Tervel, Ivan Aleksandër, Ivan Sracimir, shënoi ai. Ndër ngjashmëritë në traditat ndërtimore është përdorimi i blloqeve të posaçme prej guri. Ato janë karakteristike për kryeqytetet e lashta bullgare Pliska dhe Presllav, në Iran mund të shihen në Pasargasa, Bishapur, Persepolis. Një ngjashmëri е madhe është gjetur midis ritoneve persiane dhe atyre trake në trojet bullgare. Në fakt një pjesë e Trakisë dikur ishte aneksuar nga Persia. Ka një afërsi të madhe edhe midis kanave të Mbretërisë persiane të Sasanidëve, e cila ka ekzistuar nga shekulli i tretë deri në shekullin e shtatë, dhe kanës së thesarit bullgar nga shekulli i nëntë. Janë zbuluar ngjashmëri edhe midis instrumenteve tradicionale muzikore, ngjyrave të qilimave, bimëve mjekësore të përdorura në mjekësinë e lashtë.

Sipas historianit profesori Georgi Bakallov ka ardhur koha të harrohet teza e përhapur tashmë më se një shekull për origjinën huno turke të bullgarëve të parë, sipas së cilës atdheu i tyre i parë ka qenë në malin Altaj në Azinë Qendrore. Siç thotë profesori Bakallov në burime nuk ka asnjë provë të mjaftueshme për këtë.

“Mirëpo gjatë kohës u grumbulluan mjaftë të dhëna, të cilat e transferonin atdheun tonë të parë gjithnjë e më në jug, gjersa më në fund arritëm deri në konkluzionin se ai ka qenë mali Imaj midis Palmirit dhe Hindukushit – shënoi Georgi Bakallov. – Në fakt kësaj i detyrohet afërsia me popujt iranianë. U gjetën dhe ngjashmëri gjuhësore, si dhe afërsi në fushën më konservatore – në folklor. Kështu u arrit jo vetëm deri në përhapjen e tezave të para teorike, por edhe deri në zhvillimin e ekspeditave. Vazhdimisht grumbullohen materiale të reja në dobi të tezës sonë. Si një shkencëtar profesional unë nuk mund të jem absolutisht kategorik, sepse shkencëtari duhet të jetë para se gjithash skeptik, por materialet e shumta në përkrahje të tezës për origjinën tonë indo iraniane në kundërshtim të tezës tjetër për rrënjat tona huno turke, duket shumë bindëse.”

Në ekipin, i cili u kthye nga Irani ishte dhe docenti Ivo Panov – historian i njohur në degën e historisë iraniane. “Si një përfaqësues i rretheve akademike për mua ishte me rëndësi të madhe se çfarë kontaktesh do të arrijmë të realizojmë në lidhje me punën tonë të ardhshme – thotë ai. – Qëllimi ynë ishte dhe shënimi i objekteve, mbi të cilat do të punojnë specialistë në fusha të ndryshme shkencore. Mund të them se patëm sukses, sepse na mirëpritën në një nivel shumë të lartë në instanca të ndryshme në Iran.”

Shkencëtarët bullgarë u takuan me specialistë të ndryshëm dhe u kthyen me një listë prej të paktën dhjetëra titujsh të historiografive me origjinë persiane. Në to sipas fjalëve të docentit Panov ka pasazhe, në të cilat flitet me hollësi të mëdha për origjinën dhe atdheun e bullgarëve, për zakonet dhe fenë e tyre. Në Bibliotekën Kombëtare të Iranit dhe në Bibliotekën e Universitetit të Teheranit shkencëtarët kanë marrë sigurime se do t’u sigurohen të gjitha dorëshkrimet dhe librat e vjetër, të nevojshëm për punën e tyre.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени