Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Leva bullgare – një nga simbolet e identitetit kombëtar

Автор:
БНР Новини
Monedha prej 10 santime
Снимка: BTA

Përvjetori i 137-të i Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha pesëshekullore otomane u bë shkak për hapjen e një ekspozite numizmatike “Para levës bullgare” (monedhat e pa ekspozuara) në Muzeun e Historisë së Sofjes. Në të mund të shihen kryevepra, që prezantohen për herë të parë para publikut.

Снимка“Gjatë këtij viti mbushen 135 vjet nga fillimi i emetimit të monedhave bullgare pas Çlirimit – tregon doktoresha Nadezhda Kirova-Jovçeva, drejtoreshë e muzeut. – Më interesantja, që prezantojmë është monedha e parë e provës, e cila u emetua, por nuk hyri në qarkullim. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin santim. Ai pasqyron luftimin midis dy grupeve të ndryshme në Kuvendin Popullor. Ata debatuan rreth njësisë monetare të vendit dhe dilema ishte të orientohemi te Evropa Perëndimore, ose të emetojmë valutë të vet, lidhur me identitetin kombëtar.”

СнимкаDiskutimet në parlament ishin rreth kësaj, monedha të jetë nënndarja e frangut, domethënë santim, ose të jetë një monedhë bullgare. Për fat të mirë, shumica e përfaqësuesve popullorë, zgjodhën levën për valutë kombëtare. Emri levë vjen nga fjala bullgare lëv, gjë që në përkthim do të thotë “luan”. Luani ishte një simbol i vjetër heraldik i Bullgarisë. Përsa i përket monedhës prej 10 santime, emetuar në vitin 1880 ajo është një ekzemplar i rrallë. Konsiderohet se ajo është paraardhëse e qindarkës, ose bullgarisht stotinka – një e njëqindta pjesë të levës. Qindarkat e para prej bakri u emetuan nga një firmë në Birmingam dhe u vunë në qarkullin në vitin 1881.

Снимка“Kemi një shembull i mirë se si Bullgaria rimëkëmbet nga zeroja menjëherë pas Çlirimit – thekson Todor Çobanovi, zëvendës krye bashkiak i Bashkisë së kryeqytetit. – Në afate të shkurtra u krijuan institucionet kryesore të shtetit. U hartuan ligjet dhe rregullat, u rregulluan marrëdhëniet shoqërore. Krahas kësaj u zgjidh një çështje të rëndësishme – për njësinë monetare të shtetit. Dihet, se kjo është pjesë e sovranitetit të çdo shteti. Në këtë mënyrë u caktuan edhe simbolet kombëtare. Kështu në ndërgjegjen shoqërore u afirmua rëndësia e shtetit të ri. Debati ishte tepër serioz. Kishte diskutime të gjallëruara rreth çështjes, si Bullgaria të krijojë njësinë e vet të re monetare. Një dominim kishin patriotët, të cilët insistuan për levën bullgare. Dhe kjo ishte një ide e mrekullueshme, sepse përbën një kontribut origjinal bullgar në emetimin e monedhave në Evropë. Këtu është vendi të theksojmë, se valuta bullgare ishte e konvertueshme në kuptimin e plotë të kësaj fjale.”

СнимкаIlija Prokopov është historian dhe specialist numizmatik, i cili për emetimin e monedhave në Bullgari mendon: “Monedhat e para prej argjendi të Principatës së Bullgarisë u emetuan në Rusi. Nuk ka shumë të dhëna për to, të mos themi, se pothuajse mungojnë. Monedha e argjend nga 50 qindarka ishte aq e fuqishme, që me të mund të blihej një qengj. Pasi hahej qengji mund të shitej lëkurën dhe të rivendosej gjysma e vlerës së monedhës. Prandaj bullgari gjithnjë mbante në xhep monedhat nga 2, 5 dhe 10 qindarka, që prezantohen në ekspozitë. Ato ishin më të përdorura. Dhe pikërisht ato monedha i hodhën themelet e jetës ekonomike bullgare.”

Një fakt tjetër kureshtar: një monedhë të florinjtë nga 100 leva, të prerë në Principatën e Bullgarisë, mjaftonte që njeriu të blejë një shtëpi në Sofje. “Është një krenari për ne bullgarët, se kemi levën dhe qindarkën. Në praktikë, ne ishim plotësisht të integruar në Evropë. Me levat bullgare në xhep kishim mundësi të udhëtojmë dhe të blejmë çfarë duam në mbarë Evropën. Kështu që Bullgaria gjithnjë ka qenë në Evropë” – përgjithëson Ilija Prokopov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BTA dhe Veneta Pavllova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна