Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

U nda nga jeta Patriku i Kishës Ortodokse Bullgare Maksim

Снимка: BTA
Në moshën 98-vjeçare u nda nga jeta kreu i Kishës Ortodokse Bullgare, patriku Maksim. Ai qëndronte në krye të kishës 41 vite me radhë nga 1971-a. Emri i tij laik është Marin Najdenov Minkov. Ai ka lindur më 1914 në fshatin Oreshak, Bullgari Veriore. Që nga mosha djaloshare ka shërbyer në Manastirin e Trojanit. Ka mbaruar Shkollën Teologjike në Sofje dhe Fakultetin Teologjik pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrid”. Më 1941 u shugurua murg nën emrin Maksim dhe më pas edhe dhjak.

Gjashtë vite më vonë u bë arkimandrit. Nga viti 1947 deri më 1950 arkimandriti Maksim ishte proto-singel dhe plotësonte detyrat e ndihmësit (sekretar) të mitropolitit në Mitropolinë Dorostoll-Çervenska, ndërsa në periudhën 1950-1955 qëndronte në krye të Kishës Përfaqësive Bullgare pranë Patrikanës së Moskës. Pasi u kthye në Bullgari u emërua kryesekretar i Sinodit të Shenjtë. Këtë post ai zinte deri më 1960. Atë vit u zgjodh dhe u afirmua mitropolit i Lloveçit. Pas vdekjes së patrikut Kirill u fronëzua patrik dhe njëkohësisht mitropolit i Sofjes.

Pasi filluan ndryshimet demokratike në Bullgari gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar legjitimiteti i patrikut Maksim u vë nën dyshim dhe kjo provokoi një përçarje në kishë. Më 1998 në Tubimin Ortodoks të të Gjithë Krerëve të Kishave Ortodokse, i cili atëherë u mbajt në Sofje, u konfirmua zgjedhja kanonike e patrikut Maksim. Katër vite më vonë në pajtim me Ligjin e ri të Feve shteti bullgar konfirmoi zgjedhjen e tij kanonike dhe legjitimitetin e tij. “Patriku Maksim ruajti unitetin dhe identitetin e Kishës Ortodokse Bullgare – deklaroi mitropoliti i Varnës, Kirill. – Kjo është merita e tij më e madhe, sepse nuk hoqi dorë, nuk u tremb nga vështirësitë dhe presioni nën të cilin ishte vënë. Patriku Maksim mbante fortë timonin e Kishës Ortodokse Bullgare dhe e çoi atë deri te portin shpëtues.”

“Patriku Maksim ishte mik besnik i Kishës Ruse, me të cilën ishte në marrëdhënie të ngushta që nga koha kur ishte përfaqësues i Patrikanës Bullgare në Moskë – tha para agjendës ruse “Novosti” z. Nikollaj Ballshov, zv/kryetar i Departamentit të marrëdhënieve me jashtë pranë Kishës Ortodokse Ruse. – Patriku Maksim disa herë me radhë përjetoi ndryshimet dramatike në zhvillimin e atdheut dhe gjatë të gjitha viteve nuk humbi qetësinë shpirtërore dhe i mbeti besnik rrugës së zgjedhur.”

Pas vdekjes së patrikut Maksim igumeni Evlogi i Manastirit të Rilës, i cili është më i madhi në Bullgari, tha: “Ai ishte patriku që qëndronte më gjatë në këtë post të Kishës Ortodokse, i cili ka përjetuar shumë ngjarje si fetare, ashtu edhe shtetërore. Mund të them se mënyra e jetesës së patrikut Maksim është një shembull për të gjithë njerëzit. Të krishterët duhet të drejtojnë lutje që Zoti të qetësojë shpirtin e patrikut Maksim, që ta përcjellim atë siç duhet me dinjitetin, mirësinë dhe urtësinë që ishin tipike për të.”

Përgatitën në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Anna Kapitanova
По публикацията работи: materiale nga shtypi
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна