Prodhuesi më i madh kinez Great Wall Motors filloi prodhim të automobilave në Bullgari
Снимка: BTA
Pavarësisht nga starti i dobët, industria bullgare e automobilave po kthehet në shembull për zhvillimin e suksesshëm në një moment, kur rritja në sfera të tjera si pronat e patundshme dhe turizmi është në rrugë të pakësohet.
Rreth 50 kompani, nga firmat bijë të furnizuesve ndërkombëtar të automobilave deri tek prodhuesit e vegjël, u japin punë rreth 9 mijë vetave në të gjithë vendin. Sektori ka realizuar shitje për rreth 1 miliardë euro gjatë vitit 2011 dhe përgjigjet për afro 4 për qind nga eksporti i përgjithshëm, tregojnë të dhënat e së përditshmes financiare britanike Financial Times. Klientët e industrisë bullgare të automobilave përfshijnë firma si Mercedes-Benz, BMW, Ford, Audi, Citroen, Peugeot dhe Renault.
Furnizuesit e automobilave janë të tërhequr drejt vendit tonë nga shpenzimet e ulëta për punë në kuadrin e Bashkimit Evropian, 10 për qind taksë të sheshtë dhe kursi stabil i levës, i cili është i fiksuar pranë euros. Përveç kësaj firmat mund të gjejnë numër të madh prej inxhinierësh të rinjë, të cilët t’i emërojnë në punë. Veç kësaj, ka akoma ekspertë me përvojë, të cilët kthehen në vend për shkak të uljes së vendeve të punës për ta në ShBA-në dhe në Evropën Perëndimore.
Kompanitë e para të huaja ishin këto gjermane si Festo, që kanë filluar prodhim të sistemeve për automatizim në Bullgari përpara 20 vjetëve. Shembuj të tjerë janë prodhuesi i pompave hidraulike Ixetic dhe Witte Automotive, që prodhon sisteme për mbyllje, si dhe që të dyja firmat shesin ndërtues automobilash pjesës evropiane. Nga ana e vet BHTC (Behr-Hella Thermocontroll) planifikon të hapë një fabrikë të re në Bullgari me 600 nëpunës, ku do të prodhohen sisteme klimatike për automobilat.
Qendra studimore e Johnson Controls në Sofje është një nga më të mëdhenjtë në kuadrin e grupit amerikan, që u jep punë mbi 600 specialistëve, të cilët përpunojnë sisteme elektronike për automobila. Ekspertët bullgarë presin një rrymë stabile të investimeve të lidhura me industrinë e automobilave, pasi prodhuesi më i madh kinez i automobilave Great Wall Motors e zgjodhi Bullgarinë për një treg testimi për Bashkimin Evropian.
“Liteks motors” – një ndërmarrje e përbashkët midis firmës kineze dhe holdingut grupit, filloi prodhim të modeleve të Great Wall në uzinën e vet në qytetin Lloveç. Aty bashkohet heçbeku Voleex C10, kurse që gjatë vitit të ardhshëm planifikohet prodhimi të përfshijë pikapin Steed 5 dhe një nga më të njohurit kineze SUV-Hover 5.
Kompani të tjera jashtë Bashkimit Evropian po kështu kanë zgjedhur Bullgarinë për vend, nga i cili të hyjnë në tregjet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore. ALC nga Afrika e Jugut prodhon në fabrikën e vet afër Sofjes sedije prej lëkure dhe interior për BMV, Mercedes dhe Nisan. Dy firma turke – Ayfa Otomotiv dhe Mars Otomotiv, do të prodhojnë në vend fenerët e makinave dhe aksesor të tjerë për ndriçim. Kompania e Indisë Escort nga ana e vet po mendon ndërtimin e një fabrike për komponentë automobilash dhe pajisje të traktorëve.
Përpara ardhjes së Great Wall Bullgaria nuk mundej të tërheqë prodhues të automobilave, të cilët kërkojnë shkurtim të shpenzimeve përmes transferimit në Evropën Lindore. Prapë së prapi firma franceze Montupet ka fabrika në Ruse, ku prodhon pjesë për motorë, të cilët eksportohen për uzinat të Renault-Dacia në Rumani. Sipas ekspertëve nga kompania franceze për vendimin e francezëve të investojnë te ne kanë ndihmuar lehtësimet e ofruara nga bashkia e Ruses dhe stabiliteti valutor, i cili ka kontrast me kushtet në Rumani. Në fabrikë fillon dhe prodhimi i parë i pjesëve për Ford.
Në Bullgari është krijuar edhe kllëster për inkurajimin e prodhimit dhe të përdorimit të mjeteve elektrike për transport. Hapi i parë i anëtarëve qe të formohet një shoqëri e përbashkët, e cila të përpunojë stacione për automobila hibrid dhe elektrike, të cilët shfrytëzojnë karta të paguara paraprakisht. Bullgaria ka përvojë të mjaftueshme në prodhimin e mjeteve elektrike të transportit, sepse vendi qe një nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të moto-karrove elektrike. Kjo është një premisë për një kompetencë profesionale, që të mund të hyjë Bullgaria në këtë treg.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Последвайте ни и в
Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!