Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

A do të mbyllet Observatori i Rozhenit?

Снимка: wikimapia.com

Për shkak të krizës financiare ka mundësi që të mbyllet Observatori Kombëtar i Astronomisë në majën Rozhen në malet Rodope. Sipas fjalëve të drejtorit të observatorit, doc. Tanju Bonev, problemi i financimit të nëpunësve shkencorë dhe i mirëmbajtjes së pajisjeve teknologjike ka filluar shumë kohë më parë.

© Foto: BGNES

“Ka tri vite që marrim më pak para se sa nevojiten për funksionimin normal të observatorit, sqaron drejtori. – Në qoftë se nuk na ndihmojnë financiarisht, qendra shkencore në Rozhen do të mbyllet gjatë stinës së dimrit. Patjetër mund ta rifillojmë punën në fillim të vitit, nëse ka buxhet të ri. Mirëpo, nuk dihet a pajisjet do të funksionojnë përsëri pasi një herë janë të mbyllura. Për shkak të temperaturave të ulëta, sidomos në mal ka mundësi që këto pajisje të prishen. Jemi në pritje të përgjigjes së qeverisë a do ta marrim financimin e duhur gjatë muajve më të ftohta. Ne mund ta përballojmë problemin deri në fund të nëntorit, duke bërë ekonomi në llogari të stafit. Jemi duke diskutuar uljen e pagës së të gjithë nëpunësve të observatorit dhe ata të marrin minimalen. Kështu profesorët me përvojë tridhjetëvjeçare, docentët, bashkëpunëtorët dhe roja do të kalojnë muajin me rreth 150 euro që të vazhdojnë të funksionojnë teleskopët.”

Observatori Kombëtar i Astronomisë “Rozhen” u hap më 1981, por faktikisht që prej 1979-ës bëhen vëzhgimet astronomike. Kjo qendër përbën investimin më të madh të shtetit bullgar në fushën e shkencave në vlerë mbi 6 mln euro. Deri më sot Observatori i Rozhenit është më i madhi në Ballkan.

“Ky është i vetmi vend në Bullgari ku bëhen vëzhgimet profesionale astronomike dhe punohet në sistemin arsimor të astronomisë. Kur natën moti është i kthjellët teleskopët regjistrojnë material vëzhgues. Këtë e shfrytëzojnë si nëpunësit e Institutit të Astronomisë, ashtu edhe pedagogët në universitet, doktorantët dhe studentët gjithashtu. Observatori disponon me disa teleskopë. Ata janë të rregulluar në një aparaturë, e cila mbulon disa fusha të astronomisë. Studiohet Sistemi diellor, duke u vëzhguar kometa, asteroide, planetë, satelite, po ashtu ylle nga galaktika jonë dhe yjësi. Gjithashtu vëzhgojmë galaktika të tjera dhe arrijmë objektet më të largëta në Univers. Observatori i Rozhenit bashkëpunon në projekte ndërkombëtare dhe është pjesë e rrjetit ndërkombëtar shkencor, tregon doc. Bonev. – Për sa i përket rrjetit ndërkombëtar, ai koordinohet nga Universiteti i Jenës në Gjermani. Observatori është anëtar me të drejta të plota. Ideja është që kur të vëzhgohet një objekt astronomik, vetë vëzhgimi të vazhdojë tërë natën. Ne, duke qenë në këtë pozicion gjeografik specifik, mbulojmë një pjesë të njëzetekatër orëve. Vëzhgimet janë të mundshme vetëm në observatorin tonë në një pjesë të caktuar të njëzetekatër orëve. Kjo na mundëson që të vëzhgojmë vazhdimisht dukuritë astronomike.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени