Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

T’u afrohesh thesareve të trakëve

Автор:
Thesari i Vëllçitrënit
Снимка: arkiv

Teoritë për trakët kanë nxitur gjatë viteve arkeologë të ndryshëm t’ia kushtojnë jetën e vet kërkimit të artefakteve të cilat të renditin mozaikun e komplikuar prej supozimeve për ekzistencën e tyre reale. Sendet e zbuluara prej tyre tërheqin vëmendjen e vizituesve të muzeve historike dhe arkeologjike në tërë vendin, kurse shpesh grumbullojnë shikimet e të huajve duke udhëtuar nëpër botë dhe duke popullarizuar Bullgarinë si një “vend i artë”. Mirëpo për adhuruesit e historisë shikimi nëpër vitrinën e muzeve nuk është i mjaftueshëm. Shans t’u afrohem thesareve të trakëve na jep libri-album “Thesaret trake dhe Lugina e mbretërve trakë”, në të cilin objektivi i fotografit Nikollaj Genov ka kapur detajet më të vogla të artefakteve.

dr. Pavlina Ilieva

“Çdo një send që në e konsiderojmë si artefakt trak në fakt është një përrallë e vogël për trakët – tregon autorja e librit dhe drejtoreshë e degës Fonde pranë Institutit kombëtar arkeologjik me muze, dr. Pavlina Ilieva. – Megjithëse ne dëshirojmë të dallojmë mitologjinë nga ekzistenca e këtyre pasurive, në mënyrë të pashmangshme duhet të pranojmë, se kjo është pjesë e ritës dhe jetës së trakëve. Në këtë mënyrë ne gjejmë simbolet të cilat ata kanë respektuar.” Për këtë shkak autorja e ka filluar librin pikërisht me këto legjenda: “Deri në mes të shekullit të parë para Krishtit, Trakia ka qenë një mozaik shumëngjyrësh dhe të paqartë prej fiseve të ndryshme, të cilat sipas Herodotit janë populli më i madh pas indianëve. Ky është një vend me territor të madh që shtrihet mes lumenjve Danub dhe Dnestër. Për herë të parë trakët janë përmendur nga Homeri, i cili në veprën e tij “Iliada” tregon për një luftë legjendare, në të cilën ata marrin pjesë si aleatë të Trojës. Në dramaturgjinë greke Trakia është përshkruar si vend i mbretërve të pasur e luftarakë.”

Në pjesën e dytë të librit tregohet për thesaret e arta të zbuluara në territorin bullgar. Përveç artefakteve të njohura si Thesaret e Vëllçitrënit, Rogozenit dhe Panagjurishtes, lexuesit mund të njihen nga afërt me detaje nga thesare më të panjohura, por me rëndësi për historinë. Për shembull me Thesarin e Letnicës që tregon për karakterin hyjnor të mbretit. Bëhet fjalë për 15 aplikime të argjendta nga gjysma e parë e shekullit të IV-të para Krishtit.

Aplikime të argjendta, Thesari i Letnicës

Prej së njëjtës periudhë janë datuar edhe thesaret e zbuluara rastësisht afër fshatit Borovo (Bullgari Verilindore). Katër ritonet simbolizojnë pushtetin, sepse ishin përdorur në ritualet mbretërore. Vlera e lartë e thesarit duket nga figurat e bukura të demit, sfinksit, kalit dhe skenave të lidhura me Dionisin që ripohon besimin e trakëve në pavdekshmërinë.

Ritone prej argjendti, Thesari i Borovos

Fotografitë e bukura na tregojnë nga afërt edhe detajet e artefakteve të zbuluara nga arkeologia Daniela Agre në varrezën mbretërore (mesi i shekullit IV para Krishtit) afër fshatrave Malomirovo dhe Zlatinica (Bullgari Juglindore). Ndër armatimin luftarak të mbretit, përshtypje të madhe bën gjunjëse e agjentë e paradës, në të cilën ka figura të mbretit-kalorës dhe të personazheve fantastike. Artefakt i mahnitshëm është edhe kurore e artë, në qendrën e së cilës është figura e Perëndeshës së fitores Nike.

Gjunjëse e paradës dhe kurore e artë, mesi i shek. IV para Krishtit

Trashëgimi trak gjendet në shumë vende të Bullgarisë, por në vitet e fundit në sajë të arkeologut dr. Georgi Kitov, rreth qytetit Kazanllëk u formua Lugina e mbretërve trakë. Ky libër i është kushtuar këtij arkeologu të dalluar, dhe në kapitullin e tretë janë paraqitur zbulimet e tij. Gjatë vitit 2004 në Kodrën Svetica afër fshatit Shipka, Georgi Kitovi ka zbuluar një maskë e cila mahniti botën. Me 24 karatët e saj ajo ishte prona e ndonjërit prej mbretërve trakë. Në sajë të Kitovit për herë të parë në arkeologjinë trake është zbuluar varreza e mbretit të njohur trak.

Gjatë vitit 2004 dr. Georgi Kitov mahniti botën me zbulimin e maskës së artë

“Arkeologët kanë përcaktuar se kjo ka qenë varreza e mbretit madhështor trak Sevt i III (300-280 para Krishtit) – tregon dr. Pavlina Ilieva. – Ndër sendet e zbuluara në të, artefakti më interesant është koka prej bronzi e mbretit Sevt III. Varreza ishte përdorur edhe si mauzole, në të cilën ishin kryer shimë rite të lidhura me besimet e trakëve.”

Koka e mbretit trak Sevt III tërheq vëmendjen e arkeologëve të rinj

Duke shfletuar faqet e fundit të këtij libri, çdo një lexues mund të krijojë imazhin e vet për madhështinë e trakëve antikë nëpërmjet artefakteve të kulturës së tyre materiale. Ndoshta mund të pyesnim vetveten çfarë do të lejmë ne për brezat e ardhshme në epokën e sotme digjitale në të cilën po jetojmë.

Fotografitë janë ofruar nga dr. Pavlina Ilieva

По публикацията работи: Maria Peeva
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна