Në Sofje u shfaq premiera e filmit dokumentar televiziv “Dashuria e akullt”. Filmi iu kushtohet bukurisë së paparë të Antarktidës dhe admiruesit të saj të etshëm profesorit Hristo Pimpirev. Më se një çerek shekulli ai e studion këtë kontinent të akullt.
Si e shpjegoni këtë dashuri të akullt, e cila vazhdon aq shumë vite?
“Kjo është një histori e gjatë. Çdo dashuri zakonisht fillon nga shikimi i parë. Antarktidën e zbulova që kur isha fëmijë, duke shfletuar atlaset. Isha pasionuar pas gjeografisë dhe zbulova se ekziston një kontinent i largët, i akullt dhe i bardhë. Ky kontinent u zbulua më vonë se sa të tjerët. Dhe në të mbretëronte një acar të madh. Ekspedita ime e parë ishte në vitin 1987. Atëherë aty pash një bukuri të virgjër, një botë të paprekur dhe të paparë bimore dhe kafshore. Zbulova diçka, që nuk haset në kontinentet e tjera. Atje njeriu e ndjen veten sikur është në ndonjë planetë tjetër. Kështu e dashurova këtë kontinent dhe tek unë lindi dëshira të kthehem prapë e prapë. Pothuajse të gjithë kolegët, me të cilët punojmë dhe mirëmbajmë bazën polare bullgare “Shën Klimenti i Ohrid” në Livingstën, me të cilët bëjmë studimet shkencore, kemi dashuruar këtë kontinent. Prandaj po kthehemi aty çdo vit. Nuk është e rastit, që anglezët, të cilët e zbuluan në fillim të shekullit XIX e quajtën “Dashnorja e Bardhë”. Antarktida pushton për mbarë jetën.”
“Antarktida është një kontinent më i madh se sa Evropa dhe se sa Australia. Ai fsheh rezerva të mëdha natyrore si ripërtëritëse, ashtu edhe jo ripërtëritëse, siç për shembull janë mineralet. Aty ka rezerva të mëdha të naftës dhe të gazit. Ka gjithashtu bakër, flori, argjend, hekur... Mendoj, se në të ardhmen njerëzit do të jenë të detyruar të shfrytëzojnë edhe resurset e Antarktidës. Duke studiuar shkëmbinjtë mund të caktojmë ku dhe çfarë minerale ka. Në periferitë e bazës sonë ne – gjeologët, bëmë një studim dhe një vlerësim të potencialit të rezervave. Kështu që Bullgaria ka një kontribut të madh në studimin e tyre. Për fat të mirë ka një moratorium mbi shfrytëzimin e këtyre resurseve deri në vitin 2040. Kështu që të paktën akoma 25 vjet ky kontinent nuk është i kërcënuar nga ndotja. Pas kësaj parashikohet të rishqyrtohet statuti i shfrytëzimit, dhe në se do të ekzistojnë teknologji të padëmshme, ka të ngjarë që shfrytëzimi i tyre të fillojë.”
Vallë, a keni ndonjë vend të preferuar në Kontinentin e Akullt?
Njerëzit kureshtarë dhe adhuruesit e natyrës dhe të udhëtimeve patjetër do të pëlqejnë filmin. Mirëpo, ai është me një rëndësi të madhe, sepse tregon për jetën në stacionin polar bullgar, për projektet shkencore bullgare, për ndryshimet globale të klimës. Regjisore është Ema Konstantinova, operator është Rumen Vasilev, producent – Georgi Toshev.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova