Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

U zgjodh patriku i ri i Kishës Ortodokse Bullgare

Снимка: BGNES
Pas disa muajve të pritjes dhe lutjeve për një trashëgimtar të denjë të patrikut të vdekur Maksim, ditën e diel besimtarët bullgarë dëgjuan emrin e patrikut të ri të Kishës Ortodokse Bullgare. Ky është mitropoliti i Ruses Neofit. Që në raundin e parë në konkurrencë me Mitropolitin e Lloveçit Gavriil dhe me atë të Stara Zagorës Galaktion, Neofit arriti të fitojë 90 vota kundrejt 47 votave për Gavriilin dhe 22 votave për Galaktionin. Megjithë përparësinë e dukshme, vetëm për shkak të dy votave Neofit nuk arriti të zgjidhet patrik që gjatë raundit të parë, ku dy prej buletineve ishin të pavlefshme.

Patriku i porsazgjedhur Neofit, me emrin laik Simeon Nikollov Dimitrov, ka lindur në Sofje më 15 tetor të vitit 1945. Gjatë vitit 1959 pasi mbaroi arsimin e tij tetëvjeçar, u regjistrua në Seminarin e Sofjes. E mbaroi në vitin 1965. Në vitin 1967 e vazhdoi arsimin në Akademinë Teologjike “Shën Klementi i Ohrit”. U diplomua në vitin 1971 dhe u nis për dy vjet për një specializim në degën e teologjisë në Katedrën e këndimit kishtar pranë Akademisë Teologjike të Moskës.

Pak pasi u kthye në vitin 1973, u emërua gjatë vjeshtës pedagog i këndimit ortodoks dhe dirigjent i korit të studentëve pranë Akademisë Teologjike në Sofje. Dy vjet më vonë, më 3 gusht 1975 në Manastirin e Trojanit, u bë murg, duke marrë emrin Neofit nga Patriku bullgar Maksim. Që të njëjtin muaj, më 15 gusht patriku Maksim e shpalli hierodhjak, kurse më 25 mars të vitit 1976 në katedralen e Sofjes “Shën e Diela” u shpall hieromurg. Që nga viti 1975 Neofit dirigjon Korin e Priftërinjve të Sofjes, kurse më 15 korrik të vitit 1977 u bë kryepedagog në Akademinë Teologjike në Sofje dhe e zinte këtë post deri në fund të 1980-ës. Gjatë kësaj periudhe, më 21 nëntor të vitit 1977 në katedralen e Sofjes “Shën e Diela” patriku Maksim e shpalli arkimandrit.

Mori postin e peshkopit në vitin 1985 në tempullin “Shën Aleksandër Nevski”. Katër vjet më vonë Neofit u bë rektor i Akademisë Teologjike “Shën Klementi i Ohrit” në Sofje. Më vonë u emërua kryesekretar i Sinodit të Shenjtë dhe kryetar i drejtorisë kishtare pranë tempullit “Shën Aleksandër Nevski”. Në vitin 1994 u zgjodh mitropolit i Dorostolit dhe i Çervenit. Pas datës 17 dhjetor 2001, pas ndarjes së peshkopatës së Dorostolit dhe Çervenit, ai u bë mitropolit i Ruses dhe zëvendës i Mitropolitit të Dorostolit.

Gjatë të gjitha këtyre viteve Neofit ishte shumë afër patrikut të vdekur Maksim. Sipas informacionit të shpallur nga Komisioni i Dosjeve gjatë janarit të vitit të kaluar, Neofit është një prej mitropolitëve, i cili ka qenë agjent. Mirëpo në dosjen e tij nuk ka të dhëna se u ka dhënë informacion shërbimeve nga peshkopi.

Në fjalimin e tij të parë ndaj të krishterëve bullgarë Neofit shënoi si prioritete shumë të rëndësishme kujdesin për priftërinjtë, për institucionet teologjike, tempujt dhe veprimtarinë iluministe. Ai deklaroi dëshirën e vet për inkurajimin e bamirësisë. Prandaj pritjet ndaj patrikut të ri janë lidhur me drejtimin e klerikëve të lartë ndaj priftërinjve të zakonshëm dhe nëpërmjet tyre edhe ndaj nevojave të besimtarëve, gjë që të çojë në rikthimin ndaj vlerave të krishtera.

Ditën e hënë Patriku kryesoi Liturgjinë e Parë Hyjnore, e cila u shërbye nga përfaqësuesit e kishave ortodokse dhe nga kryepeshkopët e Kishës Ortodokse Bullgare. Çdo një prej mitropolitëve lau duart në ujin e bekuar dhe e bekoi popullin bullgar. Në liturgjinë solemne ishin të pranishëm besimtarë, diplomatë dhe miq të tjerë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Darina Grigorova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна