“Këtu djepi mungon, ndërsa Hyjlindësja e vogël është e pikturuar mbi një ikonë, të cilën nëna e saj Shën Ana e mban në duar. – Këtë e shpjegon ciceronia Vlladisllava Kasmakova. – Krahas kësaj që në ikonat e lindjes përqark kokës së Hyjlindëses pikturohet një kurorë të ndritshme zakonisht në të kuqen. Dhe nuk është e rastit, që brerorja e saj është me këtë ngjyrë. Ajo ka një rëndësi të veçantë në ikonografinë ortodokse. Konsiderohet, se ajo posedon një funksion tepër të fortë mbrojtëse. Ngjyra e kuqe në fakt vjen, që të zëvendësojë ngjyrën e gjelbër, e cila deri në shekullin X simbolizonte fitoren e jetës mbi vdekjen dhe tregonte një gjendje të lartë të personazheve të rikrijuara në qiell. Piktori dëshiron të inspirojë te besimtari, se vet Hyjlindësja u zgjodh për një mision special, që me ardhjen në botë. Ajo duhet të lindte Shpëtimtarin, i cili do të vinte në mes të njerëzve, që t’i shpëtojë shpirtrat e tyre dhe t’u shpërlajë mëkateve, duke sakrifikuar jetën. Kjo është një nga arsyet, për të cilat Hyjlindësja në të gjitha afresket dhe ikonat është tepër e përqendruar dhe serioze, sikur është e zhytur në mendime. Fati i saj nuk ishte i lehtë, megjithëqë ishte e bekuar. Ndryshe nga ikonografia ortodokse, në pikturimin katolik Hyjlindësja gjithnjë është e veshur me petka blu të thellë, gjë që simbolizon një gjendje të lartë. Në ikonat katolike ajo gjithnjë argëtohet me Krishtin e vogël, i cili akoma është bebe. Në fakt në këtë tip pikturimi i Hyjlindëses rikrijohet momenti i amësisë, i cili gjithnjë i sjell gruas kënaqësi, lumturi dhe hare. Përderisa në ikonografinë ortodokse ndjenja e thellë e amësisë gjithnjë shoqërohet me kujdesin dhe brengën.
Konsiderohet se Apostulli Lluka pikturoi ikonën e parë të Hyjlindëses. Me kalimin e kohës u formuan rregulla kanonike, sipas të cilave rikrijohet pamja e saj. Petkat e Nënës së Zotit gjithnjë janë në dy ngjyra – e kuqja e cila arrin deri në të kafen e errët dhe blu. Ngjyra e kuqe simbolizon lidhjen e Hyjlindëses me gratë e zakonshme. Kjo është ngjyra e femërisë dhe amësisë. Bluja është ngjyra e trishtimit, brengës dhe zisë. Hjylindësja është e vetmja grua, së cilës i lejohet të mbajë këpucë të kuqe, edhe kur qëndron para Krishtit të gozhduar. Dhe kjo mund të shpjegohet vetëm me pozitën e saj të lartë në qiell.
Ka disa kanune në pikturimin e Shën Hyjlindëses Mari në ikonografinë ortodokse. Brenda viteve disa prej tyre u afirmuan si më të përhapura. Pikturimi më i vjetër i Nënës së Shenjtë është e ashtuquajtura “Oranta”, që vjen nga greqishtja dhe do të thotë – shikoj, vështrojë dhe që këtu edhe emri “Hyjlindësja e ogurit”. Në ato ikona Figura e Hyjlindëses është e rikrijuar deri në mesin dhe ajo bekon me dy duar të shtrirë. Në qendrën e ikonës është Krishti, i cili gjithashtu bekon. Vetëm në kanunin “Oranta” të pikturimit të Hyjlindëses, ajo bekon. Ikonat e këtij tipi zakonisht janë në pjesën lindore të kishës.
Kanuni më i përhapur i vizatimit të Hyjlindëses është “Odigitrija”, gjë që në përkthim nga greqishtja do të thotë udhërrëfyese. Shkaku për këtë na shpjegon prapë Vladisllava Kasmakova:
“Hyjlindësja mban në duart Krishtin e vogël dhe me dorën e djathtë e tregon atë si rruga e shpëtimit të shpirtit njerëzor. Ajo e tregon birin si “Rruga, E vërteta dhe Jeta”. Krishti qëndron i ulur në prehrin e saj dhe bekon. Dhe megjithëqë Krishti është i pikturuar si një fëmijë pamja e tij nuk është foshnjore. Në ortodoksinë konsiderohet, se ai nuk ka moshë dhe është simbol i urtësisë dhe i mençurisë. Ai është i përjetshëm, pavarësisht se për një kohë të shkurtër jetoi ndër njerëzit dhe kishte përfituar një pamje njerëzore. Në ballin dhe në dy supet e Hyjlindëses ka tre yje, që formojnë një trekëndësh – simbol i virgjërisë, pafajësisë, çiltërsisë dhe amësisë. Nëna e Zotit nuk ka mëkate, pavarësisht se lindi Krishtin. Ajo ishte e zgjedhur nga të gjitha gratë dhe u bekua, që të lindë Shpëtimtarin e njerëzimit. Një gjë karakteristike për ikonat e Hyjlindëses bashkë me Krishtin e vogël është, se ai gjithnjë bekon, dhe ajo sikur është në planin e dytë.”
Një nga kanunet më të respektuara nga gratë pa fëmijë është “Eleusa”, gjë që do të thotë e mëshirshme, përkëdhelëse, dashuruese.
“Kjo është ikona, në të cilën Krishti e ka përqafuar nënën e vet dhe janë faqe më faqe. Kjo ikonë është simbol i dashurisë prej nëne. Ky sikur është momenti, në të cilin Hyjlindëses i lejohet të jetë buzëqeshur. Ky tip i rikrijimit të Nënës së Zotit ka fituar një popullaritet të madh në Ballkan dhe sidomos në Rusi. Mund të thuhet, se kjo është ikona me pamjen më femërore të Hyjlindëses. Shpesh herë ajo konsiderohet çudibërëse dhe për këtë arsye i gëzohet respektit të madh të besimtarëve.
Pikërisht nga ky tip i rikrijimit të Hyjlindëses u formua një kanun tjetër i nderuar “Hyjlindësja me tre duar”. Zakonisht dora e djathtë e Hyjlindëses dyfishohet, gjë që do të thotë, se kur një njeri e duan ndonjëri tjetër, atëherë dy duar nuk mjaftojnë që ta përqafosh.”