Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Radio-kori i fëmijëve u kthye nga një turne në Kinë

Снимка: BNR

Para pak kohe Radio-Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent akademikun Hristo Nedjallkov u kthye nga një turne në Kinë. Kori i njohur shënoi para pak kohe dhe ditëlindjen e tij të 53-të. Themeluesi i korit është akad. Nedjallkov, i cili është dirigjent i formacionit edhe sot e kësaj dite. Kori ka pasur shfaqje në mbi 30 vende në botë: në mbarë Evropën, SHBA, Japoni dhe në vende të tjera aziatike. Kori ka dhënë mbi 2000 koncerte, kurse pjesët në repertorin e tij janë mbi 800.

“Kjo është vizita e dytë e korit tonë në Kinë. E para ishte gjatë vitit 2007 – na tregon dirigjenti. – Në atë kohë kori ishte 47 vjeç. Kishim udhëtuar në tërë botën, siç thuhet. Mirëpo, ende nuk kishim shkuar në Kinë. Koncertet tona u pranuan shumë mirë dhe erdhi ftesa e dytë. Tani jemi duke diskutuar rreth akoma vizitave të korit atje. Fëmijët u paraqitën shumë mirë. Dhamë dy koncerte të shkëlqyeshme. Njëri – në Radion Kombëtare të Kinës, e cila na drejtoi dhe ftesa. Salla e koncertit atje është shumë e bukur, ka një organ shumë të mirë, ishte plot e përplot me njerëz. Shfaqja jonë e dytë u zhvillua në Qytetin e Ndaluar, në sallën e mrekullueshme, e cila është Nr. 1 në Kinë. Është ndërtuar pas rrëzimit të dinastisë së perandorit. Ka dhe një akustikë shumë të bukur. Ndoshta nuk jam unë njeriu, që duhet ta thotë këtë, por vërtetë u paraqitëm shumë mirë dhe morën një vlerësim të lartë. Arti evropian fiton popullaritet gjithnjë e më të madh në Kinë gjatë disa viteve të fundit. Ndërkaq, edhe pianistët, violinistët dhe dirigjentët e tyre paraqiten shumë mirë nëpër botë. Kjo mund të thuhet edhe për artin koral.... Në Kinë ka shumë kore, të cilat punojnë fort dhe në të njëjtën kohë dëfrehen me këtë art. Ato mirëpresin me gëzim të madh kore si yni.”

© Foto: BNR

Në radio-ekipin, i cili i shoqëronte artistët e vegjël në Kinë, ishte dhe Svetlla Vërbanova – krye-eksperte në degën “Bashkëpunimi ndërkombëtar” pranë Radios Kombëtare Bullgare:

“Bashkëpunimi midis Radios Kombëtare Bullgare dhe Radios Kombëtare të Kinës është që nga viti 1995, kurse në vitin 2001 për vizitë atje ishte një delegacion i medias sonë. Turneu i parë i Radio-korit të fëmijëve me dirigjent akad. Nedjallkov fitoi auditorin e madh kinez. Patëm mundësinë të vizitojmë Murin e Madh Kinez, Qytetin e Ndaluar, si
dhe monumentet rreth Pekinit. Ishim dhe në një prej godinave të Radios Kombëtare të Kinës. Na ftuan edhe në seksionin bullgar, ku na pritën përzemërsisht, na treguan muzeun e radios, transmetuan incizimin e koncertit, si dhe intervistat me akad. Nedjallkov, me disa prej fëmijëve dhe me përfaqësues të ekipit. Siç dihet, ftesë për koncerte në Qytetin e ndaluar marrin vetëm muzikantët më të mirë në botë. Koncerti i Radio-korit të fëmijëve ishte pjesë e programit të një festivali ndërkombëtar. Para nesh atje kanë marrë pjesë kore nga Amerika, Gjermania, Kina. Sipas organizatorëve, interpretimi i bullgarëve të vegjël ishte më i miri dhe me vlerë më të lartë artistike. Që në aeroport u takuam me kinezen Llora – gazetare dhe përkthyese. Para pak kohe ajo ishte për një stazh gjashtë mujor në Radion Kombëtare Bullgare dhe mori pjesë në të gjitha programet e medias sonë. Ajo u dashurua me Bullgarinë dhe na priste me padurim. Ishte me ne gjatë tërë kohës.”

Nga Kina vazhdojnë të na dërgojnë linqe të sajtit të Radios Kombëtare të Kinës, të cilat pasqyrojnë paraqitjen e shkëlqyeshme të bullgarëve të vegjël atje.

“Njerëzit në Kinë janë shumë mikpritës dhe shumë të organizuar – thotë Maria Bozhillova, një prej solisteve në program. – Na duartrokitën shumë. Në skenën e Radios Kombëtare të Kinës interpretuam një këngë në kinezisht, bashkë me ne kënduan dhe disa fëmijë kinezë. Ne jemi një shtet i vogël dhe njerëzit e zakonshëm nuk janë shumë të informuar për vendin dhe popullin tonë. U befasuam shumë, kur kuptuam se ka seksion bullgar në median e tyre kombëtare. Njerëzit atje flisnin bullgarisht dhe shfaqën një interes të madh për vendin tonë. Ky ishte një turne shumë i bukur, nuk do ta harroj kurrë.”

Për Marian kjo është dhe pjesëmarrja e saj e fundit me Radio-korin e fëmijëve. Sipas rregullores, koristët largohen nga kori pasi kanë mbaruar arsimin e tyre të mesëm. Këtë vjeshtë ajo do të regjistrohet si studente në Fakultetin vokal pranë Konservatorit.

Tani kori është duke u përgatitur për programin e 9 tetorit. Atëherë me një koncert të korit në sallën “Bullgaria” do të hapen Ditët e Kulturës Japoneze në vendin tonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

По публикацията работи: Allbena Bezovska
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна