Kryepeshkopi Serafim, i varrosur në Kriptën e Kishës Ruse në Sofje, sot në mënyrë festive u shpall shenjtor – Shën Serafim Sofijski Çudibërësi. Ceremonia u mbajt në Katedralen Patrikane “Shën Aleksandër Nevski”. Në të morën pjesë Patriku i Bullgarisë Neofit, mitropolitë nga Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare dhe një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë në krye me Mitropolitin e Volokolamit Ilarion.
Për herë të parë në histori një shenjtor kanonizohet njëkohësisht nga Kishat Ortodokse e Bullgarisë dhe të Rusisë. Festimet mbi kanunizimin filluan mbrëmë me një procesion të besimtarëve me ikonën e shenjtorit nga Kisha Ruse e deri në Katedralen “Shën Aleksandër Nevski”, ku u mbajt një vigjilim nate.
Kur ishte i gjallë me lutjet e Serafim Sobollevit janë kryer shumë mrekulli. Pas vdekjes te varri i tij kanë ardhur shumë njerëz të cilët i kanë shkruar letra me lutje. Ata kanë dëshmuar se shenjtori ndihmon në situata të rënda jetësore.