Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Gryka e Kresnenit – një sfidë e vërtetë për adhuruesit e turizmit ekstrem

Снимка: BGNES
Gryka e Kresnenit është një vend piktoresk në pjesën jugperëndimore të Bullgarisë. Ky është një vend i preferuar nga adhuruesit e natyrës së bukur që prej shumë kohe, por gjatë dhjetë vjetëve të fundit u bë e njohur edhe ndër adhuruesit e përjetimeve më ekstreme. Krahina është e përshtatshme për praktikimin e sporteve ujore ekstreme.

© Foto: imagesfrombulgaria.com


Emilia Begunova është përfaqësuese e organizatës sportive “Rrjeti aventuresk”. Misioni i organizatës është popullarizimi i pushimeve aktive ndër natyrën e Bullgarisë: “Gryka e Kresnentit është një luginë e bukur shkëmbore në lumin Struma – thotë zonja Begunova. – Kjo krahinë është shumë e përshtatshme për raftingun e përhapur tashmë edhe te ne. Bëhet fjalë për lëshime me varkë me ajër në lum. Gjatë dhjetë viteve të fundit organizata jonë ka për qëllim të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë, të cilët kërkojnë më shumë aventura në natyrë gjatë pushimeve. Rajoni është shumë i bukur. Ai gjendet midis dy maleve – Pirin dhe Mali i Mallashevit, ku ka shumë itinerare edhe për çiklizëm malor. Pikëpamje të bukura shtrihen drejt ujëvarave. Shumë njerëz janë tërhequr nga ujërat mineralë në rajon, por rajoni u bë i njohur kryesisht për shkak të sporteve ujore. Është e bukur se këtu mund të vijë çdonjëri, pa pasur domosdoshmëri për pajisje speciale dhe për përvojë paraprake. Çdonjëri mund të shijojë një aventurë në lumë.”

© Foto: BGNES


Gjithnjë e më shumë janë ata, të cilat duan të lëshohen me varkë në ujërat e lumit Struma. Praktikohet gjithashtu dhe lëshimi nëpër kanionët e lumit, me ndihmën e teknikave speciale alpine. Ky sport ekstrem mund të përfshijë shëtitje me këmbë, ngjitje, rapel (d.m.th. lëshim me litar të dyfishtë), kërcim, notim. Krahina është e përshtatshme dhe për pushime më të qeta. Nga rajoni i Grykës së Kresnenit mund të niset në itinerare më të ndryshme, të cilat çojnë në malin Pirin. Shtëpitë malore Sinanica, Damjanica, Vihren, Kamenica janë vetëm një pjesë e vendeve, ku mund të pushojnë turistët e entuziazmuar. Këtu është dhe rezervati “Tisata”, i cili është i njohur gjithashtu si habitati më i madh i natyrshëm i dëllinjës jo vetëm në Bullgari, por dhe në mbarë Evropën. Rajoni i Grykës së Kresnenit vizitohet nga adhuruesit e natyrës gjatë tërë vitit. Prapëseprapë pranvera e hershme është stina e përjetimeve më ekstreme në lumë. Atëherë ai është me më shumë ujë dhe është më i përshtatshëm për lëshime me varka.

© Foto: imagesfrombulgaria.com


“Shumë shpesh adhuruesit e ski pistave në vendpushimin Bansko vizitojnë dhe Grykën e Kresnenit, që të përfshihen në raftingun në lumin Struma – thotë zonja Begunova. – Këtu mund të organizohen xhiro malore me biçikleta dhe me kuaj. Vera është stina më aktive, sepse shumë njerëz vijnë, që të pushojnë dhe shëtitin në të gjitha itineraret në male. Vjeshta gjithashtu është një kohë e përshtatshme. Këtu ajo është e ngrohtë për shkak të ndikimit mesdhetar. Gjatë nëntorit, nganjëherë dhe gjatë dhjetorit mund të shijoni ekskursione shumë të këndshme. Kohët e fundit rajoni i Grykës së Kresnenit u gjallërua shumë, shtoi zonja Begunova. Çdo vit vendasit përgatitin shtëpi speciale për vendosjen e turistëve. Ka dhe shumë hotele të vogla, të cilat janë shumë të këndshme.”

© Foto: imagesfrombulgaria.com


Së shpejti adhuruesit e përjetimeve ekstreme do të kenë kushte edhe më të mira për eksperimente turistike në këtë rajon. Në bashkinë e qytetit të afërt Simitli është përgatitur një projekt për zhvillim të turizmit ekstrem, me vlerë 4,5 milionë euro. Kjo me siguri do të ndikojë mbi zhvillimin më të suksesshëm të raftingut dhe ngjitjes shkëmbore dhe të çiklizmit malor. Kështu qyteti do të zhvillohet si një qendër e sporteve ekstreme, kurse Gryka e Kresnenit do të bëhet një destinacion edhe më i preferuar turistik.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Lina Ivanova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени