Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kinematografia bullgare mbushi një shekull

Автор:
БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Më 13 janar shënuam 100 vjetorin e kinematografisë bullgare. Para një shekulli më këtë datë ishte shfaqja e pare publike e komedisë “Bëllgaran është galant”.Skenarist, regjisor dhe interpretues i personazhit kryesor i filmit ishte Vasill Gendov. Ai ka mbaruar Shkollën e Lartë Teatrale në Vjenë, ka specializuar kinema në Berlin dhe me vetëbesim të plotë iu përkushtua aventurës “kinema”. Gendovi ishte autor dhe i filmit të parë bullgar me zë – “Rebelimi i robërve”. Për fat të keq, edhe të dy bobinat me filmat janë humbur – me siguri gjatë bombardimeve mbi Sofjen gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ishte e dëmtuar dhe shtëpia e tij. Pas vendosjes së qeverisjes prosovjetike në Bullgari gjatë viteve 40 ai nuk kishte mundësi të xhirojë. Por filloi te merret me diçka tjetër shumë të rëndësishme – me krijimin e arkivit shtetëror të filmave, i cili u bë themeli i Filmotekës së sotme kombëtare. Dhe me një vetmohim të madh mbledh veprat e kolegëve të tij, kërkon dhe ruan pllakate dhe publikime për kinematografinë.

Në gjininë e dokumentarit si pionier konsiderohet Aleksandër Zhekov me filmin e tij për “Luftën Ballkanike”. Për studiuesit ai është një person enigmatik, të dhënat për të nuk janë shumë, gjurmët e tij janë humbur, bile nuk ka mbetur asnjë fotografi të tij. Por filmi që ka lënë është një kronikë e rëndësishme për luftën, xhiruar kryesisht në prapavijë, sepse në atë kohë korrespondentët ushtarakë nuk kishin leje të dalin në vijën e frontit. Dekada me radhë bobina e filmit konsiderohej si e humbur. Por në vitin 1960 në kabinetin e Drejtorit të atëhershëm të Filmotekës Georgi Stojanov-Bigor, erdhi një grek i moshuar shumë elegant dhe ofroi një valixhe duke thënë: ju sjellë një film, të cilin ndoshta do të ruani për të ardhmen. Ky film ishte “Lufta Ballkanike”.

Këtë histori e tregon për Radio Bullgarinë kritikja e filmave Antonia Kovaçeva – Drejtore e Filmotekës Kombëtare Bullgare – një prej arkivave të mëdha të filmave në gadishullin e Ballkanit.

Në të ruhen 15 mijë tituj, prej të cilëve 9 700 janë bullgarë. Bobinat e filmave ruhen në 300 mijë kuti. Një pjesë prej tyre – kopje të shpërndarjes mblidhen që nga vitet 20 –30 të shekullit të kaluar deri në ditët tona.

“Pjesa tjetër janë të gjitha filmat e prodhuar bullgarë pas nacionalizimit të industrisë së filmave dhe krijimit të Bashkimit shtetëror “Kinematografia Bullgare” – thekson Antoaneta Kovaçeva. – Filmoteka ka mbi 10 mijë vëllime librash kushtuar veçanërisht artit të shtatë. Kjo në fakt është biblioteka më e pasur në Bullgari për kinematografinë. Kemi shumë materiale jo filmike, dokumentacione dhe të ashtuquajturit pasaportë të shiritave të vjetër bullgarë me fotografi unike. Koleksioni ynë është jashtëzakonisht i pasur dhe ne bëjmë përpjekje të mëdha që ai të digjitalizohet në afate të pranueshme. Kemi shpresë, se më në fund do të marrim financim për ndërtimin e depos së filmotekës, sepse deri tani nuk kemi pasur të tillë. Kemi godinë, por ajo nuk u përgjigjet standardeve ndërkombëtare, nevojitet rikonstruksion dhe zgjerim i saj. Këto veprimtari duhet të zhvillohen paralelisht, sepse digjitalizimi i pasurisë filmike do të thotë akses i lehtë dhe i shpejtë i brezave të sotëm dhe i ardhshëm tek arkivi ynë. Në të njëjtën kohë duhet të ruhen origjinalet: negativet dhe pozitivet filmike, sepse ato janë mbartësi më i qëndrueshëm për ruajtjen afatgjatë të filmave. Të gjitha arkivat botërorë bëjnë përpjekje të mëdha për ruajtjen e origjinaleve dhe në të njëjtën kohë sigurojnë kontakt nëpërmjet digjitalizimit të tyre.”

Historia njëshekullore e kinematografisë bullgare do të prezantohet gjatë tërë vitit në Kinemanë e kryeqytetit “Odeon”. Atje tashmë shfaqen filmat nga dekadat e para: filma artistikë, dokumentarë, vizatimorë. Spektatorët do të kenë mundësi të shohin shumë vepra që kanë fituar çmime në vendin tonë dhe jashtë shtetit. Përveç kësaj në kinemanë “Odeon” fillon një seri ekspozitash, lidhur me rrugën bullgare në artin e shtatë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна