Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Epoka e Patrikut Maksim përmes shikimit të teologut Nikolla Haxhiev

Снимка: EPA/BGNES
Më 6 nëntor, herët në mëngjes, u nda nga jeta Shenjtëria e Tij Patriku Maksim, në moshën 98 vjeç. Ndërroi jetë Kreu i Kishës Ortodokse Bullgare, i cili deri në fund punonte për autoritetin e saj te ne dhe në botë dhe për mbarësinë e besimtarëve. Bullgaria ortodokse u zhyt në trishtim. Si do ta mbajmë mend Patrikun Maksim dhe epokën e tij? Kërkuam mendimin e Nikolla Haxhievit – teolog dhe drejtor i Muzeut kombëtar teologjik dhe historiko-arkeologjik.

Nikolla Haxhiev

“Patriku Maksim do të mbetet në kujtesën e të gjithëve me karakterin e tij të jashtëzakonshëm – tregon z. Haxhiev. – Ai jetoi si murg, megjithëse zinte poste me përgjegjësi të madhe në Kishën Ortodokse Bullgare. Ai ishte gjithashtu kryesekretar i Sinodit të Shenjtë dhe përfaqësuesi ynë kishtar në Moskë, ishte gjithashtu mitropolit i Mitropolisë së shenjtë të Llovеçit dhe patrik i Kishës Ortodokse Bullgare në vazhdim të afro 42 viteve. Gjatë tërë jetës së tij Patriku Maksim mbeti një murg i shenjtë, i cili respektonte të gjitha kërkesat e jetës kishtare dhe kurrë nuk shkeli praktikat e vendosura nga Kisha Ortodokse Bullgare. Njerëzit do ta mbajnë mend me karakterin e tij të mirë. Ai u ndesh me shumë sfida dhe ofendime, sidomos gjatë periudhës së ndarjes së kishës sonë gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar. Ishte fyer, por kurrë nuk u përgjigj me urrejtje dhe acarim. Mbeti i qetë dhe i mirë, i përballonte vështirë dhimbjet, por tregoi se është një peshkop human, i cili mund të vuajë dhe të falë mëkatet në emër të Zotit. Mund të them se Patriku Maksim është një epokë e tërësishme në kishën tonë!”

© Foto: BTA

Fronëzimi i Patrikut Maksim më 4 korrik të vitit 1971

Pa dyshim Shenjtëria e Tij ishte një themel i fortë i kishës, por tani interesantja është se si do të duket ajo këtej e tutje?

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme se ai arriti të ruajë unitetin e kishës në të gjitha strukturat e saj, ku kishte ndikime të ndryshme, sidomos gjatë ndarjes së kishës, kurse pas ndarjes Shenjtëria e Tij mbeti bashkues i ndikimeve të ndryshme – vazhdon Nikolla Haxhiev. – Kisha Ortodokse Bullgare dhe vetë feja e krishterë ortodokse ndeshen me shumë sfida, prandaj është me rëndësi të madhe se kush do ta zërë vendin e patrikut. Ai duhet të ketë të paktën një pjesë të asaj që kishte Patriku Maksim, sepse jeta dhe sjella e tij ishin vërtetë një heroizëm. Me praninë e tij në skenën historike, kishtare, morale, pse jo dhe në skenën politike, ai tregoi se si duhet të sillet një udhëheqës shpirtëror, si duhet të balancojë brenda në kishë, si të ndeshet me sfidat nga pikëpamja sociale, morale etj.! Kisha është ajo qendër, e cila mund të bashkojë popullin tonë në të gjitha momentet e vështira. Nuk duhet të harrojmë se më e rëndësishmja në jetë është mirësia!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Svetllomira Ivanova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна