Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Sylvie Vartan: kthim në Nashvill dhe Sofje

БНР Новини
Снимка: BGNES

Pesë vjet pas vizitës së vet të fundit në Bullgari dhe pas koncerteve jashtëzakonisht të suksesshme në Japoni dhe në Foli Berzher në Paris, një nga zërat më emblematik të Francës me rrënjë dhe shpirt bullgar, Sylvie Vartan, përsëri është në atdhe për takim me publikun bullgar në Pallatin Kombëtar të Kulturës më 24 prill. Përpara daljes në skenën e madhe, Sylvie Vartan pranoi ftesën e Radios Kombëtare Bullgare të japë një konferencë shtypi. Në vet fillimin këngëtarja e kujtoj gjuhën bullgare dhe i përshëndeti përfaqësuesve të mediave me: “Mirëdita. Tungjatjeta kolegë.”

Çfarë ndjenjash provon çdo herë kur kthehet në Bullgari, vendi nga i cili u largua kur ishte 7 vjeçe?

“Gjithmonë jam shumë e entuziazmuar dhe e lumtur kur kthehem në Bullgari. E përfytyroni veten se jeni në vendin e një fëmije 7 vjeç, e cila ikën nga atdheu, ndahet me të afërmit e vet, të cilët i do dhe të cilët e duan dhe sikurse menjëherë i jep llogari vetes, se asnjëherë nuk do t’i shikojë përsëri. Kur qesh 7 vjeçe e kuptova, se zemra ime është e copëtuar dhe se njëra gjysmë prej saj mbeti në Bullgari.”

Gjatë kthimit të vet të parë në vend pas rënies së Murit të Berlinit, Sylvie e ri zbulon Bullgarinë, por gjen një vend pa gjak lëvrues, sipas fjalëve të saj personale, vend në të cilin shumë fëmijë kanë nevojë për ndihmë. Bashkë me vëllanë e saj më të madh Edi dhe shumë shokë të tyre vendosin të ndihmojnë dhe gjatë vitit 1991 krijojnë asociacionin me një qëllim ideal “Sylvie Vartan për Bullgarinë”.

“Për herë të parë u ktheva në Bullgari pas rënies së Murit të Berlinit, që të shikoj përsëri vendet nga fëmijëria time dhe që të këndoj. Për mua ky qe një përjetim tronditës, të cilin nuk do ta harroj asnjëherë. Bashkë me vëllanë tim më të madh Edi pamë një vend pa gjak. Kishim dëshirë të ndihmojmë, duke i dhënë llogari vetes se është e pamundur t’u përgjigjemi të gjitha problemeve ekzistuese. Kështu vendosëm të krijojmë një asociacion në ndihmë të fëmijëve më të vegjël, të cilët janë e ardhmja jonë.”

Më 24 prill Sylvie Vartan realizoi koncertin e vet të tretë në Bullgari, që të prezantojë albumin e vet të 40 të radhës “Sylvie në Nashvill”. Me këtë projekt ajo përsëri është në majën e klasifikimeve franceze. Ja se çfarë tha këngëtarja: “Muzika është shumë ritmike, në stilin country dhe rok. Blusi dhe rok muzika janë të ndikuar shumë nga country. Ja përse këngëtarë si Bruce Springsteen dhe Taylor Swift incizojnë në Nashvill. I gjithë albumi im është në stilin country rock. Ka dhe dy këngë shumë të bukura të ngadalta. Njëra është një këngë e vjetër nga folklori amerikan dhe quhet “E huaja”. Ajo më është shumë e afërt, sepse në të në mënyrë indirekte flitet për shkëputjen nga rrënjët dhe për kthimin, vite më vonë, në një vend tjetër të ndryshuar.”

Përveç me muzikën e saj, adhuruesit e Sylvie Vartanit tanimë kanë mundësi të afrohen dhe deri tek një pjesë nga bota e saj e jashtme. Këtë mundësi e ofron libri i saj i ri “Fjalë për fjalë”, një farë abetare. Në të cilën germat kthehen në diçka më shumë se shenja grafike.

“Vendosa që libri im të jetë nën formën e një abetareje, sepse kjo është një formë më e lehtë dhe e pranueshme. Derisa në librin tim autobiografik të parë kishte hollësi të shumta nga jeta ime personale, në këtë kujtohem se në vendin e germës “b” vura fjalën byrek. Kështu është më e lehtë për lexim dhe më zbavitëse.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени