Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Zhivko Petrov “midis botëve” të xhazit dhe klasikes

БНР Новини
Снимка: arkiv personal

Ditë të numëruara pas koncertit të madh për katër piano “Xhazi takon klasiken” në sallën numë 1 të Pallatit Popullor të Kulturës, bisedojmë me një nga pjesëmarrësit – Zhivko Petrov. Ai ishte “nga ana e xhazit”, bashkë me Angjell Zaberskin-bir. Klasiken e prezantuan Ivan Janëkov dhe Gjeorgji Çerkin.

Programi korri një sukses të madh, por ne e drejtojmë bisedën drejt së përditshmes krijuese të maestros dhe projekteve të reja të trios së tij JP3. Në të ai është bashkë me Veselin Veselinov-Eko (kontrabas) dhe Dimitër Semov (bateri). Muzikantët bashkohen gjatë vitit 2004. Kanë shfaqje të shumta të klubeve dhe skenike, si dhe “Understandable” – koncert të incizuar aty për aty në DVD gjatë vitit 2006. Albumi “It’s Dream” shfaqet gjatë vitit 2011, kurse kohët e fundit dëgjojmë dhe të riun “Between The Worlds” (Midis botëve). Shumë mesazhe janë të gërshetuara në titull. Një nga idetë është një ekzistencë të njëkohësishme të artistit në botën reale muzikore. Për këtë sesi ka lindur albumi, për larminë e gjinisë të piesave të veçanta në të, tregon Zhivko Petrovi:

“Midis botëve” është albumi i tretë i JP3. Në fillim lindi piesa me të njëjtin titull, të cilën e shkrova përpara një viti, bashkë me të parën “Renesans”. Përgjithësisht 9 piesa hynë në albumin tonë të ri. Ftuam “Arena kuartet” në përbërjen: Pllamena Zhekova dhe Orlin Cvetanov – violinë, Valentin Gerov – violë dhe Hristo Tanev – violonçel. Filluam një turne kombëtare, në të cilën paraqesim albumin. Interesantja është se Eko për herë të parë shkruan muzikë për trion. Kështu albumi u bë me më shumë ngjyra – temat janë më të gjata nga ai i mëparshmi “It’s a Dream”. Për herë të parë kemi piesë në një përmasë të pabarabartë-renditen 7+9. Qyet “Slent steps”. Ekoja u frymëzua nga macja e tij, që ta shkruaj e ka vërejtur sesi pi ujë dhe ka vendosur të bëj piesë me po këtë pulsim. Kompozicioni i fundit “One Daj in Paris” është një nga piesat tona të para, e cila pati hyrë në DVD-në e vitit 2006. Aty jemi vetëm trioja, kurse tani e kam ri aranzhuar për kuartet dhe tingëllon shumë mirë.”

Në album ka edhe një piesë nga Vaselin Veselinov-Eko “Senjor Astror”, të ndikuar nga stili i Astor Piacillës.

СнимкаVetëm katër muaj punë kanë qenë të mjaftueshme për realizimin e albumit “After 4”(Pas katrës). Në të Zhivko Petrovi e drejton vëmendjen e dëgjuesit drejt muzikës klasike, nga e cila merr frymëzim.

“After 4, është “fëmija tjetër e imja e porsalindur” – vazhdon muzikanti. – Prej një kohe të gjatë mendoja në këtë drejtim. Këto janë 10 piesat e mia prej autori. Doja që të afrohem deri tek mjeshtrit e vjetër, të cilët kanë krijuar muzikën klasike, e cila na frymëzon gjatë viteve. Kështu u paraqit albumi. Më pëlqen të improvizojë mbi tema klasike. Sipas meje improvizuesit më të mëdhenj kanë qenë klasikët, prandaj mundohem të “kthej shiritin”. Dhe Shopeni dhe Listi dhe shumë emra të tjerë, të cilët kanë qenë pianistë të shkëlqyer dhe kompozitorë, në fakt e kanë bërë gjatë gjithë kohës.”

СнимкаKompozitori tregon dhe përshtypjet e tij nga turneu i trios jashtë shtetit, si dhe për skenat verore, të cilat i presin në Bullgari.

“Pasi krijova “After4”, me trion kishim turne nëpër Kanada. Ekzekutuam në shumë xhaz klube në Monreal, Toronto, Kallgari, Otava. Ishte shumë bukur, publiku na priti dhe klubet ishin të përmbushura. Kuptohet se kishte shumë bullgarë. Në Monreal biletat ishin të shitura akoma që ditën e mëparshme. Pronari çuditej sesi ka rastisur kjo, pasi vijnë persona krejtësisht të panjohur për të. Duket se muzika ka rëndësi. Tani po e vazhdojmë turneun tonë nëpër Bullgari. Skenat dhe qytetet verore në të cilat do të tingëllojë grupi janë Burgas dhe Varna, kur me koncertin tonë e përfundojmë “Verën e Varnës”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна