Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Gjeopolitika në rajonin e Detit të Zi – një sagë për fuqinë dhe interesin

Автор:
БНР Новини
Prof. Dinko Dinkov
Снимка: BGNES

Vitin e kaluar në një analizë të kompanisë informative-analitike amerikane “Stratfor Global Inteligence” themeluesi dhe drejtori i saj Xhorxh Fridman e quan Detin e Zi një qendër të rëndësishme gjeopolitike. “Aktualisht të dy teatrot aktivë të veprimeve ushtarake me rëndësi të madhe potenciale janë Ukraina dhe Siria-Iraku. Në shumë drejtime nuk ka lidhje midis tyre, por mënyra strategjike e të menduarit të SHBA-së duhet të largohet nga pikëpamja se këta janë teatro të ndryshëm dhe të vendoset ideja se këto janë aspekte të ndryshme të një teatri.

Në hartë shihet qartë se gjeografikisht Deti i Zi është “baza”, e cila i lidh këto regjione. Deti është kufiri jugor i Ukrainës dhe Rusisë Evropiane me Kaukazin. Në qoftë se sigurohet kjo, që unë do ta quaja “Pellgun e Gjerë të Detit të Zi”, kjo do ta japë njëfarë caku” – është i mendimit Fridman. “Kjo ide nuk është e rastit dhe unë mendoj se kemi mjaftë arsye për ta rimenduar rolin që duhet të luajë regjioni i Detit të Zi në zhvillimin e proceseve në botën bashkëkohore”, tha në konferencën e tretë vjetore “Ballkani në shekullin e XXI-të – këndvështrimi bullgar” prof. Dinko Dinkov – profesor në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore.

“Deti i Zi pa dyshim gjendet në qendrën e një rajoni të porsakrijuar, i cili integron shumë probleme ndërkombëtare, vazhdon ai. Mendoj se që ta kuptojmë atë që ndodh atje duhet të shënojmë faktin se në vitin 2007 BE-ja doli në bregun e Detit të Zi me aderimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë në bashkësi. Ne, ndoshta, nuk e kuptuam dokumentin e Komisionit Evropian – Sinergia e Detit të Zi, dokument ky që u publikua disa muaj pas aderimit tonë. Me këtë dokument BE-ja deklaron shumë qartë se ai, i cili është interesuar për të marrë pjesë në bashkëpunimin në rajonin e Detit të Zi, nuk duhet të injorojë në asnjë mënyrë interesat e Bashkimit. Sipas meje këto mendime të analizatorëve nga SHBA-ja, përfshi këtu dhe Stratforin, Deti i Zi është kryqëzimi i shumë interesave, si dhe i bashkimit të planeve amerikane sa i përket Lindjes së Mesme, Kaukazit, Ukrainës, regjionit të Detit të Zi në përgjithësi, Ballkanit. Mendoj se që t’i kuptojmë proceset dhe perspektivat në këtë regjion duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe faktit se kemi dy shtete të këtij regjioni me një sedër dhe ambicie gjithnjë e më të mëdha, të cilat duan të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet bashkëkohore ndërkombëtare. Këto janë Rusia dhe Turqia. Nuk ka dyshim se Moska demonstron ambicie të tilla dhe fakti se Gadishulli i Krimeas u bashkua me Rusinë, mendoj se do të na bëjë për ta vlerësuar këtë sjellje. Turqia, e cila aktualisht është ekonomia e 15-të, ose e 16-të në botë, ka ambicien të bëhet një prej dhjetë ekonomive më të fuqishme në botë, kur do të shënojë përvjetorin e saj të 100-të të krijimit të republikës. Kjo shpreh dëshirën e fqinjës sonë jugore për ta luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm jo vetëm në rajonin e Detit të Zi, por edhe në rajonet që ndodhen afër këtij regjioni.”

Sipas profesorit Dinkov, garancitë për sigurinë në regjionin e Detit të Zi mund të arrihen në një bashkëpunim të ngushtë midis të gjithë faktorëve, të cilat kanë interesa në rajon. Rreziqet mund të provokohen nga përvojat për t’u injoruar interesat e faktorëve të rëndësishëm në sistemin bashkëkohor ndërkombëtar – bëhet fjalë edhe për shtetet e regjionit të Detit të Zi me ndikim më të madh, edhe për SHBA-në, edhe për BE-në.

“Ka diçka shumë të rëndësishme, që duhet të jetë objekt analizash më të hollësishme, tha prof. Dinkov. Bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërkombëtare lidhur me regjimin e lundrimit në Detin e Zi. E dini për konventën e Montrjosë, e cila i cakton rregullat e lundrimit dhe imponon disa restrikcione, sidomos sa u përket forcave ushtarako-detare të shteteve, të cilat nuk janë nga regjioni i Detit të Zi. Po ndjek me një vëmendje të madhe dhe po vëzhgoj prova të konsiderueshme për mosrespektimin e kufizimeve të konventës së Montrjosë. Me respektimin e së drejtës ndërkombëtare janë lidhur dhe disa perspektiva të reja për disa vende si Bullgaria dhe Rumania, të cilat janë shtete të regjionit të Detit të Zi. Mendoj se nga pikëpamja e politikës së përbashkët jashtme të BE-së, anëtarësia jonë në NATO duhet të përfshihet në një strategji të re të bashkimeve, në të cilën ne po marrim pjesë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна