Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Çfarë është të jesh liberal, proturk, rusofil dhe euroatlantik në Bullgari

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES

Kryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Ljutvi Mestan, i cili u hoq nga posti në mënyrë skandaloze dha një konferencë për shtypin. Megjithëqë deshi të shpjegojë atë që ndodhi, ai krijoi paqartësi të reja suplementare. Ai shpalli, se do të mbetët në politikë, ndoshta në krahun e djathtë “nacional liberal”. Në kabinetin e kryeministrit Bojko Borisov tashmë ka një formacion centrist liberal me pretendime të paraqesë elektoratin mysliman. Kjo është Partia Popullore “Liri dhe dinjitet”, e cila është pjesë e Bllokut të Reformatorëve të së djathtës. Në se deklarata e zotit Mestan do të realizohet, elektorati liberal në Bullgari do të jetë e detyruar të bëjë dallime të ndërlikuara midis Lëvizjes liberale për të Drejta dhe Liri në opozitë, Partisë Centriste Liberale të Kasim Dallit, që merr pjesë në pushtet, formacionit eventual nacional liberal të Ljutvi Mestanit dhe Lëvizjes liberale Kombëtare për Stabilitet dhe Përparim që është jashtë parlamentit, lëvizja kjo e cila para kohe ishte në pushtet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri në kabinetin e kryeministrit Simeon Sakskoburggotski e cila në kohën e qeverisjes ishte me emrin Lëvizje Kombëtare Simeon të Dytë.

Gjatë qeverisjes së kabinetit “Stanishev” Lëvizja për të Drejta dhe Liri mori pjesë edhe në pushtetin e së majtës me Partinë Socialiste Bullgare dhe Lëvizjen Kombëtare Simeon të Dytë. Tani kryetari i saj i shkarkuar nga detyra konsideron, se rruga e lëvizjes drejt pushtetit kalon përmes hapësirës politike të së djathtës. Këtë qëndrim e përkrahën edhe renegatët e tjerë të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, si Gjuner Tahir, i cili në fund të viteve 90-të të shekullit të kaluar hyri në partneritet me Bashkimin e Forcave Demokratike të zotit Ivan Kostov, si dhe Kasim Dalli dhe Korman Ismaillovi, të cilët edhe më sot janë pjesë e Bllokut të së djathtës të Reformatorëve.

Në Bullgari Lëvizja për të Drejta dhe Liri zakonisht pranohet si një formacion proturk. Mirëpo, tani Ljutvi Mestan deklaroi, se përderisa ishte në krye të lëvizjes përpiqej që ta shpëtojë nga pamja e “partisë proruse oligarkike”. Heqjen e tij nga posti ai e shpjegoi se para Krishtlindjeve “shkeli një minë ruse”. Kjo deklaratë provokoi çuditje, ndërsa disa oponentë të tij komentuan, se jo mina ruse, por një mina turke e përjashtoi Mestanin nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri. Me orientim prorus identifikohet Partia e së majtës Socialiste Bullgare dhe Partia Nacionaliste “Ataka”. Nuk ka kujtime, se Lëvizja për të Drejta dhe Liri të mbante lidhje me ta mbi këtë bazë. Mirëpo Mestani, i cili e “shkeli minën ruse” hodhi poshtë edhe akuzat, se punonte në favor të Turqisë, duke caktuar si proatlantike, por jo proturke deklaratën, me të cilën nën udhëheqjen e tij Lëvizja për të Drejta dhe Liri shfajësoi Ankaranë për rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus. Kështu, në vend që të sqarojë paqartësitë rreth heqjes nga detyrat, me ato thënie ish kryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri krijoi një hutim edhe më të madh dhe i lëri zgjedhësit në Bullgari të mendojnë kush është liberal, kush proturk, kush rusofil dhe kush euroatlantik.

Tronditjet në Lëvizjen për të Drejta dhe Liri dobësojnë përfaqësimin politik të elektoratit turk në vend; shtyjnë hapësirën liberale në drejtim të djathtë dhe janë në dobi të parashikimeve për vendosjen e pushtetit të një partie dominuese në Bullgari – partisë GERB.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна