Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Atelieja koreografike “Iliev” – edicioni i dhjetë

БНР Новини
Снимка: ilievdance.org

Petër Iliev është koreograf, ish solist i Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”, jeton në SHBA më se 20 vjet. Atelienë e parë koreografike Iliev” e themeloi para 8 vjetësh me idenë që t’u transmetojë kolegëve të rinj përvojën dhe dijet e tij, të grumbulluar përtej oqeanit Ka mbaruar Institutin Shtetëror Koreografik në Nju Jork. Ka punuar në njërën prej kompanive të para koreografike në SHBA, misioni së cilës ishte të njohë publikun amerikan me pasurinë e valleve etnike. Aktualisht është pedagog në Pacific Northwest Ballet në Çikago. Nga vet fillimi në programin e ateliesë janë të pranishme stile të ndryshme – baleti klasik i stilit “Ballançin, kërcimi modern, xhaz (në stilin e Bob Fosit) hip-hop, vallëzime karakteristike. Pedagogët janë autoritete të afirmuar në fushën e tyre. Ky është edicioni i 10, sepse prej dy vjetësh organizohet dhe Akademia verore e koreografisë. Zoti Iliev jep mësimdhënie të vallëzimit karakteristik, në të cilin detyrimisht përfshin elemente të folklorit bullgar. Ja se çfarë tregoi ai:

“Sivjet jemi në një studio të re, shumë të bukur. Presim dy pedagogë, që vijnë për herë të parë. Unë ndjek prej kohe krijimtarinë e Paula Weber dhe pres me padurim të punojë me të. Jep mësime të baletit klasik. Me Gary Abbott, profesori i vallëzimit modern, do të jetë gjithashtu shumë interesante. Markus Galante vjen për herë të pestë.  Është shumë kritik ndaj studentëve të tij. Ka luajtur në Broadway, ka marrë pjesë në katër shfaqje origjinale, zotëron stilin, të cilin unë e quaj “xhaz të Broadway”. Sivjet për herë të parë kemi pedagog bullgar – Nikiolina Karageorgieva. Ajo ishte ndër bursistët e parë të Fondacionit “Arti koreografik – Iliev”. Do të jap mësime të baletit grupit të nivelit mesatar. Andrea Burr është një kërcimtar profesional i hip-hopit. Dua të rikujtoj përsëri, se ky stil nuk mësohet në mënyre profesionale tek ne. Unë dua shumë që t’u ofrojë mundësi të shumta fëmijëve dhe të rinjve, të cilët sivjet janë 180. I jemi mirënjohur Fondacionit “Amerika për Bullgarinë”, i cili na mbështet në këtë nismë. Çdo vit kemi bursistë, u sigurojmë atyre mësime në SHBA për rreth një muaj e gjysmë. Vitin e kaluar siguruam 5 bursa. Sivjet spektakli përfundimtar do të jetë në sallën e Universitetit të Ndërtimit, Arkitekturës dhe Gjeodezisë më 13 prill në Sofje. Po përgatitemi që nga dita e parë. Ia vlen të shihet, sepse koreografët e rinj do të tregojnë çfarë kanë mësuar brenda këtyre 7 ditëve.”

СнимкаPetër Ilievi tregoi edhe për pjesëmarrësit e huaj në atelienë e tij. Ata janë kryesisht nga vendet fqinje të Bullgarisë – nga Maqedonia, Rumania, Serbia. Vitet e kaluara kanë marrë pjesë dhe të rinj nga Gjermania, Turqia. Rregullisht vijnë edhe studentë nga SHBA.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна