Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Loja kompjuterike bullgare “Mbreti”, përkthyer në 12 gjuhë të huaja

Снимка: zarlive.com
“Pas një qëndrese të gjatë dhe të ashpër mbretëria Keana ra nën pushtetin e sulmuesit Borg. Mbreti Roan vdiq në një betejë kundër armiqve, ndërsa për birin e tij të mitur Sartor kujdeseshin fshatarët. Tashmë, i rritur ai duhet të udhëheqë luftën kundër forcave të së keqes. Do ta ndihmojnë magjibërësi Geron, garda e nderit e mbretit Roan dhe fshatarët.” Ky nuk është libreti i ndonjë opere heroike, kurse subjekti i njërës nga lojërat kompjuterike bullgare, e cila para dhjetë vjetësh u popullarizua shumë ndër të rinjtë. Loja titullohet “Mbreti”.

Megjithëqë është e vjetër për nga teknologjia, ajo do të mbetet në historinë e lojërave si produkti i parë serioz bullgar, përkthyer në 12 gjuhë të huaja, thekson disenjatori Veselin Hanxhiev. “Gjatë viteve të 80-të kishte një brez shumë pas lojërave. Atëherë u hapën klubet e para kompjuterike në botë. Çdo i dyti i ri donte të krijonte lojë. Mirëpo, me kalimin e viteve shumica humbën interes dhe u nisën në rrugë tjetër.”

Veselin Hanxhievi bashkë me shokët e tij i ndoqën dëshirat e tyre. Gjatë 1999-ës, pas një pune të madhe të ekipit të programorëve dhe vizatuesve, doli loja “Mbreti”. Zhanri i saj ishte në atë të popullarizuar atëherë “strategji në kohë reale”. Duke luajtur, njëkohësisht loja të sjell kënaqësi dhe zhvillon disa cilësi personale.

“Mendim strategjik, aftësi planifikimi, reagim i mendjes, zbulon të dobishmet e lojës Veselin Hanxhievi. – Kjo është me shumë rëndësi, sepse në këtë lojë gjithçka ndodh shpejt dhe në kohë reale. Përveç kësaj, ku luajnë më shumë veta, p.sh. tetë, duhet secili ta vlerësojë situatën në mënyrë strategjike. Lojtarët të kenë parasysh kërcënimet, të përdorin mundësitë e shfaqura së shpejti dhe të kërkojnë bilancin midis mbrojtjes, sulmit dhe zhvillimit. Këto aftësi hyjnë në punë edhe në jetën reale, shton z. Hanxhev. – Krenohem me faktin se loja kompjuterike doli në zanafillën e kësaj industrie, atëherë kur në Bullgarinë kjo ende ishte një gjë e paparë. Në botë loja jonë u vlerësua shumë nga mediat e specializuara. Puna mbi lojën na bashkoi në ekip dhe na bëri specialistë, sepse ne filluam, duke qenë amatorë.”

© Foto: gamespot.com


Tashmë këta amatorë kanë përvojë të madhe në disa lojëra të suksesshme kompjuterike, ndër të cilat është “Kalorësit e nderit”. Loja prezanton jetën në Evropë gjatë Mesjetës. Mbi të ekipi i Veselin Hanxhievit ka punuar tre vjet. Në treg doli gjatë 2005-ës dhe arriti suksesin e lojës “Mbreti”.

“Tani jemi duke punuar mbi një produkt shumë të mirë online, i cili nuk është thjesht për lojtarë kompjuterikë, thotë Veselin Hanxhiev. – Kjo do të jetë një lojë, kështu të thuhet, për lojtarë të rritur, për familje dhe për lojtarë me fëmijë. Sot lojërat kompjuterike kanë hyrë në jetën e përditshme, siç është kinemaja. Konkurrenca jonë nuk ka të bëjë me lojërat e tjera, ndërsa me të gjitha argëtimet si televizioni, flama, libra etj. Shëtitja në park gjithashtu është konkurrente jonë. Por duhet pasur parasysh që me anë të teknologjive të reja mund të luhen lojëra, duke shëtitur. Ne mund të mbajmë pajisjen e lojës në xhep. Kjo është e ardhmja. Me produktin e ri ne do të përpiqemi të bashkojmë një familje. Të jetë për mamin, babin dhe fëmijët në shtëpi, të luajnë të gjithë së bashku. Mundet edhe në park” – thotë, duke buzëqeshur disenjatori kompjuterik.

Duke kthyer në lojën “Mbreti”, Veselin Hanxhev rrëfen që gjëja më e mirë është lidhja, e cila ekziston midis lojtarëve. Patjetër, kjo bëhet në hapësirën virtuale të internetit – rrjetin global të informacioneve, i cili para pak kohe mbushi 42 vjet. Aq është mosha e Veselin Hanxhievit.
“Dikur njerëzit thonë se revolucioni më i madh në lojëra është kalimi nga 2D në 3D, komenton moshatari i internetit, z. Hanxhev. – Kjo do të thotë se lojtari është i futur në një botë mjaft reale. Atëherë mendonim që ky është zbulimi më i madh që ka ndodhur. Por doli që nuk është kështu. Zbulimi më i madh është interneti. Ai lidh njerëzit anembanë botës. Kjo është një botë virtuale e lojtarëve, në të cilën gjithnjë e më shumë lojërat bëhen sociale, sepse gjithçka e bëjnë së bashku, e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe hyjnë në gara strategjike. Internet ka në pothuajse çdo shtëpi. Kështu, teknologjia nuk është gjëja më e rëndësishme në lojëra. Revolucioni i vërtetë në to është interneti. Kjo do të thotë komunikim social midis lojtarëve. Interneti e bën të mundur të gjithë këtë” – thotë Veselin Hanxhiev.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Lina Ivanova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна