Hetimi i atentatit në Aeroportin e Burgasit nuk është përfunduar, rikujtoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare kryeprokurori i Bullgarisë Sotir Cacarov. Ai shtoi se jo më herët nga prilli do të zhvillohet një eksperiment i hetimit. Gjatë atentatit vetëvrasës më 18 korrik të vitit të kaluar në aeroportin Sarafovo vdiqën pesë turistë izraelitë dhe shoferi i tyre bullgar, kurse 35 veta të tjera u plagosën. Sipas Sotir Cacarovit shpallja e të dhënave të zbulimit nga ministri bullgar i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov ditën e martë është e ligjshme, sepse është bërë me lejë të prokurorit që e mbikëqyr zbulimin. Ministri Cvetanov shpalli se dy prej pjesëmarrësve në atentat janë lidhur me Hezbollah-un. Nga ana tjetër kryeprokurori tha se prokuroria në këtë situatë nuk mund të përdoret si bazë ose justifikim për marrjen e vendimeve politike.
Последвайте ни и в
Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!