Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Shenjtori bullgar nga Bajllovoja – flakë në errësirë

Автор:

Në kohëra të rënies shpirtërore dhe të degradimit moral shoqërisë i duhet dritë në rrugëdaljen nga kjo gjendje e vështirë. Shpesë na japin virtytet e krishtere – mirësia, dashuria dhe dhembshuria. Vitet e fundit një person nga Bullgaria u kthye në simbol të dritës së shpëtimit. Nuk është e rastit se emri i tij është Dobri që bullgarisht vjen nga fjala “mirësi”. Sivjet plaku Dobri mbush 100 vjet. Në Bullgari ai njihet si shenjtori nga fshati Bajllovo, vendlindja e shkrimtarit të madh bullgar Elin Pelin dhe i cili fshat gjendet 25 kilometra larg kryeqytetit të Sofjes.

Paratë e grumbulluara plaku Dobri ua dorëzon kishave.Plaku Dobri ka lindur më 20 korrik të vitit 1914. Ai nuk ruan shumë kujtime nga fëmijëria dhe adoleshenca. Mban mend se babai i tij ka vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore dhe se nëna e tij i ka rritur fëmijët si gra e ve. Biografia e plakut është e shkurtër edhe pse ai nuk rrëfen shumë për veten e tij. Gjatë bombardimeve të Sofjes (gjatë Luftës së Dytë Botërore) plaku Dobri e ka humbur pothuajse të gjithë dëgjimin. Në një moment të jetës së tij ai ka filluar të jetojë në asketizëm.

Çdo ditë plaku Dobri ka kaluar 25 kilometra në këmbë nga Bajllovo deri në Sofje dhe anasjelltas. Vitet e fundit ai ka filluar të përfitojë nga transporti urban për shkak të moshës së tij të thyer. Shoferët vendas e njohin aq mirë plakun se nuk i kërkojnë atij para për biletën. Prej shumë vitesh Dobri ka një mision – t’u bëjë dhurim kishave në Bullgari. Ai është dhuruesi më i madh privat në vend. Sekretari i katedrales së Sofjes “Shën Aleksandër Nevski”, z. Stefan Kallajxhiev ende mban mend atë muaj të 2009-ës, kur plaku i ka ardhur atij dhe i ka thënë për synimet e veta. Mirëpo, plaku Dobri nuk e dinte se ku po gjendeshin paratë e tij të grumbulluara qindarkë pas qindarke. Të dy kanë nisur të vërtiten nëpër bankat e qytetit Novi Iskër, ku një familjare e plakut i kishte depozituar paratë. Më së fundi paratë u gjetën – 17.5 mijë euro që është dhurimi më i madh në historinë e Katedrales “Shën Aleksandër Nevski”. Atëherë Në Bullgari plaku Dobri njihet si shenjtori nga fshati Bajllovoemri i plakut u popullarizua dhe shoqëria filloi të flitet për shenjtorin nga Bajllovoja. Plaku Dobri ka lënë trashëgim të kishës të gjithë pasurinë e tij që nga viti 2000. Ka njerëz të këqij të cilët e kritikojnë plakun që e ka lënë familjen dhe endet nëpër rrugët. Bashkëfshatarit të Elin Pelinit i vijnë keq këto komente dhe ndoshta shurdhësia e tij e ndihmon që t’i mos i merr parasysh dhe të vazhdojë të bëjë mirë.

Pothuajse askush nuk guxon ta konsiderojë plakun Dobri lypës, sepse shumica është e bindur se paratë e grumbulluara shkojnë për dhurim. Një sërë kishash në Bullgari janë sponsoruar nga plaku. Ndër to janë kishat në qytetin Kallofer dhe në fshatin Poibrene. Plaku Dobri ka dhënë 12.5 mijë euro për rindërtimin e Manastirit të Eleshnicës dhe kishës në fshatin Gorno Kamaraci. Përveç 5 mijë eurove dhurim për kishën e vendlindjes së tij, plaku qindvjeçar ndihmon rivendosjen e çatisë së kishës gjatë dimrit. Plaku Dobri jeton në një dhomë të vogël, modeste dhe fle në dysheme. Për të kujdeset njëra nga vajzat e tij. Nuk pranon dhurim të pajisjeve të reja shtëpiake. Është i mirënjohës për bukën.

Plaku Dobri është kthyer në një mbështetje të rëndësishme morale për shumë bullgarë. Buzëqeshja, fjala e mirë dhe bekimi i tij bëjnë më shumë se predikimet në ditët e sotme. I urojmë plakut Dobri jetë të gjatë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: arkiv

Горещи теми

Войната в Украйна