Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës

Автор:
Снимка: arkiv

Gjatë vitit 2015 festojmë 120 vjetorin nga lindja e Gjurga Pinxhurovës. E lindur në qytetin Trën, ajo ishte fare e vogël kur filloi të këndonte këngët karakteristike krahinore bashkë me nënën e saj. I tillë është dhe kujtimi i këngëtares së njohur: “Në periudhën e verës ajo më shpinte në korrje. Që nga kjo periudhë më kujtohen këngët e bukura lidhur me korrjet.”

Talenti i saj muzikor është vënë re akoma në klasat e gjimnazit nga mësuesit, të cilët e inkurajojnë të këndojë. Një takim i lumtur të vajzës nga krahina e qytetit Trën me këngëtaren e operës Hristina Morfova del përcaktues i fatit. Me ndihmën e saj Gjurga Pinxhurova shkon në Shkollën Shtetërore Muzikore në Sofje, kurse më vonë përfundon Konservatorin e Pragës me degë të kënduar operistik. Ajo kthehet në Bullgari, pavarësisht nga mundësitë e zbuluara për një karrierë në opera dhe ftesa për spektakle skenike në Çeki dhe Austri. Tek ne, fillimisht është mësuese nëpër fshatrat rreth qytetit Trën. Pas transferimit të vet në Sofje, këngëtarja i përkushtohet veprimtarisë së koncerteve – shpesh gërsheton interpretime të arieve të operës dhe këngë popullore.

Njohjen dhe popullaritetin e vet Gjurga Pinxhurova ia dedikon Radios Kombëtare Bullgare. Akoma në zanafillën e saj gjatë vitit 1935 këngëtarja është një pjesëmarrëse e rregullt në programet kryesisht me repertorin e vet nga rrethi i qytetit Trën. Shumë të pritura janë koncertet e saj aty për aty, përpara mikrofonave të radios me grupin folklorik “Treshja Trakase”, kurse nganjëherë këndon dhe nën shoqërimin e pianos. Shfaqjet e Gjurga Pinxhurovës në radio janë të lidhura dhe me pjesëmarrjet e saj në Orën e Fëmijëve – çdo të diel tingëllojnë interpretime të saj të këngëve për dëgjuesit e vegjël. Kështu këngëtarja e njohur bëhet e dashur nga auditori i dëgjuesve të radios dhe është shpërndarësja e parë e këngëve autentike nga rrethi i qytetit Trën. Gjatë viteve 50 dhe 60 tingëllojnë dhe incizimet e saj, të cilat ruhen në “Fondin e Artë” të Radios Kombëtare Bullgare. Gjurga Pinxhurova zhvillon koncerte nëpër vend dhe me grupin “Kënga tonë”, që të mund të gëzojë adhuruesit e muzikës popullore nëpër qytete dhe fshatra.

Me zërin e saj të ngrohtë dhe delikat dhe dialektin karakteristik ajo u dha jetë këngëve humoristike, të korrjeve, këngëve lidhur me jetën të krahinës së vet të lindjes, por të kënduar me finesën e të kënduarit klasik. Më shumë se 80 janë incizimet e saj në Radion Kombëtare, shumë prej të cilëve këndohen nga bullgarët e rinj dhe mësohen në orët e muzikës në programet shkollore.

Vatra e kulturës në qytetin Trën mban emrin e këngëtares së njohur. Aty gjatë vitit 1994 u zhvillua konkurs për talent në emër të saj. Sivjet qyteti organizon koncerte për nder të 120 vjetorit nga lindja e këngëtares së madhe Gjurga Pinxhurova. Asaj i përkushtohet dhe edicioni i dytë i internet klasifikimit “Dekoratat Vjetore folklorike”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени