Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Monumente të Luftës Çlirimtare Ruso-Turke prezantohen në një album luksoz

Monumenti i mbrojtësve të Flamurit të Samarës në qytetin Stara Zagora
Снимка: arkiv

Gjatë muajit prill mbushen 135 vjet nga shpallja e Luftës Ruso-Turke nga vitet 1877-1878. Në sajë të kësaj lufte Bullgaria u çlirua nga sundimi pesë shekullor osman. Në lidhje me këtë përvjetor në Sofje u prezantua albumi luksoz “Monumente të mirënjohjes kushtuara Çlirimit të Bullgarisë”. Ai është në dy gjuhët – bullgare dhe ruse. Autori i tij është publicisti Stojan Rajçevski. Puna e tij për krijimin e këtij libri u zgjatë më se një dekade. Dëshira më e madhe e autorit ishte, që në një album të tregohen gjurmët më të rëndësishme materiale dhe shpirtërore, lidhura me Çlirimin e Bullgarisë.

© Foto: BGNES

Monumenti në majën Shipka

Stojan Rajçevski

Ideja për realizimin e këtij albumi lindi gjatë kremtimit të përvjetorit të 125-të të Çlirimit të vendit – shpjegon Stojan Rajçevski. – Studiuam të gjitha faktet e shkruara për shenjet përkujtimore dhe monumentet lidhura me Luftën Çlirimtare Ruso-Turke. Vizituam të gjitha ato objekte që të konstatojmë gjendjen e tyre. Fotografuam të gjitha monumentet dhe prej tyre për albumin zgjodhëm më të ruajturat. Ideja ishte të rimëkëmbеn edhe monumentet e tjera, që u zhdukën gjatë viteve. Në albumin e tanishëm gjetën vend përkujtimoret e oficerëve dhe ushtarëve të vrarë rusë, ukrainas, rumunë, finlandezë, polakë. Të gjithë ata ishin pjesë e reparteve të ndryshme të ushtrisë ruse. Nuk duhet të harrojmë edhe vullnetarët bullgarë pjesëmarrës – të quajtur opëlçenas. Por kjo temë është e hollësishme dhe është mirë të veçohet. Prandaj për opëlçenasit do të ketë një libër tjetër.

Monumenti i opëlçenasve bullgarë në Sofje; Foto: Maria PeevaBotimi është një projekt i përbashkët i Federatës së Miqësisë me Popujt e Rusisë dhe Komunuelthit të Shteteve të Pavarura, i Agjencisë “Ros-sëtrudniçestvo” dhe Qendrës Informative Kulturore Ruse në Sofje. Autori vizitoi pothuajse të gjitha vendbanimet në Bullgari, në të cilët sipas të dhënave të grumbulluara, ka pasur monumente. Disa prej tyre janë emblematikë për historinë tonë, sepse mbajnë kujtimin e betejave vendimtare për rrugëdaljen e luftës si për shembull – Shipka dhe Pleven. Të tjerë ishin pothuajse të padukshëm. Në sajë të studimit njerëzit vendas rivendosën shumë prej monumenteve. Kështu dalë ngadalë ata arritën të rikthejnë pamjen e tyre fillestare – të pastruara dhe të rrethuara me gardhe. Feja e krishtere është e ngulitur thellë në shpirtin e popullit bullgar dhe ai respekton të gjithë ata, të cilët i kanë bërë atij të mirën. Në sajë të kësaj pjesa dërmuese e monumenteve akoma ekzistojnë, me gjithë pasionet politike. Autori është me shpresë, se botimi i tanishëm do të ketë ndikim mbi të gjithë, të cilët do të zbulojnë me çfarë sakrifica u soll liria e Bullgarisë.

Jam i bindur, se libri do të bëhet shkak, që secili të mendojë për çmimin e lirisë, sepse që atëherë e deri më sot kaluan shumë vite dhe koha zhduk kujtimin e gjallë. – tregon Stojan Rajçevski. – Liria jonë nuk është një dhuratë, shumë bullgarë dhe miq të Bullgarisë sakrifikuan jetën e vet për të. Dhe kjo trimëri duhet të mbahet mend, sepse çdo jetë është e shenjtë dhe çdo sakrificë në emër të jetës së të tjerëve duhet të respektohet. Çdo popull ka aktet e tij madhështore, çdo popull ka bërë gjeste të papërsëritshme. Prandaj para çdo vepre të mirë duhet të përulemi, pavarësisht nga kjo kush e ka bërë.

© Foto: popovo.bg

Monumenti i ushtarëve të vrarë nga Regjimenti i 140-të i Forcave Tokësore afër fshatit Zaraevo

Në trojet bullgare ka edhe shumë përmendore të tjera nga Lufta Ruso-Turke e viteve 1828-1829. Në vëllimin e tanishëm autori boton edhe fotografitë e monumenteve më të njohura të kësaj lufte. Sipas zotit Stojan Rajçevski një sërë lapidarësh u asgjësuan ose u fshehën qëllimisht pas ripushtimit të vendit nga trupat turke. Disa prej përmendoreve të ruajtura tashmë u zbuluan në muze të ndryshme regjionale. Të tjerë për fat të keq ekzistojnë vetëm në arkivat historikë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Darina Grigorova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна