Gjatë muajit nëntor shënohen njëzetë vjet nga fillimi i ekspeditave bullgare në shpellat e Shqipërisë. Me rast të përvjetorit në Muzeun e Sofjes “Toka dhe njerëzit” u organizua një seri aktivitetesh.
Në konferencën shkencore studiuesit bullgarë prezantuan arritjet e tyre nga ekspeditat e realizuara. U paraqitën objekte natyrore dhe kafshe interesante që u zbuluan. Pas kësaj publiku i Sofjes u njoh me ekspeditat bullgare edhe nëpërmjet një ekspozite me fotografi.
Mik i posaçëm i përvjetorit në Sofje ishte profesori i shquar Gëzim Uruçi. Para mikrofonit të Radio Bullgarisë ai tregoi për fillimin dhe thellimin e bashkëpunimit me speleologët bullgarë, për rezultatet e ekspeditave dhe për të ardhmet e studimeve speleologjike. Për ta dëgjuar intervistën klikoni AUDIO.