Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Mirë se keni ardhur në qytetin danubjan Svishtov!

Kisha katedrale “Trinia e Shenjtë”
Снимка: svishtov.bg
Qyteti Svishtov është i vendosur në bregun e lumit Danub. Pavarësisht se nuk është qyteza tipike pushimore, në qytetin Svishtov ndihet ajo romantikë e veçantë, e cila është karakteristike dhe për qytetet e tjera evropiane danubjane. Kureshtjet kulturore dhe historike, të cilat mund të shikohen këtu janë kaq të shumta , saqë është e pamundur të shikohen vetëm për një ditë.

Fillojmë vizitën e qytetit me një nga kureshtjet më të vizituara vendase – kisha katedrale “Trinia e Shenjtë”. Ajo është e ndërtuar në pjesën më të lartë të qytetit nga mjeshtri-ndërtues i njohur bullgar Koljo Fiçeto. Interesantja është se, përpara godinës ngrihen dy kolona vërtitëse. Secili i cili ka dëshirë, mund t’i vërtisë. Gojëdhënat tregojnë se, në qoftë se në këtë moment uron ndonjë gjë, ajo me çdo kusht do të realizohet! Nuk është fare e çuditshme se, kisha vizitohet dhe nga shumë studentë gjatë kohës së sesionit të provimit. Vërtitja e kolonave ju garanton sukses – bëjnë shaka banorët vendas.

Zëvendëskryetari i Baskisë së Svishtovit Pllamen Aleksandrov na rekomandon me përzemërsi të shikojmë kishat vendase: “Nuk janë të pakta dhe objektet historike në qytetin Svishtov – vazhdon zoti Aleksandrov. Një interes të madh shkaktojnë ekspozitat e Muzeut arkeologjik dhe etnografik, muzeut “Jetesë dhe kulturë”. Qyteti ynë është interesant dhe me pozicionin e vet afër lumit. Kjo është pika më jugore e Danubit, por dhe më e larta. Nga vendi më i lartë rreth qytetit, ku qëndrojnë mbeturinat nga kalaja e lashtë Kaleto, mund të shikohet kjo kthesë e madhe më jugore e lumit. Kalaja Kaleto po kështu ka historinë e vet – nuk pushon së treguari zëvendës kryetari i baskisë. Njerëzit pëlqejnë të vijnë këtu dhe të bëjnë fotografi. Shkaku për këtë është se rreth amfiteatrit, nën këtë kala gjendet një sahat unikal diellor, dhe si ky nuk ka në asnjë pjesë tjetër të vendit. Interesantja tek ai është se kur njeriu shkel mbi muajin e tanishëm, të shënuar me mozaikë, hija e tij personale tregon se sa është ora. Kështu secili mund të bëhet në mënyrë të natyrshme një pjesë nga përcaktimi i kohës.”

Për turistët, adhurues të antikitetit, do të jetë interesante të shikojnë dhe gërmimet e qytetit romak Nove. Ato gjenden në 4 kilometra nga qyteti Svishtov në drejtim të qytetit Ruse. Gjatë verës turistët mund të vërejnë dhe punën e arkeologëve, të cilët zbulojnë shtresat e kohës. Aktualisht bashkia kandidon mbi një projekt të lidhur me kthimin e qytetit antik Nove në një atraksion turistik – sqaron zoti Aleksandrov.

Miqtë e qytetit Svishtov mund të shëtisin dhe deri tek dy ishujt e afërt danubjan Persin dhe Vardim, në të cilat ka rezervate të formuara, për shkak të kolonive prej shpendëve – çafkë dhe kormoranë. Sipas fjalëve të zëvendëskryetarit të baskisë së shpejti fillojë të punojë dhe trageti i cili lidh qytetin Svishtov me qytetin përball rumun Zimniç. Një shkak i mirë të shkoni dhe deri aty. Zoti Aleksandrov i fton turistët të shikojnë dhe disa nga godinat, rreth të cilave mund të ndihet atmosfera e traditave të vjetra kulturore. Për shembull godina e vatrës së parë të kulturës, që është më shumë se 100 vjeçare. Një krenari tjetër arkitekturore e qytetit është dhe godina e Gjimnazit Tregtar, për të cilën pohohet se është një kopje e pakësuar e Universitetit të Vjenës. Qyteti fiton një atmosferë të veçantë dhe gjatë kohës së festave të veta. Zëvendëskryetari i baskisë Pllamen Aleksandrov tregon për to:

“Këtu realizohen disa festivale interesante ndërkombëtare. Fare shpejt përfundoj dhe konkursi ndërkombëtar për një tregim humoristik në emër të shkrimtarit të njohur bullgar nga shekulli i XIX Aleko Konstantinov, i cili ka lindur në qytetin tonë. Një ngjarje shumë e madhe është dhe Festivali i trashëgimisë antike. Gjatë kohës së festës në vazhdim të 3 ditëve përjetojmë në një mënyrë të veçantë artistike historinë antike të qytetit akoma nga koha e trakëve, romakëve, gotëve. Gjatë këtij viti festivali do të realizohet për vit të katërt të radhës. E bëjmë bashkërisht me bashkinë e Romës në Itali, dy bashki nga Polonia dhe bashki nga Rumania. Një festë tjetër interesante vendase është e ashtuquajtura “vreshtat e qytetit Svishtov” e cila i kushtohet verës. Dhe në këtë nuk ka asgjë të rastit, me qenë se qyteti është i njohur me vreshtat e veta të shkëlqyera dhe me mjeshtërit e vet të verës. Këtu mund jo vetëm të provohet, por dhe të shikohet prodhimi i disa prej markave më të njohura bullgare të verës.”

Zëvendëskryetari i qytetit Svishtov drejton ftesë ndaj adhuruesve të turizmit kulinar i cili po fiton një popullaritet gjithnjë e më të gjerë.
“Recetat karakteristike janë të lidhura me specialitete të përgatitura prej peshku – sqaron zoti Aleksandrov. Kurse nëpër këto vende kapen silur dhe skumbria e posaçme danubjane. Me to përgatiten gjellë unikale. Jo rastësisht, në Svishtov realizohet një festival kulinar, i cili është një pjesë nga vargu “Tryeza e Larmishme”, e lidhur me popullarizimin e kuzhinës tonë tradicionale kombëtare. Ky është momenti më i përshtatshëm, kur mund të shikohen recetat karakteristike për këtë rajon për përgatitjen e peshkut. Kjo, kuptohet, gjithmonë është e gërshetuar dhe me pirjen e verërave të varieteteve vendase.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Lina Ivanova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна