Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Macet në Muzeun e Humorit

БНР Новини
Skulptura e maces në Shtëpinë e Humorit dhe Satirës në qytetin e Gabrovos, autor Georgi Ballabanov.
Снимка: arkiv

Sot Shtëpia e Humorit dhe Satirës në qytetin e Gabrovos shënon përvjetorin e themelimit të saj. Kjo qendër u themelua më 1 prill 1972 dhe po zhvillohet si një institut kulturor nën moton “Bota është mbijetuar sepse ka qeshur”. Kjo shprehje është e satirikut Radoj Ralin. Vizituesit e muzeut mund të kënaqin sy me veprat e humoristëve bullgarë dhe të huaj.

Humori i banorëve të Gabrovos është i famshëm në tërë Bullgarinë. Banorët aty janë të zgjuar dhe kursimtarë. Personazh kryesor në anekdotat është macja e zezë. Pohohet se në Gabrovo priret bishti i maces që dera të mbyllet më shpjet dhe të mos ftohet dhoma. Ka një tregim tjetër zbavitës – që të mos paguhet për pastrimin e oxhakut, maceve iu ndizet bishtit dhe lëshohet në oxhak. Në Qendrën e Humorit dhe Satirës mund të shihet skulptura e madhe e një maceje, e bërë më 1979. Skulpturën e ka bërë Mihaill Bençev. Besohet se macja e skulpturuar plotëson dëshira. Trupi i saj është bërë nga materialet më të lira të asaj kohe – 300 kg gozhdë dhe tel. Bishtin nuk e ka të prerë, sepse asnjë banor i Gabrovos nuk do të harxhojë gërshërën e vet. Drejtoresha e muzeut rrëfen se janë organizuar shumë festime si për fëmijët, ashtu dhe për të rriturit. Dhe po ashtu janë ekspozuar vepra të reja bullgare e të huaja.

СнимкаNë Muzeun “Toka dhe Njerëzit” të Sofjes gjithashtu u mbajt një ngjarje kushtuar maceve. Federata Ndërkombëtare e Felinologjisë (shkenca për macet) organizoi një Ekspozitë Ndërkombëtare të Maces. Më shumë për këtë ngjarje mësojmë nga organizatorja znj. Kamelia Bosillkova:

“Macet vlerësohen në bazë të standardit dhe temperamentit të tyre. Dhe në bazë të pikave të grumbulluara votohet kategoria Best-in-show. Juria e Federatës Ndërkombëtare të Felinologjisë (FIFE) përzgjedh macen më të bukur dhe me karakterin më të butë.”

СнимкаNë ekspozitë u paraqitën mace të më të ndryshmeve raca të cilat po ashtu dallohen për nga masat e tyre. Macja e cila u dallua ishte Boni Face të racës Devon-Rex. Pronari i saj thotë:

“Devon-Rex, këto janë macet me kaçurrela për të cilat e dimë që nga vitet e 60-ta. Për herë të parë janë shfaqur në Britaninë e Madhe. Për herë të dytë marrim pjesë në këtë ekspozitë dhe macja ime ka merituar disa çmime. Në Bullgari kjo racë macesh nuk haset dendur.”

U organizua po ashtu konkursi për macen më të bukur dhe më të dashur. Vizituesit e ekspozitës u kënaqën me ekspozitën e veprave të Ljudmilla Otuzbirovës. Kjo e fundit është në klasën e 11-të të Shkollës Kombëtare të Arteve Figurative “Ilia Petrov”.

Снимка“Po vizatojë mace në letër ambalazhi ose në letër me bojëra uji. Sot vizatova macet e racave Angora turke, Siamese, Maine Coon etj. Më pëlqejnë macet dhe në veçanti t’i vizatojë ato”, thotë Ljudmilla.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Luiza Llazarova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна