Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Manastiri Dragalevski “Shën Hyjlindësja Vitoshka”

Снимка: wikipedia.org
Manastiri Dragalevski i kushtuar Nënës së Zotit, gjendet nja nëntë kilometra larg Sofjes, sipër lagjes Dragalevci. Kjo është shenjtërorja më përfaqësive dhe më mirë e mirëmbajtur në afërsi të drejtë për drejtë të kryeqytetit. Është i strukur në rrezet e malit Vitosha. Godina e tij e bardhë zhytet në gjelbërinë e oborrit dhe të kreshtave të malit që ngrihet sipër. Nga qendra e lagjes Dragalevci deri te manastiri distanca është gjysmë orë më këmbë, nëpër një shteg, i cili kalon përmes një pylli të bukur. Kjo është i ashtuquajturi “Shtegu i Apostullit Vasill Levski”. Ka edhe një rrugë e asfaltuar automobilistike, që çon deri te porta e manastirit.

Manastiri Dragalevski “Shën Hyjlindësja Vitoshka” është pjesë e Malit të Lavdishëm të Shenjtë të Sofjes nga e kaluara jo e largë. Edhe ishte “Llavra” e tij, domethënë ishte manastiri kryesor. U themelua gjatë vitit 1348 nga mbreti Ivan Aleksandër. Supozohet, se pushtetari bullgar rindërtoi një manastir që ekzistonte, sepse nën kishën e manastirit edhe më sot ekzistojnë rrënojat e një tempulli tjetër më të lashtë. Për rëndësinë e manastirit në atë kohë të largët dëshmon vëmendja e madhe e pushtetarëve ndaj tij. Dëshmia më e vjetër për këtë manastir me emrin “Vitoshka Preçista Sveta Bogorodica” ose në përkthim “Shën Hyjlindsja e Pastër dhe e Ndershme nga Vitosha” është në Fletën e Nderit me Vulë të Artë të mbretit Ivan Shishman, botuar në periudhën midis viteve 1371 – 1382. Me këtë dokument manastirit i dhurohen prona të patundshme të çliruara nga tatime, bashkë me fshatarët në to. Edhe më sot njerëzit tregojnë një legjendë të vjetër për themelimin e manastirit. Dikur disa barinj nga fshati Dragalevci gjetën në fushën e rajonit një ikonë të Shën Hyjlindëses. Ata e mbajtën në kishën fshatare. Mirëpo, ditën tjetër, kur barinjtë dolën me kopetë në kullotat, ikona prapë ishte në vendin, ku e gjetën. Barinjtë e pranuan këtë si një shenjë hyjnore, se në këtë vend duhet të ngrihet një manastir. Njerëzit nga rajoni filluan të mbajnë gurë nga lumi i afërt dhe materiale të tjera, me të cilat ndërtuan një kishë të vogël për nderë të Nënës së Zotit. Në këtë rajon të shenjtë erdhën të jetojnë disa murg, të cilët ndërtuan një banesë të vogël dhe kështu u krijua një manastir i burrave. Lartë në shpatet e malit në rajonin “Kikish” ngrihej një kështjellë, e cila mbronte qytetin Sredec – Sofja e sotme. Gjatë shekujve Manastiri Dragalevski ishte nën tutelën e dinastisë mbretërore. Për këtë arsye e quajtën “mbretëror”.

Pushtuesit turk shfaqën mëshirë dhe nuk asgjësuan manastirin. Megjithatë murgjit e braktisën. Nuk ka të dhëna të shkruara për manastirin deri në vitet 70-të të shekullit XV. Pas kësaj një njeri bujar bëri bamirësinë duke rindërtuar manastirin dhe në të prapë u kthye murgjëria. Në vitin 1469 prifti Nikolla shkroi në qelinë e manastirit një ungjill, në të cilin përmend, se rindërtimi i shenjtërores është duke përfunduar. Gjatë kohës së pushtetit të turqve disa nga pasanikët arritën të përshtaten me kushtet e reja të jetesës dhe në sajë të kësaj ruajtën disa privilegji dhe prona. I tillë ishte pasaniku Radosllav Mavër, biri i të cilit Nikolla Gramatik ishte një letrar i arsimuar, që u bë prift. Farefisi i tyre ishte nga fshati Dragalevci. Edhe më sot ka një këndë në këtë rajon, me emrin “Mavrovec”. Mbi murin e kishës së vjetër të manastirit ka një mbishkrim që dëshmon për këtë, se gjatë vitit 1476 pasaniku Radosllav Mavër mori leje nga pushteti të ndërtojë me mjete të veta dhe të bëjë afresket e kishës së krishtere të manastirit. Në këtë vepër fisnike atij do t’i ndihmonin bijtë – Nikolla Gramatik dhe Stahija.

Kisha e manastirit “Fjetja e Hyjlindëses” ishte një kishë e vogël tipike e pasanikëve. Kisha të tilla ndërtoheshin gjatë kohës së robërisë turke. Zografët pikturuan një portret të familjes së pasanikut Radosllav Mavër, i cili ishte donator i shenjtërores. Ai deshi, që zografët krahas skenave ungjillore dhe figurave të shenjtorëve, në hyrjen e kishës të pikturohen pamjet dhe të shkruhen emrat e të gjithë anëtarëve të familjes së tij. Kështu u krijua një portret i çmueshëm i themeluesve dhe dhuruesve të kishës. Në të pasaniku është i rikrijuar të mbajë në duart një maket i kishës. Pranë tij janë bashkëshortja Vida dhe dy bijtë – Stahia (Stanko) dhe Nikolla quajtur Gramatik. Nikolla Gramatik ishte një iluminist i shquar, i cili qëndronte në krye të shkollës letrare të manastirit. Veshjet e familjes së pasanikut përmbajnë elemente nga petkat e atëhershme popullore, tipike për rajonin e Sofjes. Janë të çmueshme edhe afresket në kishën e vjetër të manastirit, të cilat vite me radhë restauroheshin. Një pjesë prej tyre sot ruhet në Muzeun Kombëtar Historik të Sofjes. Autor i shtresës së afreskeve që datojnë nga shekulli XVII supozohet se është zografi Pimen, i cili në atë kohë rikrijoi dhe rinovoi afresket e shumë kishave dhe manastireve në rajonin e Sofjes.

Manastiri ishte një vatër e pelegrinazhit. Në shekujt XVI dhe XVII ai u shndërrua në një vatër të Shkollës Letrare të Sofjes. Këtu u shkruan dhe u kopjuan shumë libra të shenjta, monumente të çmueshme kulturore, të cilët arritën deri te ditët tona. Në vitin 1617 disa besimtarë i dhuruan manastirit një ikonë të Isu Krishtit të Plotfuqishëm. Në vitin 1620 besimtarë të tjerë i dhuruan manastirit pesë ikona të tjera, ndër të cilat edhe një ikonë e Profetit Ilija. Në kishën e manastirit besimtarët, që vijnë e respektojnë më shumë ikonën e Shën Hyjlindëses, e cila konsiderohet, se është çudibërëse.

Manastiri Dragalevski ishte një qendër e rëndësishme e lëvizjes nacional-çlirimtare bullgare gjatë shekullit XIX. Këtu gjeti strehë dhe zhvilloi veprimtarinë e tij Apostulli i Lirisë – Vasill Levski. Në manastir ai bashkëpunonte me igumenin të atin Genadij, i cili ishte pjesëmarrës në Legjionin e Parë Bullgar në Beograd gjatë vitit 1862. Para kishës së manastirit ka një lapidar përkujtimor me mbishkrim, i cili dëshmon, se gjatë shëtitjeve në rajonin e Sofjes Levski gjente strehë në këtë vatër të shenjtë bullgare. Në vitet 1871 dhe 1872 ai themeloi një Komitet Revolucionar i rajonit të Sofjes pikërisht këtu.

Gjatë vitit 1932 ndërtesat e vjetra të manastirit u shembën dhe u ndërtuan godina të reja me arka dhe çardakë. Nën një çati unike u bashkuan kisha e vjetër “Shën Mina” dhe kisha e re. Dy kishat janë monumente të kulturës. Në një afërsi të drejtpërdrejtë të kompleksit të manastirit, në vitet 40-të të shekullit XX, ekzarku bullgar Stefan ndërtoi Rezidencën e Sinodit të Shenjtë. Gjatë vitit 1952 murgeshat e dëbuara nga Manastiri Kremikovski u transferuan në Manastirin Dragalevski. Ato morën me vete në këtë shenjtërore lipsanet e Shën Gjergji Sofijski, të cilët deri atëherë ruheshin në Manastirin Kremikovski. Ato lipsane përbëjnë një eshtër e dorës së shenjtorit të veshur me flori dhe argjend.

Sot manastiri është tepër i mirëmbajtur dhe çdo ditë këtu vijnë shumë besimtarë. Turma më e madhe është festa e manastirit 15 gusht Ditën e Fjetjes së Hyjlindëses. Manastiri është një vend tërheqës si për besimtarët, ashtu edhe për turistët, sepse natyra përreth është piktoreske. Kështu këtu vijnë si njerëz të tërhequr nga besimi, ashtu edhe adhurues të natyrës së bukur dhe rryma e njerëzve nuk pushon.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Valentina Dineva-Sharlanova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени