Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Godina më e vjetër në Sofje ruan pesë shtresa histori

Снимка: arkiv

Godina më e vjetër e ruajtur në Sofje ndodhet në oborrin e brendshëm të Presidencës. Kjo është rotonda “Shën Gjergji Fitimprurësi”, e cila ka qenë në zemër të lagjes së lashtë të Konstandinit. Në kuadrin e kësaj lagjeje dikur është ndodhur pallati i perandorit romak – Konstandinit të Madh, dhe banesat e qytetarëve. Rotonda është pjesë e kompleksit arkeologjik, kurse shkencëtarët sot ende janë duke diskutuar datën e ndërtimit të saj (nga shekulli i tretë deri në shekullin e katërt). Ajo është përdorur kryesisht për pranimin e krishterimit, por edhe si godinë publike. Për shkak të mbeturinave të gjetura të një sistemi të lashtë të ngrohjes, arkeologët mendojnë se ndërtesa mund të jetë përdorur edhe si banjë. Godina ka ruajtur shumë mirë pamjen e vet deri më sot e kësaj dite. Për këtë shkak ajo konsiderohet si ndërtesa më e vjetër e ruajtur në kryeqytet. Kubeja e saj është shkatërruar dy herë – gjatë sulmit të hunëve dhe gjatë rrethimit bullgar, të udhëhequr nga hani Krum.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна