Klarineta filloi të depërtojë në praktikën muzikore bullgare në shekullin XIX. Atëherë kryesisht muzikantë romë e përdornin këtë vegël muzikore. Prapë romët ishin ata, të cilët si mjeshtër të përsosur filluan të shfrytëzojnë klarinetën në folklor. Ramadan Llollovi dhe vëllai i tij Gosho Llollovi nga qyteti Sliven, në vitet 30-të – 50-të të shekullit të kaluar radhiteshin ndër klarinetistët më të njohur. Ramadan Llollovi – vitet 1904 – 1967, konsiderohet nismëtari i përdorimit të klarinetës në folklorin bullgar. Ai ekzekutonte muzikë autentike popullore bullgare, këngë qyteti, muzikë turke dhe cigane...
Jashtë shtetit incizoi shumë pllaka të gramafonit, gjë që i solli atij një popullaritet të madh. “Njohës i thellë i këngës popullore bullgare, ekzekutues virtuoz, ai nuk e kishte shokun. Vet këndonte dhe interpretimet e tij magjepseshin publikun. Të gjithë mbeteshin të mahnitur nga magjia e klarinetës së tij.” Kështu e përshkruan klarinetistin Ramadan Llollov, gazetari Vasill Çaprazov.
Të shumta janë muzikantët bullgarë, të cilët lënë gjurmë në muzikën popullore, duke afirmuar klarinetën si një nga veglat kryesore në interpretimin e folklorit. Klarineta është pjesë e pandarë e grupeve dasmore tek ne. Pasi flasim për magjinë e klarinetës në muzikën popullore bullgare, krahas emrave të shumta të klarinetistëve të njohur, patjetër duhet të përmendim Georgi Koevi – vitet 1910 – 1983. Ai lindi në fshatin Mallo Konare dhe që nga vogëlia i binte klarinetës. Me këtë vegël muzikore ai imitonte jo vetëm tingujt e kafshëve të ndryshme, por edhe tingëllimin e gajdes. Të papërsëritshme dhe tepër origjinale janë meloditë e tij të ngadalta. Georgi Koevi është një talent origjinal. Shumë interpretime të tij të bukura dhe të përsosura ruhen në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.
Pas klarinetistëve të talentuar me veti natyrore dhe autodidakt vjen koha e muzikantëve të arsimuar. Ndër emrat e shumta dallohet ajo e klarinetistit virtuoz Petko Radev. Ai mbaroi Akademinë Muzikore në Sofje dhe me sukses u prezantua në një sërë konkursesh prestigjioze ndërkombëtare. Vite me radhë ishte solist i La skalës së Milanos. Megjithatë ai nuk ndërpreu lidhjen me muzikën popullore, edhe kishte një orkestër të vet folklorik. Ekzekutimet e tij janë shembuj për shumë klarinetistë.
Ylli i padiskutueshëm i klarinetës së viteve 80-të të shekullit XX ishte Ivo Papazovi – Ibrjama – 1952. Ai është një virtuoz i padiskutueshëm. Ka dhënë koncerte në pothuajse të gjitha vendet e botës. Është mbajtës i çmimit të publikut nga konkursi Bi Bi Si për muzikë botërore. Ekzekutimet e tij janë tepër origjinale dhe janë në një nivel tepër të lartë artistik. Ai është një mjeshtër i mirë dhe i përkryer i improvizimit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova