Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

80 vjet nga lindja e muzikantit të shquar Kirill Stefanov

Снимка: arkiv
Kompozitor, dirigjent, udhëheqës artistik i Ansamblit “Pirin” (1956-2005), figurë shoqërore, patriot, njëri i dashuruar me punën e vet, mik, e gjithë kjo ishte muzikanti Kirill Stefanov. Përvjetori i 80-të i lindjes së tij u shënua me një koncert solemn në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje më 14 maj. Organizatori i aktiviteti është Ansambli “Pirin” në bashkëpunim me katedrën “Koreografia” pranë Universitetit Jugperëndimor dhe Ansamblin Folklorik për Fëmijë dhe Adoleshentë nga Bllagoevgradi “Tufë lulesh nga Pirini”. Morën pjesë dhe nxënës nga dy shkollat folklorike në Kotell dhe Shiroka Llëka, Shkolla Kombëtare për Arte Koreografik dhe Akademia për Arte Koreografike dhe Artistike në Plovdiv. Spektakli paraqiti krijimtarinë e Kirill Stefanovit, të duartrokitur kudo në botë në më shumë se 6000 koncerte në skena prestigjioze në Nju Jork, Milano, Moskë, Paris, Amsterdam etj.

Ja se çfarë tregoi para mikrofonit të Radio Bullgarisë Jolanta Llazarova, dirigjente e Korit të Grave të Ansamblit “Pirin”, e cila ka punuar 20 vjet në bashkëpunim me Kirill Stefanovin: “Gjithmonë flas me respekt dhe admirim të madh për profesorin Kririll Stefanov. Ai është një prej titanëve jo vetëm në artin folklorik, është një njeri i jashtëzakonshëm, i cili nuk do të harrohet kurrë për veprat e tij. Bashkëpunimi ynë filloi në fund të vitit 1985. Atëherë profesori u soll në një mënyrë shumë delikate me mua, duke më lërë për t’u bindur vetë nëse mund të punojë në sferën e folklorit apo jo. Më dha kohë për të kuptuar se çfarë makinë e jashtëzakonshme krijuese është Ansambli “Pirin” dhe sa i mrekullueshëm është kori”... Katër muaj pas kësaj unë u bëra dirigjente e korit. Në fakt kori ishte fëmija e dashur e prof. Stefanov dhe ishte një nder i madh dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua për t’u bërë dirigjente e tij. Kemi pasur shumë turne – në Japoninë ekzotike, në Izrael, Rusi, në mbarë Evropën... Gjatë të gjitha këtyre udhëtimeve njerëzit afrohen shumë. Prof. Kirill Stefanovi ishte një njeri i jashtëzakonshëm – nga njëra anë ishte figurë me dinjitet të madh, e cila gëzonte respekt kudo, të gjithë dyert hapeshin për të, nga ana tjetër ishte një njeri i natyrshëm dhe i përzemërt, i cili gjithmonë ishte i gatshëm për t’i ndihmuar njerëzit. Përpiqem të ruajë nivelin e lartë të Korit “Pirin”. Edhe sot ai ka një repertor të madh, kurse këngëtaret e tij janë të mrekullueshme.”

Kirill Stefanov ka lindur më 28 mars 1933 në Bllagoevgrad. Dashurinë e tij ndaj muzikës e ka trashëguar nga familja. Si fëmijë ka luajtur në violinë dhe ka dëgjuar këngë popullore në interpretim të nënës së tij, këngëtare popullore. Ka mbaruar Akademinë Muzikore në degën për dirigjentë. Në vitin 1956 Kirill Stefanov u bë udhëheqës artistik i Ansamblit “Pirin” dhe e udhëhiqte që deri në fund të jetës së tij në vitin 2005. Ansambli “Pirin” është quajtur nga shtypi amerikan “mbreti i ansambleve”.
Për meritat e tij si udhëheqës dhe krijues Kirill Stefanov ka marrë shumë çmime, ndër të cilët “Pllaka e artë” nga “Ballkanton”, urdhra “Stara Pllanina” etj.

Krahas punës së tij në Ansamblin “Pirin” Kirill Stefanov ishte dhe një figurë aktive shoqërore. Ai ka zënë poste të larta. Ka qenë drejtor i Kocertit-Sofia, drejtor i Qendrës për Veprimtarinë Artistike të Amatorëve, kryetar i bordit të drejtorëve të kompleksit muzikor “Ballkanton” etj.

Arti i ansamblit, i cili udhëhiqej nga Kirill Stefanovi, ka marrë vlerësime të lartë në mbarë botën. Në gazetën zvicerane “Gran Kazino” shkruhet: “Kirill Stefanov është specialist i folklorit. Ai e udhëheq ansamblin përpara në saje të vetive të veta profesionale, duke rikrijuar folklorin e jashtëzakonshëm të popullit të tij.”

Ja dhe disa prej çmimeve të Ansamblit “Pirin” dhe udhëheqësit të tij Kirill Stefanov. Është laureat i disa çmimeve botërore si “Pllaka e artë” e qytetit Neshvil në vitin 1982, çmimi “Grami” (1990) për pjesëmarrjen e tij në albumin e dytë të “Misterit të Zërave Bullgarë” të Marsel Selie, disa çmime të festivaleve ndërkombëtare në Kartagen (1965), Tiranë (2003) etj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Valja Bozhillova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени