Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Hisarja – një perlë në kurorën e pushimoreve bullgare

Porta e Kështjellës Romake
Снимка: hisar.bg

Që nga koha më e lashtë e deri në ditët tona, jeta gjithnjë ka lulëzuar në rajonet me burime minerale. Ujërat kurues kanë qenë shkaku, për të cilin popuj dhe qytetërime të ndryshme kanë lënë gjurmët e kulturës së tyre pikërisht në ato vise. Të dhënat e para për ekzistencën e një vendbanimi, në rajonin, ku sot shtrihet qyteti piktoresk bullgar Hisarja datojnë që nga shekujt IV – III para Krishtit. Të tërhequr nga gërshetimi unik i ujërave mineralë, klimës, veçorive natyrore, florës dhe faunës vendëse këtë rajon, që nga koha më e lashtë e populluan trakë, romakë, sllavë, bullgarë. Mirëpo një fakt i padiskutueshëm është, se kryeveprat më të çmueshme dhe më madhështore të kulturës antike në qytetin e sotëm Hisarja janë vepër pikërisht të romakëve.

© Foto: hisar.bg

Pamje nga qendra e qytetit piktoresk Hisarja

Vetë qyteti u themelua para 17 shekujsh nga perandori romak Dioklecian. Ai u vendos aty dhe ndërtoi një pushimore të mrekullueshme, duke iu dha emrin e vet – Dioklecianopoll. Në vitin 293 vet perandori Dioklecian iu dha këtij vendbanimi antik statusin e qytetit. Pikërisht atëherë filloi fortifikimi i qytetit Dioklecianopoll me një mur të ngurtë dhe të qëndrueshëm, rrënojat e të cilit mund të shihen edhe më sot. Për nga origjinaliteti i vet ato mure të trasha përbëjnë një shembull të arkitekturës romake, të cilët nuk e kanë shokun edhe më sot në mbarë Evropën.

© Foto: hisar.bg


Diokleciani e zgjodhi këtë vendbanim të vogël jo vetëm për ujin e ngrohtë mineral dhe për klimën e butë, por për shkakun, se në këtë rajon ngrihej edhe tempulli madhështor i Starosellit. Ai vendosi të shndërrojë qytetin në një nga pushimoret më të fortifikuara në pjesën lindore të Perandorisë Romake. Krahas kësaj ai deshi, që kjo pushimore të bëhet një vend i preferuar për çlodhje të aristokratëve më të pasur romakë. Kështu në fillim të shekullit IV në rrezet e malit Sredna Gora ngritën shtatë 44 kulla, të lidhura me një mur të trashë prej guri. Brenda kufijve të fortifikatës perandori dha urdhër të ndërtohen rezidenca, amfiteatër dhe doemos banje rreth burimeve termale.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë hollësi për qytetin e lashtë Hisarja, për të kaluarën dhe për të sotmen e tij, për burimin “Momina Sëllza” ose “Loti i Vashës”, klikoni mbi audio-ikonën për të ndjekur programin “Takime të së dielës”.
По публикацията работи: Svetllana Dimitrova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени