Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Hristo Grigorov: “Nuk kemi të drejtë ta humbasim jetën e njerëzve për shkak të ambulancës së vonuar”

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES

Shembulli me Ndihmën Urgjente është mjaft tregues – kur të gjithë angazhohen me një problem të dhënë, në shumicën e rasteve ai do të zgjidhet. Këtu ndalemi tek problemi me dhënien e ndihmës urgjente në Sofje ku për shkak të mungesës së stafit mjekësor dhe të ambulancave kohët e fundit patëm disa raste të vdekjes. Në këtë lidhje Kryqi i Kuq Bullgar së bashku me disa organizata biznesi startuan projektin pilot 4 muajsh i cili synon mbështetjen e Qendrës së Ndihmës Urgjente.

Më shumë rreth projektit rrëfen kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar, z. Hristo Georgiev: “Ne disponojmë ambulanca, motoçikleta dhe helikopterë. Brenda 4 muajve ne parashikojmë t’i testojmë këto mjete transporti. Më e rëndësishmja është se në projekt marrin pjesë po ashtu dhe taksistët, sepse shoferi i taksisë është ai i cili udhëton më shumë brenda qytetit dhe është njëri nga të parët të cilët mbërrijnë në vendngjarje. Kemi ndërmend të trajnojmë 80 shoferë sipas programit për trajnimin e paramedikëve. Por këta shoferë nuk do të jenë paramedikë, ata do të fitojnë njohuri të përgjithshme që të mos bien në panik kur të shohin gjak apo gjymtyrë të prera trupi. Do ta telefonojnë numrin evropian unik 112 ku raportohet për raste urgjente, por e rëndësishmja është se pikërisht taksistët do t’i japin të plagosurit ndihmën e parë. Ky në fakt është një model shumë interesant, i cili model është aplikuar nga Kryqi i Kuq Gjerman dhe ndan po ashtu përvojën e Izraelit. Ne nuk jemi konkurrentë të shtetit, detyra jonë është që t’ia ofrojmë shtetit një produkt falë të cilit të gjithë ne do të punojmë me efikasitet sa më të madh. Njëri nga partnerët tanë tashmë e ka financuar projektin me mijëra euro, duke blerë ambulanca dhe motoçikleta. Më se 100 motoçikleta janë plotësisht pajisur – me defibrilatorë, aparate për elektrokardiogramë, pra çdo gjë që gjendet në një ambulancë të zakonshme. Fillimisht kjo motoçikletë speciale do të transportojë mjekët dhe pasi të trajnohen paramedikët, këta të fundit do të ngarkohen në motoçikletë. Sepse motoçikleta është mjeti më shpejtë transporti, përfshiu dhe taksia. Ndër partnerët tanë ka një firmë private të ndihmës urgjente, e cila firmë disponon sisteme transportuese, logjistike e informative. Partner po ashtu e kemi dhe një firmë e cila përveç helikopterëve, disponon sheshe për uljen e tyre në Burgas dhe Varna, pra kjo firmë do të mbulojë vendbanimet rreth Detit të Zi, dhe po ashtu ka katër sheshe për ulje të helikopterëve në kryeqytetin e Sofjes. Në projektin tonë bashkëpunojmë me Shoqatën e Taksistëve dhe me disa nga spitalet e mëdha. Me këto të fundit kemi lidhur kontrata për pranim të pacientëve brenda katër muajve. Partneriteti publiko-privat funksionon shumë mirë në mbarë bota kështu që në këtë lidhje nuk kemi bërë ndonjë shpikje.”

Shoferët e taksive të cilët marrin pjesë në projekt do të mbajnë jelekë me shenjën e Kryqit të Kuq Bullgar. Në taksi do të ketë një çantë të ndihmës së shpejtë me pajise suplementare të cilat mungojnë në çantën e zakonshme. “Po përballemi me një krizë shumë të rëndë demografike, plus që 2 mln bullgarë tashmë janë larguar nga atdheu, prandaj duhet të luftojmë për shtupimin e jetës së çdo njeriu”, është i mendimit z. Hristo Grigorov.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени