Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kujtime për piktorin e madh bullgar Vlladimir Ddimitrov – Mjeshtri

Monumenti i piktorit Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri në qendrën e fshatit Shishkovci
Снимка: Veneta Pavllova
Nja 10 kilometra në perëndim të qytetit bullgar Kjustendill shtrihet fshati Shihskovci. Në këtë vendbanim piktoresk vite të gjata jetonte piktori i madh bullgar Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri. “Në se ka parajsë në tokë, kjo është krahina e qytetit Kjustendill, dhe zemra e saj është fshati Shishkovci.” Kështu Mjeshtri kur ishte gjallë përshkruante këtë vis. Pikërisht këtu piktori krijoi një galeri të paparë veprash, në të cilat rikrijon pjellorinë e kësaj krahine, punën e lodhshme të fshatarëve, festat dhe ritet popullore. Aty ai pikturoi portretet e papërsëritshme të vashave dhe grave në sfondin e mrekullisë natyrore; frutave të pjekura; luleve lara-lara. Ndër modelet e Mjeshtërit ishte Julla Stojanova, e cila sot është 79 vjeçare. Mikpritëse, buzëqeshur, plotë joshje me gjithë moshën e thyer, në tregimin e vet ajo kthehet te fëmijëria:

“Isha 12 vjeçare dhe ai vizatonte gjyshen time. Unë isha një gocë gazmore dhe gjithnjë kërkova dëfrimet. Në vazhdim të disa ditëve ai vizatonte gjyshen dhe një ditë më tha, që edhe unë të ulë në karrigen, që të më vizatonte. Unë me zë të lartë fillova të qesh. Megjithatë ai nisi të rikrijojë portretin tim në pëlhurën e bardhë. Dhe përderisa të martohem ai gjithnjë pikturonte portretet e mia. Një njeri i tillë nuk mund të lindet sot. Të gjithë e quanim Gjyshin Zot. Dhe kur moti ishte i keq dhe kur përjashta gjëmonte dhe bubullonte, unë i thosha, se nuk do të qëndroj qet, sepse ai e lëshon në qiellin vetëtimat dhe ai ushton dhe buçet. Të gjithë fëmijët e duam Mjeshtrin me gjithë zemrën. Gjithnjë xhepat e tij ishin plotë për plotë bonbone. Dhe ai i jepte prej tyre çdo fëmije.”

Todor Stojanovi është djalë i të zotit të shtëpisë, në të cilin në vazhdim të 20 vjetëve jetonte Mjeshtri: “Isha fëmijë, kur ai erdhi të jetojë në shtëpinë tonë. Para kësaj ai jetonte në shtëpi të tjera të fshatit, por për kohë të shkurtër. Kur u vendos për banim në shtëpinë tonë unë ishte 7 vjeçar. Pata fatin të rritë afër tij. Kur isha lirë gjithnjë ishim bashkë. Ngandonjëherë ndoshta sjellja ime ishte e bezdisshme, por ai ishte një njeri i qet dhe i matur, ishte tepër i durueshëm. Te ne Mjeshtri e ndjente veten si në familjen e vet. Ishte një njeri komunikues, i qetë dhe i përmbajtur. Ishte një njeri plotë lezet. Gjyshi im e krahasonte me shenjtorin mbrojtës të popullit bullgar – Shën Joan Rillski.”

Piktori me modelet e tij

Piktori ishte një njeri bujar dhe dorëdhënë. Ai nuk kursente paratë për pagimin e qirasë

dhe për modelet. Todor Stojanovi vazhdon: “Të gjithë në fshat e duan dhe e respektuan Mjeshtrin. Isha i lumtur dhe ndjeva një kënaqësi të brendshme, kur ai niste te fusha me këmbalecin e vet të rikrijojë në tablotë natyra e bukur e krahinës sonë. Ai vizatonte që nga fillimi i pranverës, kur filluan të hapin burbuqet e tyre pemët dhe lulet deri në vjeshtën e vonë. Të gjithë, që e preokuponte, ai e rikrijonte në tablotë. Mua më vizatoi vetëm një herë në një tablo me njerëz të tjerë. Gjithnjë kërkova, që të kem ndonjë punë pranë tij. Shumë herë, e kam parë si qëndron para pasqyrës dhe vet vizatohet, kur bënte autoportretet e tij. mbulonte xhamet me velenxa dhe batanije, që të bëhet e errët në dhomë, në të cilën vizatonte. Kështu ai rikrijonte më mirë gjysmëhijet. E gjithë kjo ishte tepër interesante për mua. Ishte një njeri i mrekullueshëm.”

Shtëpia-muze e piktorit

Sot shtëpia, në të cilën Mjeshtri jetonte më gjatë në fshatin Shishkovci është shtëpi muze. Godina e madhe e vatrës së kulturës në Shishkovci, që u hap në vitin 1972 me rastin e përvjetorit të 90-të të lindjes së tij, gjithashtu mban emrin e tij. Në muzeun pranë vatrës së kulturës mund të shihet paleta e piktorit, këmbaleci i tij, kostumet e tij, veshjet e bukura, të rikrijuara nga furça e tij në tablotë. Në bibliotekën pranë vatrës ka shumë libra kushtuara jetës së piktorit. Në fshat është edhe varri i krijuesit, i cili e konsideronte fshatin Shishkovci parajsa e tokës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

По публикацията работи: Veneta Pavllova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна