Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Akad. Valeri Petrov dhe dr. Milen Vrabevski – Qytetarë Evropianë të Vitit

Akad. Valeri Petrov dhe dr. Milen Vrabevsku u dalluan nga Parlamenti Evropian. Mbesa e Valeri Petrovit, Ana Haxhimisheva mori çmimin në emër të gjyshit të saj.
Снимка: BGNES

Poeti i madh bullgar, shkrimtar dhe përkthyes akad. Valeri Petrov dhe kryetari i Fondacionit “Kujtesë bullgare” dr. Milen Vrabevski u caktuan Qytetarë Evropianë të 2013-ës. Më 16 tetor në Bruksel kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc do t’ua shpërndajë certifikatat të dy bullgarëve. Për këtë vit 43 laureatë nga 21 vende anëtare të BE-së do të dekorohen qytetarë evropianë të vitit. Dekorata e lartë shpërndahet që nga 2008-a mes qytetarëve dhe organizatave, të cilët japin kontribut në mirëkuptimin reciprok dhe në integrimin e qytetarëve në BE. Për vit të dytë me radhë caktohen laureatë nga Bullgaria.

Kandidaturën e akademikut Valeri Petrov e ngriti deputeti evropian Ivajllo Kallfin (Partia e Socialistëve Evropianë), ndërsa Andrej Kovaçev dhe Presllav Borisov (Partia Popullore Evropiane) ngritën kandidaturën e dr. Milen Vrabevski. Dekoratat e të dy laureatëve u paraqitën dhe u shpërndanë në një ceremoni solemne në Sofje që ceremoni u organizua nga Zyra e shtypit e Partisë Evropiane në Bullgari. Mysafir i posaçëm ishte presidenti Rosen Plevneliev. Sipas fjalëve të kreut të shtetit “forca me e madhe e BE-së u takon qytetarëve të tij. 2013-a është Viti Evropian i Qytetarëve, i të drejtave të tyre të cilat rrjedhin nga anëtarësia në BE. Gjatë këtij viti dialogu midis qytetarëve, institucioneve dhe biznesit u ngrit në një nivel krejtësisht të ndryshëm në mbarë Evropën.” Po ashtu presidenti Plevneliev nënvizoi: “Evropa patjetër duhet të dëgjojë zërin e titanit të kulturës akademikut Valeri Petrov dhe të njohë mbrojtësit e kulturës bullgare, siç është dr. Milen Vrabevski”.

Dekoratën e akademikut Valeri Petrov e mori mbesa e tij Ana Haxhimisheva. Në emrin e gjyshit të saj ajo falënderoi, duke lexuar letrën e Petrovit:

© Foto: BGNES

“Nënkuptohet se, lajmi për këtë dekorim më erdhi mirë. U kënaqa, bile duke menduar se ka mjaft qytetarë të tjerë bullgarë të cilët e meritojnë këtë dekoratë. Për sa i përket mua, e konsideroj veten qytetar evropian. Mbase nuk kam bërë çdo gjë në këtë drejtim. Duke e kërkuar të pabërën, po e gjej kryesisht në fushën ku punoj gjithë jetën – poezinë, me anë të së cilës gjithë kohën jam përpjekur të përcjellja humanizmin. Për mendimin tim, fusha tjetër ku po përpiqem të kontribuojë pak a shumë janë përkthimet që bëj nga gjuhët e ndryshme që përkthime u afrojnë qytetarët bullgarë veprave të mëdha të Evropës. Gjithmonë dhe në çdo rresht që kam hedhur dhe që po shkruaj, më ka shtypur mesazhi i Shilerit dhe Betovenit për vëllazërinë mes të gjithë njerëzve. Ju falënderoj pa masë. Valeri Petrov.”

Ja se si dr. Milen Vrabevski përcaktoi kauzën e Fondacionit “Kujtesë bullgare”: “Fondacioni punon në kuadër të prioriteteve kombëtare – luftim të krizës demografike, integrim të diasporës dhe realizim profesional të të rinjve në Bullgari, trashëgimi historike e kulturore – e gjitha kjo në pasqyrim të proceseve integruese dhe të arsimit cilësor.” Ia vlen të përmendet se, dr. Vrabevski përpiqet që alfabeti cirilik në BE të konsiderohet alfabet i bullgarëve. “Për mua është me shumë rëndësi të vë në dukje se për herë të radhës arritëm të mbulonim një spektër shumë të madh në hapësirën shoqërore e politike – thotë laureati. – Dhe të tregojmë në shkallë ndërkombëtare se së bashku mund t’ia dalim më mirë. Nga njëra anë duhet të mbështetemi te njerëzit e urtë siç është titani i letërsisë bullgare, atëherë e kemi pikëpamjen më të gjerë. Nga ana tjetër, janë prioritetet kombëtare kështu që të përshtaten ato me integrimin evropian. Kjo sigurisht që do të çojë në suksese. Përpjekjet tona janë bamirëse. Ne synojmë vendosjen e kulturës bullgare dhe ndërtimin e identitetit evropian te rinia. Pra, identiteti kombëtar ngrihet në një orbitë tjetër. Kjo është orbita e njerëzve të cilët janë mësuar të bashkëjetojnë dhe të cilët kuptojnë se çfarë do të thonë parimet “të bashkuar në shumëllojshmëri”, “qarkullim i lirë i njerëzve dhe kapitaleve” dhe “të bashkuar rreth idesë për përparim”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Tatjana Obretenova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени