Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Profesioni i përgjegjësit të shtëpisë malore

Автор:
БНР Новини

Për atë që ndodh në malet, në shtëpitë malore dhe për njerëzit malor rrallë herë gjejmë arsye të flasim. Edhe pse ata janë larg zhurmës së qytetit të madh, shpesh edhe harrojmë për ta. Fati i shtëpisë malore “Ambarica” në bjeshkët e malit Stara Pllanina, kohët e fundit tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Alpinistë, fotografë, vullnetarë bashkuan përpjekjet e tyre në një fushatë për grumbullimin e mjeteve për shpëtimin e kësaj “shtëpie malore” nga shkatërrimi dhe vjedhja. Prapa iniciativës së rikthimit të bukurisë së “perlës së malit Stara Pllanina” qëndron një grua me moral të lartë dhe me dëshirë të përballojë të gjitha vështirësitë, që të kurorëzohet me sukses nisma e saj fisnike. Kjo është Ema Gateva, banore e qytetit malor Trojan. Që prej kohe kjo grua u është dhënë sportit, shpellave dhe alpinizmit. Për veten thotë, se është nga ata njerëz, të cilët dinë se si mund të jetojnë dhe të mbijetojnë në mesë të natyrës. Është pothuajse e pabesueshme, se edhe shtëpia e saj në qytetin Trojan ndodhet në rrugën “Ambarica”. Dhe pasi nuk ka asgjë e rastësishme në këtë jetë një ditë asaj i erdhi mendja si të shpëtojë shtëpia me të njëjtin emër. Momenti ishte tepër kritik, sepse kjo shtëpi malore ishte pothuajse në shkatërrim.

Për fat të mirë ideja për rimëkëmbjen e shtëpisë gjeti përkrahës. Më se 200 vullnetarë nga të gjitha këndet e vendit ndihmuan për rindërtimin e saj. “Shtëpitë malore janë një gjë, për të cilën mjetet në shtet gjithnjë nuk mjaftojnë. Ato ruhen në sajë të ndërgjegjes së shtetasve dhe më tepër të turistëve” – shpjegon Ema Gateva dhe vazhdon:

“Është një kënaqësi, që njeriu të ndjej veten pjesë e historisë së këtij vendi. Shtëpia malore “Ambarica” u ndërtua në vitin 1958 me ndihmën e shumë vullnetarëve dhe në sajë të punës së tyre të lodhshme. Ndërtesa u bë gati vetëm për tre muaj. Vullnetarët punuan ditë e net pa u ndërprerë. “Ambarica” ka tre kate, 14 dhoma të fjetjes, një dhomë të madhe për të ngrënë dhe një bibliotekë. Kjo shtëpi ngre shtatë në kreshtën e malit dhe deri këtu bagazhe dhe materiale të ndërtimit transportohen vështirë. Gjatë ndërtimit u transferuan shumë tonë gur, sasi të mëdha të drurit dhe materiale të tjera. Teleferiku i afërt nuk arrin deri te kjo shtëpi malore, por vullnetarët ndërtuan një hekurudhë. Ndoshta kjo është hekurudha e vetme në një rajon aq të lartë malor në mbarë vendin. Kjo ishte zgjidhja e vetme e problemit me transportimin e materialeve deri te vendi i ndërtimit. Godina është me mure të trasha dhe të forta prej guri, me themele thellë të ngulura në dhe. Kjo vjen të tregojë se në ndërtim u përfshinë shumë njerëz. Vet projekti arkitekturor i shtëpisë malore “Ambarica” ishte shumë i mirë. Duket një mendim preciz për komoditet dhe estetizëm. Në dhomat të gjitha muret janë të veshura me dru, gjë që krijon një ndjenje të ngrohtësisë dhe komfort. E ndjej veten shumë e lumtur, sepse arritëm të rikthejmë pamjen e mëparshme të shtëpisë.”

СнимкаPuna rreth rindërtimit të shtëpisë malore dhe rregullimit të saj të brendshëm është shumë, por përgjegjësja e saj e konsideron një aventurë interesante. Ajo di shumë për malin dhe për banorët e tij. Për punën e përgjegjësit të shtëpisë malore Ema Gateva mendon:

Снимка“Ky njeri duhet të jetë një personalitet i zhvilluar dhe të di shumë gjëra. Sidomos kur shtëpitë janë lartë në mal dhe larg vendbanimeve. Shtëpitë malore që ndodhen afër vendbanimeve, gjithnjë mund të shpresojnë se në rast domosdoshmërie mjeshtër mund të vijnë të meremetojnë atë që është e dëmtuar. Problemi lindet, kur vendi ndodhet larg dhe vështirë mund të arrihet. Prandaj përgjegjësi i shtëpisë duhet të posedojë aftësitë të heqë avaritë e lindura. Krahas kësaj ai duhet të njohë shumë mirë malin, kushtet klimatike, çfarë probleme mund të linden. Vetëm kështu do të jetë në gjendje të këshillojë turistët. Ngandonjëherë është e domosdoshme që ai t’u japë ndihmën e parë të të dëmtuarve. Ka situata, të cilat kërkojnë reagim të shpejtë dhe me kohë. Prandaj mendoj, se profesioni i përgjegjësit të shtëpisë malore është jo i zakonshëm. Çdo ditë mendoj për njerëzit, të cilët e ndërtuan dhe e mirëmbajtën këtë shtëpi në vitet e mëparshme. Kjo më jep kurajë që të përballojë të gjitha vështirësitë dhe peripecitë. Është e domosdoshme të rimëkëmbim dhe të ruajmë, atë, që u ndërtua para nesh. Dëshira ime është që të arrijmë të ringjallim frymën e shtëpisë malore “Ambarica” – rrëfen Ema Gateva.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Ema Gateva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Галерия

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени