Qëllimi i prokurorisë bullgare është të çojë deri në fund hetimin mbi rastin “Sarafovo”. Këtë e tha prokurori i përgjithshëm Sotir Cacarov pas takimit në Sofje me drejtorin e Evropolit Robërt Uejnrajt, në të cilën qe shqyrtuar hetimi i atentatit terrorist në aeroportin e Burgasit –Sarafovo më 18 korrik 2012, gjatë të cilit u vranë 5 turist izraelit dhe një bullgar. Sipas fjalëve të Cacarovit, do të jepet një sinjal i qartë se, në Bullgari terrorizmi dënohet me të gjithë peshën e ligjit. Prokurori i përgjithshëm rikujtoi se, hetimi duhej të përfundoj gjatë muajit mars, por zbulimi i fakteve të reja dhe të rrethanave ka imponuar që afati të zgjatet.