2014-a është viti kur shënohet përvjetori i 100-të i lindjes së basit të madh bullgar Boris Hristov. Opera “Boris Godinov” është pjesë e programit festiv kushtuar këtij përvjetori. Personazhet e dramës historike të Musorgskit janë luajtur shumë herë nga dy yje bullgarë të operës – Nikollaj Gjaurov dhe Nikolla Gjuzelev. Me shfaqjen e operës po ashtu festohet përvjetori i 175-të i lindjes së kompozitorit rus Modest Musorgski. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë zërin autentik të kambanave të katedrales “Shën Aleksandër Nevski”. Përvjetori i 90-të i përurimit të katedrales shënohet sivjet.
Spektakli “Boris Godunov” fillon me një murg i cili me pllakë dërrase lajmëron fillimin. Por para se të tingëllojnë akordet e operës, publiku do të dëgjojë zërin e Boris Hristovit me këngët kishtare të incizuara në katedralen gjatë vitit 1976.
Shfaqja e re “Boris Godunov” bazohet në versionin origjinal të operës së 1869-ës. Dirigjenti i spektakleve të para është Konstantin Çudovski nga Risia, i cili pohon se varianti i tanishëm i operës e përfaqëson tërësisht Boris Godunovin.
Regjisori Pllamen Kartallov tha se operës i është shtuar një episod i cili mungon në libretin origjinal. Boris Godunovit i vihet kurora. Personazhi i tij luhet nga Stojan Aleksiev. Ndryshe jepet po ashtu dhe finalja – kthim para tempullit në vend të vdekjes së sundimtarit rus. “Për ne është nder dhe përgjegjësi e madhe të marrim pjesë në këtë spektakël” – thonë Svetozar Rangellov dhe Martin Conev, të cilët luajnë personazhin e sundimtarit rus në mbrëmjet e ndryshme të shfaqjes së operës në qendër të Sofjes.
Përpilues: Elena Cvetkova
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova