Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Aulona International Folk Festival” – vizita e kërcimtarëve bullgarë nga Ansambli Folklorik Akademik në Vlorë

Sheshi i Flamurit, ku ishin ngritur flamujt e vendeve pjesëmarrëse ne AIFF, shoqëruar me himnet kombëtare përkatëse.
Снимка: Jordanka Ivanova
Në mes të majit, nga 14 deri më 17 maj 2011 në qytetin bregdetar Vlorë u zhvillua Festivali “Aulona International Folk Festival” (AIFF). Ky ishte edicioni i tretë i ngjarjes që përkon me çeljen e sezonit turistik në qytet dhe tashmë është shndërruar në një traditë. Promovimi i Vlorës së një destinacion i mirë turistik është ideja e organizatorëve. Në të njëjtën kohë Festivali mbledh gjithnjë e më shumë shikues, të cilët kënaqen me prezantimet e shkëlqyeshme të ansambleve folklorike nga Shqipëria dhe nga jashtë. Sivjet në të morën pjesë grupe nga Turqia, Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Italia, etj.

“Aulona Folk” organizohet nga Qendra Kulturore “AULONA“ (më parë me emrin “Bilbilat e Jugut“), e cila vepron në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Festivali mbështetet në parimet e CIOFF-it (Këshillit ndërkombëtar të organizatorëve të festivaleve për folklor dhe arte tradicionale pranë UNESKO-s). Kërcimtarët bullgarë nga Ansambli Folklorik Akademik ishin në Shqipëri për herë të dytë. Herën e parë ishte vitin e kaluar në Gjirokastër dhe të gjithët janë me përshtypje të mira nga Vendi i Shqiponjave. Pikërisht kur ishin në Gjirokastër ata morën ftesë për pjesëmarrje në festivalin “Aulona”.
Programi i festivalit ishte i pasur – ditën e parë u çel Edicioni 3-të i festivalit, në lulishten e Flamurit, pranë varrit të “Ismail Qemalit”. Pak më vonë, në një kompleks të ri në plazhin e Vlorës startoi zyrtarisht edhe sezoni turistik në praninë e kreut të baskisë së Vlorës Shpëtim Gjika dhe të Konsullit të Përgjithshëm të Italisë në Vlorë, zoti Sergio Strozzi.

© Foto: Jordanka Ivanova


Në dy mbrëmjet, më 14 dhe 15 maj u zhvillua konkurrimi i ansambleve me performanca prej 15-20 minutash. Kulmi i festivalit ishte më 16 maj me koncertin e madh dhe ndarjen e kupës së festivalit. Mysafirët e huaj kishin mundësi të ndiejnë atmosferën e qytetit bregdetar dhe të vizitojnë një nga kuriozitetet e rajonit të Vlorës – rezortin turistik Llogora. Eja çfarë tha për qëndrimin e saj në Vlorë një nga kërcimtaret bullgare:
“Festivali ishte interesant dhe programi nuk ishte shumë i rëndë për pjesëmarrësit – tha Sllaveja Jordanova. – Argëtuam shumë dhe kënaqem se kisha mundësi të vizitoj Shqipërinë. Unë personalisht jam këtu për herë të parë dhe gëzohem shumë. Nuk mendoj se në se nuk e kisha pasur këtë mundësi do të shkoja në këtë shtet ballkanik. Tani mendoj se këtu ka shumë për të shikuar dhe ndoshta në të ardhmen do të vij përsëri.”

© Foto: Jordanka Ivanova

Ansambli Folklorik Akademik i Sofjes

Udhëheqësi artistik i Ansamblit Folklorik Akademik të Sofjes është Ivan Todorov – themeluesi dhe shef i tij gjatë tërë ekzistencës së ansamblit – nga viti 1957 deri tani. Një person i njohur në mjediset profesionale, me përvojë të madhe dhe me kontribut të rëndësishëm në fushën e koreografisë. Ka qenë udhëheqës i shumë grupeve folklorike bullgare si për shembull i Ansamblit “Zagore” – Stara Zagora, ansamblit “Vratica” – Vraca, ansamblit “Pirin” dhe i shumë grupeve të tjera. Biografia e tij është lidhur me Shkollën Kombëtare për Balet dhe me Teatrin Kombëtar të Operës.

© Foto: Jordanka Ivanova

Udhëheqësi artistik i Ansamblit Folklorik Akademik të Sofjes Ivan Todorov (djathtas) me drejtorin e përgjithshëm të Festivalit “Aulona International Folk Festival” Sejmen Gjokoli

“I falënderoj shumë organizatorët për këtë ftesë. Niveli i festivalit në Vlorë është shumë i lartë, pjesëmarrësit nga të gjitha shtetet kanë një përgatitje të shkëlqyeshme dhe në të vërtetë janë profesionalistë. Përshtypje më të madhe më bënë kërcimtarët nga Kosova. Në fakt kosovarët nga Mitrovica morën kupën e konkursit dhe shfaqja e tyre në të vërtetë ishte e mrekullueshme. Shqiptarët gjithashtu u prezantuan mirë. Unë kam një simpati të veçantë ndaj muzikës popullore shqiptare. Në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, “Radio Sofja” kishte një program dy herë në javë, ku transmetonte muzikë ballkanike dhe unë e ndiqja këtë program posaçërisht për të dëgjuar muzikën shqiptare, sepse më pëlqente shumë. Shpresoj se do të ketë më shumë festivale të tilla, pasi ne jemi dy shtete shumë të afërta, por nuk njohim mirë njëri tjetrin. Folklori është ai që bashkon më fort njerëzit, bashkimi përmes folklorit bëhet më shpejt dhe në mënyrë më të natyrshme” – janë fjalët e udhëheqësit artistik të ansamblit bullgar Ivan Todorov.

© Foto: Jordanka Ivanova

Ansambli "Rexhep Mitrovica”, Mitrovica-Kosovo, me drejtor artistik dhe koreograf Haki Shkreli

Zoti Todorov është autor i një ideje, të cilën ua prezantoi kolegëve të tij në Festivalin “Aulona”. Bëhet fjalë për krijimin e një asociacioni ballkanik për folklor – diçka si CIOFF-i i Ballkanit. Është fakt se njerëzit në këtë rajon të botës nuk kanë mjaft kontakte kur bëhet fjalë për kulturën dhe folklorin. “Ansambli Folklorik Akademik ka vizituar tërë botën me përjashtim të Australisë dhe në të njëjtën kohë shumë pak janë koncertet e tij në shtetet ballkanike. Na pëlqen folklori i fqinjëve, sepse është afër zemrave tona dhe ndërkohë nuk kemi mjaft kontakte, nuk dimë çfarë ndodhet përtej kufirit tonë” – tha zoti Todorov.
Ideja e tij është që të krijohet një organizatë, që do të lehtësojë lidhjet midis të gjithë njerëzve në Ballkan, të cilët merren me folklor. Do të organizohen rregullisht takime, do të botohet një buletin vjetor të të gjitha aktiviteteve në fushën e folklorit në të gjitha shtetet ballkanike. Rregullisht – për shembull 1 herë në 3 vjet – do të zhvillohet një ballkaniadë folklorike. Ivan Todorov tashmë punon fort në këtë drejtim dhe të gjitha takimet e tij gjatë kohës së festivalit me kolegë nga Ballkani ishin lidhur me promovimin e planit të tij të madh. Pothuaj është gati statuti i organizatës së ardhshme.

Stina verore është më e pasur nga pikëpamja e ngjarjeve folklorike në Bullgari dhe planet e ardhshme të Ansamblit janë lidhur me pjesëmarrje në qytetet Sofje, Veliko Tërnovo. Pothuaj është organizuar dhe udhëtimi i grupit në Spanjë në fundin e korrikut.
Pak e lodhur nga udhëtimi në Vlorë, të kënaqur dhe në gjendje të mirë shpirtërore, kërcimtarët bullgarë shpresojnë se kjo nuk do të jetë vizita e tyre të fundit në Shqipëri dhe po presin ftesa të reja.
По публикацията работи: Jordanka Ivanova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени