Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bojan Petrov: “Të ngjitësh majën pa oksigjen dhe sherpa – ky është sporti”

Автор:
БНР Новини
Снимка: arkiv personal

Këto ditë nga Nepali u kthye Bojan Petrovi – bullgari i parë, i cili e ngjiti majën e Himalajeve Manasllu – 8163 metra. Dhe si herë të tjera edhe tani – pa oksigjen dhe sherpa. “Nuk dua të shfrytëzoj ndihmë dhe më në veçanti oksigjen. Kur në 8 mijë metra shfrytëzon oksigjenin, sikur je një mijë metra më poshtë. Prandaj mendoj, se në këtë mënyrë e gënjen veten. Në këtë punë nuk ka sport”, rrëfen Bojani, i cili është një fenomen dhe një krenari i alpinizmit bullgar.

Ai lindi në vitin 1973 në Sofje. Për nga profesioni është zoolog. Që kur ishte nxënës u pasionua në studimin e shpellave, ndërsa në vitin 1990 nisi të merret me alpinizëm, pasi ngjiti dy maja nja 3-4 mijë metrash në Tjan-Shan. Në vitin 2000 kur zbuluan se ka diabet mjekët ishin kategorik, se duhet të harrojë alpinizmin dhe shpellat. Megjithëqë ishte pak i shqetësuar, që muajin e parë u përfshi në një ekspeditë të shpellave në Rumani. “Atëherë zbulova, se me diabetin në të vërtetë është e vështirë, sepse pesë herë në ditë duhet të bëja injeksione me insulinë. Kjo kërkon analiza e sheqerit në gjak. Por zbulova, se është e mundshme.

Kështu tre muaj më vonë e ngjita majën Ararat në Turqi – 5 136 metra. Fillova të bëhem më i guximshëm. Arrita t’u nënshtroj sëmundjen interesave të mia, në vend që sëmundja t’u nënshtrojë jetën time rregullave të saj”, kujton alpinisti. Sot prapa shpinës së tij qëndrojnë 18 maja të ngjitura me lartësi më se 5 mijë metra. Këmba e tij e ka shkelur 5 maja me lartësi mbi 8 mijë metra – Gesherbrum I, Kançendzjonga, Broud Pik, K2 dhe Manasllu. Vitin e kaluar ai u bë bullgari i parë, i cili i ngjiti tri maje mbi 8 mijë metra për 100 ditë dhe kështu vuri një rekord botëror. Dy prej majave – Broud Pik dhe K2, i ngjiti për 8 ditë. Nga çdo ngjitje ai sjell me vete insekte të ndryshme të panjohura për shkencën për fondet e Muzeut të Shkencave Natyrore në Sofje, në të cilin vet ai punon. “Që të bëhesh alpinist, duhet të jesh pak kokëkrisur!” ndoshta do të mendoni. Por Bojani do t’ju përgjigj: “Se nuk është e domosdoshme të jesh kokëkrisur. Atë që kërkohet nga alpinisti është që ai të jetë i urtë dhe i përgatitur mirë, të posedojë aftësi për kombinim, të jetë me fizikë jashtëzakonisht të fortë dhe të shëndosh.”

Për ekspeditën deri në Manasllu, Bojan Petrovi tregon:

“Kjo është ekspedita më e shkurtër deri te një majë 8 mijë metrash, në të cilën mora pjesë – 31 ditë nga Sofje deri në Sofje, 20 ditë nga kampi i bazës deri te maja. E ngjitëm majën shumë shpejtë, sepse kushtet klimatike gjatë kësaj vjeshte ishin jashtëzakonisht të përshtatshme. Sidomos në sfondin e kushteve klimatike gjatë gjashtë ekspeditave të mëparshme bullgare. Kam parë filma për to – kampi i bazës dhe sipër të gjitha kampet ishin të mbuluara me dëborë. Dhe ky ishte shkaku kryesor për mossuksesin e këtyre ekspeditave – dëbora e dendur. Pata fatin, sepse gjatë kësaj vjeshte nuk kishte borë. Kishte shumë njerëz. Afro 150 – 160 alpinistë të huaj dhe sherpa u përpoqën të ngjitin majën. Tri agjenci turistike bënë gabim në planifikimin e ngjitjes, gjë për të cilën disa prej alpinistëve mbetën të gënjyer. Traseja te maja nuk është shumë e vështirë. Vetëm midis kampit të parë dhe atij të dytë ka një pjesë pak e vështirë, por arrita të kapërcej këtë pjesë shumë shpejtë. Për herë të parë gjatë kësaj ekspedite eksperimentova një metodë të re. Nuk fjeta në kampet, por bëra sovajka në lartësi. Nga kampi i bazës ngjitesha në kampin e tretë ose në kampin e dytë dhe prapë kthehesha në kampin e bazës. Mund të them se bëra shumë sovajka përpjetë, por kurseva disa fjetje në kampet në lartësi. Sovajkat më ndihmuan të ngjitem me pak bagazhe. Disponova vetëm një tendë dhe një primus, ndryshe nga alpinistët e tjerë, që kishin shumë tenda dhe një inventarë të madh.”

“Kampet në Manasllu janë të vendosura në një largësi nga njeri tjetri përafërsisht 1 – 2 kilometra, ndërsa denivelimi është afro 600 metra – vazhdon tregimin Bojan. – Duke bërë sovajka lartë e poshtë, që të aklimatizohem, ditën 12 isha në gjendje që të ngjit majën. Vetëm prita motin e përshtatshëm. Më 28 shtator e bëra kampin e tretë, megjithëqë frynte një erë e stuhishme. Mirëpo, papritmas ajo pushoi. Renditën tre ditë me mot të mrekullueshëm, gjë që në Manasllu ndodhet rrallë.”

Dhe megjithëqë sapo u kthye nga maja, Bojan Petrovi tashmë mendon për dy maja të tjera, ngjitjen e të cilave e ka planifikuar për mars të vitit 2016. Krahas kësaj ai ka ndërmend të rregullojë një ekspozitë, në të cilën do të prezantojë gurë nga të gjitha majat e pushtuara prej tij. Doemos vizituesit do të njihen edhe me historitë e tyre.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени