Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bankat në Bullgari janë duke fituar në saje të taksave dhe komisioneve dhe jo të aseteve

БНР Новини
Снимка: arkiv

28 bankat në Bullgari tradicionalisht regjistrojnë fitimet më të mëdha në ekonomi. Shumë pak janë firmat dhe ndërmarrjet nga sektori jobankar, të cilat mund të lavdërohen me fitime mujore prej dhjetëra miliona eurosh, në dallim të institucioneve financiare, ku kjo është një praktikë e zakonshme.

Para uljes së madhe të interesave të depozitave deri në nivele pothuaj zero dhe uljes së konsiderueshme të interesave të kredive, bankat regjistronin fitime kryesisht nga të ardhurat nga asetet – kreditë, investimet në letra me vlerë, operacionet në tregjet monetare dhe valutore etj. Mirëpo, të dhënat e fundit të Bankës Popullore Bullgare për gjendjen e aseteve të bankave në vend tregojnë se sot tashmë nuk është kështu dhe se bankat gjithnjë e më shumë shpresojnë te klientët e tyre, që të mund të kompensojnë të ardhurat e mëdha për pagat, shpenzimet, zyrat luksoze etj. Për këtë qëllim ato vazhdimisht i rritin taksat dhe komisionet. Në të njëjtën kohë cilësia e shërbimeve të bankave nuk është rritur kaq shumë, kështu që të justifikohet rritja e çmimeve. Përkundrazi, përveç bankimit elektronik, që në shumicën e rasteve gjithashtu është një shërbim i paguar, dhe kartave bankare pa kontakt (edhe atje kuptohet ka taksa), klientit nuk i ofrohet asgjë e re dhe ai vazhdon të humbasë jo pak kohë, duke pritur në zyrat e bankave. Mirëpo, fitimet po rriten dhe për dy muajit e parë të vitit ato arritën 100 mln euro. Dhe nuk mund të jetë ndryshe, pasi po të paguash një tatim prej 20 eurosh ndaj shtetit, për shembull, duhet t’i paguash bankës një taksë prej 2 eurosh – domethënë bëhet fjalë për një fitim neto prej 10 për qind. Kjo nuk ekziston në asnjë prej sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Bankat fitojnë gjysmën tjetër të të ardhurave të tyre neto nga dallimet e mëdha midis interesave të kredive të livruara dhe mjeteve të tërhequra. Tashmë klientët e bankave nuk fitojnë pothuaj asgjë nga depozitat bankare, sepse interesi zyrtar në vend është 0 për qind. Mirëpo, sa u përket kredive të ndryshme, interesat nuk janë zero, por lëvizin rreth 10 për qind. Pra, edhe këtu po vëzhgohet një fitim prej 10 për qind.

Është e vërtetë se bankat duhet të kujdesen me vëmendje të madhe për paratë e huaja, për të cilat përgjigjen, kurse siguria dhe pakësimi i riskut kushtojnë shumë mjete. Ato ndoshta justifikojnë edhe pagat e mëdha të menaxherëve të bankave, të cilat e tejkalojnë pagën e Kryeministrit të vendit 5-6 herë.

E gjithë kjo është shkaku për disa qëndrime negative në shoqëri ndaj bankave dhe bankierëve. Akoma më tepër se aktualisht po zhvillohet një kontroll i madh i cilësisë së kapitaleve të tyre, domethënë i kredive të livruara, kurse rezultatet do të bëhen të qarta gjatë muajit gusht. Ka shumë të ngjarë që numri i kredive të këqija të jetë më i madh nga ai i shpallur zyrtarisht. Për këtë flet fakti se në buxhetin shtetëror këtë vit ka afro 1 mlrd euro për ndihmë eventuale urgjente ndaj ndonjë banke të rrezikuar nga falimentimi. Kjo nga ana e vet i bën institucionet financiare edhe më precize në livrimin e kredive, gjë që kuptohet nuk i bën të lumtur as qytetarët, as biznesin dhe forcon edhe më shumë mendimin e tyre negativ ndaj bankave dhe bankierëve.

Sipas opinionit të përhapur publik, ato vetëm duan para dhe ofrojnë para. Në këtë kontekst mbahet mend dhe jepet si shembull Banka Korporative Tregtare, e cila falimentoi para dy vitesh dhe çmimi u pagua nga të gjithë me një borxh të jashtëm prej miliarda eurosh.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна