Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

E Diela e Dafinave

Hyrja e Jisu Krishtit në Jerusalem
Снимка: pravoslavieto.com
Një javë para Pashkëve, Kisha Ortodokse shënon festën e Hyrjes së Zotit në Jerusalem, e cila është e njohur dhe si E Diela e Dafinave. Sipas krishterimit kjo ditë ka një rëndësi të madhe për shpëtimin e njerëzimit, duke e përgatitur për ngjarjen e madhe të Ngjalljes së Krishtit. Në traditat popullore bullgare ajo lidhet me pjellorinë, mirëqenien dhe martesën e vajzave. Sipas traditës, të dielën festive njerëzit shkojnë në kishe me lule dhe degë shelgu, me të cilat stolisin ikonat e Jisu Krishtit dhe Hyjlindëses. Pas liturgjisë të gjithë sjellin në shtëpi degët e bekuara të shelgut.

E Diela e Dafinave nderohet shumë në Bullgari. “Në të vërtetë ka një ndjenjë festive në këtë ditë”, thotë ati Bojan Sarëev nga kisha “Fjetja e Shën Marisë” në qytetin Kërxhali. – Jo vetëm besimtarët, por të gjithë njerëzit marrin pjesë në këtë festë të madhe të krishtere. Me ardhjen e pranverës, me rrezet e para të diellit, me lulet pranverore, ajo tërheq të gjithë. Por fatkeqësisht shumë njerëz, të cilët vijnë në tempujt ortodoksë, nuk e kuptojnë thellësinë e kësaj feste, thelbin e saj shpirtëror – vazhdon ati Sarëev. – Më shumë vëmendje u kushtohet riteve tradicionale që e shoqërojnë. Njerëzit e lidhin festën me lulet, por nuk e kuptojnë sensin e saj të thellë shpirtëror, nëpërmjet të cilit rivendoset lidhja midis Zotit dhe njerëzimit.”

Në traditën e krishtere festa Hyrja e Zotit në Jerusalem rikrijon ngjarjet, të cilat përgatitin vdekjen dhe ngjalljen e Jisu Krishtit. Ato rikujtojnë fitoren e Zotit, por gjithashtu rrugën jo të lehtë, të cilën e kaloi Jisu Krishti. Kuptimi i festës është lidhur dhe me ngjarje më të larguara historike, kur Makabenjtë e pastruan tempullin e Jerusalemit nga idhujtaria. Duke ruajtur kujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për judhenjtë, njerëzit e pritën Jisu Krishtin me shpresën se ai do t’i lironte nga romakët, ashtu si dikur Makabenjtë i kishin liruar paraardhësit e tyre nga robëria greke. Ata e përshëndetnin Jisu Krishtin me degë dafine dhe me “Osanna!”, sepse në të shihnin realizimin e predikimit, se do të vinte Mbreti i judhenjve dhe do t’u sillte paqe popujve. Dhe pasi Jisu Krishti nuk udhëhoqi kryengritjen e pritur, ata u tërhoqën nga ai.

“Ky është një shembull i mirë për këtë si ne, të krishterët ortodoksë, duhet ta presim Shpëtimtarin tonë – vazhdon ati Bojan Sarëev. – Me të njëjtin entuziazëm dhe të shkojmë më shpesh në tempujt ortodoksë. Por duhet të jemi të vëmendshëm, të mos u nënshtrohemi emocioneve të tepërta, siç njerëzit, të cilët e pritën Shpëtimtarin me “Osanna!” dhe pastaj e shanin. Le ta pranojmë Krishtin si Shpëtimtar të njerëzimit, i cili me gjakun e tij të pafajshëm lau mëkatet tona.”

Sot shumica e njerëzve që vizitojnë kishat tek ne në festat e mëdha të krishtere i lidhin traditat ortodokse me lutjet për shëndet dhe mirëqenie. Rreth kishave mbretëron gjallërimi, shiten qirinj, lule, suvenire, kurse lutjet për shpëtimin mbeten në plan të dytë. Sipas fjalëve të atit Bojan Sarëev, kuptimi i thellë i dëbimit të tregtarëve nga tempulli është një shembull për këtë si njerëzit duhet të harrojnë gjërat materiale dhe të preferojnë ato shpirtërore.

“Në të vërtetë tempujt nuk duhet të bëhen një vendtakim i tregtarëve – shton ati Sarëev. – Në tempuj nuk duhet të mendojmë për gjërat materiale. Kur jemi në tempull, le të harrojmë kujdeset tona tokësore. Të rikujtojmë si ditët para Pashkëve Jisu Krishti bekoi bukën dhe verën dhe ashtu krijoi kungimin. Ja këto janë gjërat kryesore, të cilat na lidhin me festën e madhe të krishtere Hyrja e Zotit në Jerusalem.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Darina Grigorova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна