Një anketim i organizatës “Ekzakta risërç grup” tregon, se Kisha Ortodokse Bullgare është institucioni më i miratuar në vend dhe i vetmi, i cili i gëzon përkrahjes nga 46 për qind nga të anketuarit. Vetëm 21 për qind nga të anketuarit nuk e miratojnë. Ushtria dhe policia i gëzojnë përkrahjes së 34 për qind prej bullgarëve. Vlerësimet negative për ato dy institucione janë më të larta, se sa pozitivet. Punën e parlamentit e miratojnë 15 për qind nga të anketuarit, ndërsa 71 për qind nuk e miratojnë. Në fund të klasifikimit prapë janë gjyqi dhe prokuroria, me miratim vetëm nga 10 për qind. Qëndrim negativ ndaj gjyqit shprehin 70 për qind nga të anketuarit, ndërsa për prokurorinë – 69 për qind nga shtetasit.