Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgari Atanas Vëllev në finalet e konkursit “Prodhuar në Amerikë”

Снимка: utroruse.com

Kosi “Trimona” i prodhuar në Nju Jork nga bullgari Atanas Vëllev nga qyteti Plovdiv tashmë është në finalet e konkursit prestigjioz “Prodhuar në Amerikë”. Ai organizohet nga prezantuesja e njohur televizive dhe biznes dama e suksesshme Martha Stewart, e cila përkrah inovacionet. Gara është shumë e njohur në SHBA, sepse mbështet prodhimin vendas. Vëllevi prodhon kosin organik me tharmin bullgar laktobacilus bulgarikus. Qumështin e siguron nga fermerë nga periferia e Nju Jorkut dhe nuk përdor konservues dhe dendësues. Produkti i tij “Trimona” që mban emrin e lashtë të qytetit të tij të lindjes Plovdiv (Trimoncium) është fitues në kategorinë “Ushqime, bujqësi, qëndrueshmëri”. Votimi online përfundon më 13 tetor të këtij viti dhe ditën tjetër do të shpallen fituesit. Ata do të marrin çmim në të holla dhe do të prezantojnë produktet e tyre para investitorëve të SHBA. Votoni për Naskon në sajtin e konkursit.

Më shumë për konkursin prestigjioz mësojmë nga Atanas Vëllevi:

“Filloj me më të rëndësishmen – na nevojiten shumë vota. Nëse 500 veta votojnë për ditë, mund të fitojmë. Them të fitojmë, sepse kosi është kos bullgar dhe unë thjesht jam përfaqësues i këtij produkti. Erdhi koha ta prezantojmë edhe në Amerikë – në një pjesë të madhe të botës. Në konkurs marrin pjesë mbi 500 kandidatë në kategori të ndryshme, por fituesi  mund të jetë vetëm një. Ai do të zgjidhet me votim online, ndërsa 9 të tjerët pas tij do të zgjidhen nga juria. Ne luftojmë për vendin e parë. Duhet ta fitojmë.”

Shumë kureshtare është historia e Atanas Vëllevit. Si agronom i ri ka ikur në SHBA për stazh me një kitarë mbi shpinë dhe aty ka vendosur të realizojë ëndrrën e vet rinore – te merret me muzike dhe teatër. E kthejmë Atanasin 24 vjet mbrapa:

“U nisa me kitarën dhe me dy kavanoz me kos, pa pasur idenë, se me ato do të merrem një ditë në mënyrë profesionale. Vendosa të vazhdojë traditën duke e bëre vet kosin me tharm. Kështu e bëjnë mijëra bullgarë nëpër botë. Kështu e bëmë edhe ne në vazhdim të disa vjetësh dhe gradualisht punën tonë e kthyem në biznes. Kitarën time tani e mbaj në këllëf. Më përpara e përdorja më shpesh, por gradualisht muzika mbeti vetëm një hobi për mua.”

Atanas Vëlev është agronom, ka përfunduar Institutin e Lartë Agrar në qytetin Plovdiv në degën bujqësi tropike dhe subtropike. Kjo, siç kujtoheni, nuk ka asgjë të përbashkët me kosin, por i jep një përgatitje shumë të mirë. “Pasi kam mësuar kimi, mikrobiologji, fiziologji të bimëve, kisha se mbi çfarë të mbështetem në biznesin tim të tanishëm, kurse ai kaloi përmes disa niveleve – thotë Naskoja. – Prodhoja sallame me një kohë të shkurtër rezistuese dhe sallame të papërpunuar dhe të tymosur në bazë të recetave bullgare. Kjo ishte një pjesë interesante nga jeta ime, sepse doja të bëj diçka, e cila mungon në Amerikë. Një pjesë e madhe nga emigrantët bullgar; ndiejmë nostalgji mbi atdheun dhe gjithmonë lavdërohemi përpara të tjerëve se çfarë kemi, por dhe më të shijshmen nga kuzhina bullgare. Gatimi gjithmonë ka qenë hobi për mua, por pak nga pak u bë biznesi im. Si me sallamet ashtu dhe me kosin. Bullgarët kemi ushqime tepër të shijshme, por këtu nuk i njohin. Secili do që të ndajë kulturën e vet në këtë botë prej emigrantëve në Amerikë. Në këtë vend janë të hapur për çdo lloj novitetesh. Këtu gjatë viteve kanë qenë të përshtatur një sërë ushqimesh – meksikane, greke e kështu me radhë, të cilat sot janë shumë të njohura. Përse ne dhe ushqimet tona të shijshme si qoftet, suxhuku, kosi, djathi dhe kaçkavalli – gjëra të pazëvendësueshme për nga shija e tyre, të cilat mund të bëhen të njohura dhe të pëlqyera... Rastis tanimë kështu që të gjithë do të gëzohemi. Më besoni se gjërat janë nisur përpara dhe tatëpjetë dhe nuk do të ndalojnë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova dhe Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна