Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Rrugët e vizatuara të Sofjes – nga shkarravitjet pa vlerë gjer artit

Me ndihmën e grafiteve kutitë e transformatorëve në Sofje bëhen kryevepra artistike.
Снимка: Veneta Pavllova

Disa nga mbishkrimet më të njohura e më të vjetra në vend gjenden në shpellën Magura në veri të Bullgarisë. Janë krijuar në periudha të ndryshme dhe më të lashtat datojnë që nga paleoliti. Derisa këto mbishkrime janë me shumë vlerë, domethënia e grafiteve bashkëkohore është pak e dyshimtë. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “kulturë joformale të qytetit”. Kjo kulturë lindi para disa dekadash në SHBA dhe shpejt u përhap në qytetet e mëdha të Evropës, përfshi Sofjen.

© Foto: bg.wikipedia.org

Mbishkrimet në shpellën Magura

Zakonisht grafite konsiderohen ato të bëra me sprej. Vitet e fundit në kryeqytetin e Sofjes mund të shihen dhe një lloj tjetër vizatimesh. Dy kuti transformatorësh në rrugët “Rakovksi” dhe “Shishman” u shndërruan krejtësisht me anë të brushës. Kryeqytetasit nuk kalojnë më nëpër kutitë e mërzitshme me ngjyrë gri. Ja se çfarë rrëfen arkitekti Valeri Gyrov nga Shoqata “Transformatorët” për këtë projekt:
“Shoqatën e themeluam unë së bashku me 5 arkitektë të tjerë më 2009. Më tepër e bëmë këtë për të çliruar nga puna e përditshme. Mirëpo, me kalimin e kohës kjo nismë u bë kryesore dhe një mënyrë e ushtrimit të profesionit tonë. Ndaj shoqatës u anëtarësuan dhe studentë, kështu që stafi vazhdimisht u shtua. Tashmë në “Transformatorët” janë të punësuar një urbanist dhe një antropolog. Punojmë me projektues të ndryshëm, piktorë etj.”

Mjeshtër

Të rriturit në shoqatë janë të moshës 32 vjeçare, ndërsa më i vogli është 16 vjeç. Ideja për vizatimin të kutive u erdhi dy piktorëve të talentuar nga qyteti Varna. Para 8 vjetësh ata filluan nismat e tyre artistike nëpër rrugët.

“Idenë e piktorëve e zhvilluam ne, duke përfshirë dhe njerëz të tjerë – sqaron z. Gyrov. – Edhe ata morën pjesë në projekt. Në botë shumë njerëz përdorin kutitë e transformatorëve si pëlhurë pikturimi. Ja pse vendosëm edhe ne t’u sjellim njerëzve ndonjë gjë interesante e argëtuese, duke shndërruar objektet e përditshme.”

Derisa vizatimet shumëngjyrësh të ashtuquajturit “steet art” (art rrugor) zbukurojnë peizazhin e qytetit, grafitet mbulojnë ballina e mure. Nuk ka lidhje a është e vjetër ballina qoftë e ajo e shtëpisë, qoftë ajo e dyqanit, ose është e sapolyer.
“Duke qenë arkitekt, nuk i pranojë këto gjëra, sepse shkelet pasuria private e publike, thotë z. Gyrov. – Grafitet mund të bëhen në shumë objekte të tjera, siç janë kutitë e transformatorëve, nënkalimet, urat. Këto vende janë pajisje inxhinierie dhe nuk kanë vlerë arkitekture. Pra, nëse grafitet në qytet fillojë të shtohen në masë, atëherë u sjellin njerëzve mërzi.”



Ja p.sh., ballina e shtëpisë-muze të skulptorit të mirënjohur bullgar Ivan Llazarov. E tëra është shkarravitur. Kontrolli në një qytet të madh si Sofje është i vështirë sepse sprej dhe lapse përdoren bile nga të vegjlit.

“Jo vetëm Sofja ka probleme të tilla. Shumë qytete të tjera evropiane nuk arrijnë t’i munden grafitet, vë në dukje arkitekti. – Në Berlin, p.sh., qëllimisht nuk pastrojnë vizatimet, sepse ato e dallojnë qytetin nga vendbanimet e tjera. Me shumë rëndësi janë mendësi e njerëzve de domethënia e grafiteve. Nëse këto të fundit janë pa vlerë, atëherë njerëzit nuk i perceptojnë pozitivisht. Por nëse në garfite vërehen elementë kreativë, atëherë të tjerët i konsiderojnë si një lloj modern i artit.”

Gjithçka varet nga talenti dhe imagjinata e krijuesve të grafiteve. Grafitet e bukura i shtojnë qytetit nga ndonjë ngjyrë të re. Shembulli i shoqatës “Transformatorët” u ndjek nga disa nismës të tjerë. Të vizituara mund të shihen dhe rrugët kryeqytetase “Graf Ignatiev”, “Vasil Levski”, “Patriarh Evtimij”, si dhe muret e lokaleve, ëmbëltoreve dhe oborret e shtëpive.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Pavllova

По публикацията работи: Veneta Pavllova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени