Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Simboli i verores në traditën bullgare

Автор:
БНР Новини
Снимка: Radio Vidin

Gjyshja Marta është një festë shumë e bukur! Më një mars Bullgaria ndriçon me ngjyra të bardha dhe të kuqe. Të vegjlit dhe të mëdhenjtë zbukurohen me fije të ndërthurura të bardha е të kuqe. Dielli ndriçon më fortë, dita bëhet më e gjatë, njerëzit buzëqeshin më shumë. Dimri po largohet, ndërsa pranvera po vjen, lind shpresa për shëndet, fat të mirë dhe bereqet. Një marsi, ose Gjysha Marta festohet vetëm në Bullgari. Këtë ditë madje Google është zbukuruar me ngjyra të bardha dhe të kuqe për nder të bullgarëve!

Foto: arkivSipas besimeve popullore Gjysha Marta jeton larg në mal. Ajo po sheh dhe po dëgjon gjithçka që ndodh në tokë. Emri i saj Marta vjen nga emri i muajit “Mars” (“mart” përkthyer bullgarish). Në qoftë se Gjysha Marta buzëqesh dielli ndriçon, në rast se zemërohet moti keqësohet, bëhet ftohtë, fryn erë, bie borë dhe shi, zogjtë nuk cicërojnë. Prandaj që nga kohërat më të lashta deri më sot e kësaj dite çdo vit më 1 mars bullgarët stolisen me fije të bardha e të kuqe, që të jetë e kënaqur Gjysha Marta. Sipas traditës duhet stolisur edhe bagëtia dhe dera e shtëpisë, që të mos ketë sëmundje dhe për të prishur syrin e keq. Besohet se pasi i sheh këto fije Gjysha Marta do të buzëqeshë dhe dielli do të ndriçojë. Sipas traditës çdo vit më 1 mars bullgarët i dhurojnë njëri tjetrit verore, ose “marteninca”, siç është fjala bullgare.

Ngjyrat e martenicës mbajnë simbolikën dhe magjinë e lashtësisë. Fija e kuqe është lidhur me forcën, gjakun, diellin dhe ngrohtësinë. Në fakt e kuqja përdoret shumë edhe në kostumet popullore bullgare dhe në qëndisjet bullgare. Nga ana tjetër fija e bardhë është fillimi i mirë dhe drita. Sipas traditës verorja hiqet dhe vihet nën ndonjë gur të madh kur e shohim lejlekun e parë. Pas nëntë ditësh duhet të shohim se çfarë insektesh ka nën gur. Sa më shumë janë ato, kaq më i madh do të jetë bereqeti i vitit. Sipas një besimi tjetër, veroret hidhen në lumë, që të na ecën mbarë. Ka dhe një zakon tjetër. Çdonjëri duhet të zgjedhë një ditë nga 1 marsi deri më 22 mars. Në varësi të motit këtë ditë, i tillë do të jetë edhe fati i njeriut gjatë tërë vitit. Në qoftë se moti është me diell dhe i ngrohtë, njeriu do të ketë fat të mirë, në rast se është i keq – do të ketë një vit të rëndë.

Foto: arkivSot martenica është simbol i dashurisë, shëndetit dhe jetës së gjatë. Ngjyra e bardhë simbolizon pastërtinë e marrëdhënieve midis njerëzve, kurse e kuqja është simbol i ngrohtësisë dhe miqësisë. Sipas traditës veroret bëhen me fije të kuqe e të bardha prej leshi, por fantazia e bullgarit nganjëherë e ndryshon pak martenicën, duke ndërthurur dhe fije me ngjyra të tjera, rruaza, monedha etj. Veroret më të përhapura janë byzylykët. Më 1 mars disa njerëz madje vishen me rroba të bardha dhe të kuqe. Në qoftë se deri më 25 mars nuk shohim lejlek, verorja i lidhet ndonjë peme.

Ka disa legjenda për prejardhjen e verores bullgare, por të gjitha ato janë lidhur me protobullgarët dhe me themeluesin e shtetit bullgar – hanin Asparuh. Një prej tyre na kthen rreth 1300 vjet prapa, kur Hani Asparuh kërkonte troje të reja për bullgarët, pasi hunët e kishin shpartalluar atdheun e tij dhe e kishin zënë robinjë të motrën Huba. Pasi mbërriti në trojet e sotme bullgare Hani Asparuh i dërgoi motrës së tij një lajm me anë të një sokoli, ku e informonte atë për trojet e gjetura nga ai në jug të lumit Danub, ku kishte qëllim për të themeluar shtetin e ri bullgar. Huba arriti të ikë, ia lidhi sokolit një fije prej mëndafshi, që ta lajmërojë vëllanë për mbërritjen e vet. Sokoli mbëriti në tokën e re, por një shigjetë armiku e goditi shpendin, kurse gjaku e ngjyrosi fijen. Pas lajmit të mirë për shpëtimin e motrës së tij hani Asparuh grisi fijen e lidhur në këmbën e sokolit dhe ua lidhi duarve të ushtarëve të tij, duke dhënë urdhër që këto dy ngjyra të jenë gërshetuar gjithmonë në këtë mënyrë, si simbol i unitetit bullgar. Kjo ndodhi më 1 mars të vitit 681. Atëherë këtë ditë festohej Viti i Ri. Që nga atëherë deri më sot fija e bardhë dhe e kuqe simbolizon unitetin e bullgarëve dhe na kujton për udhëheqësin e parë bullgar Asparuh.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна