Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Shkolla e pikturimit të ikonave në Samokov

Автор:
БНР Новини

Zhvillimi shoqëror gjatë shekujve XVIII dhe XIX ndihmoi formimin e shkollave të pikturimit në Bullgari. Kjo është periudha e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Shekulli XVIII karakterizohet edhe me Arsimimin në Evropën Perëndimore, me afirmimin e idesë kombëtare dhe luftërave nacional-çlirimtare. Me ritme të shpejta zhvillohej edhe arsimi dhe kultura. Sipas profesoreshës Elena Genova nga Instituti i Studimit të Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave pikërisht atëherë në Bullgari u formuan disa shkolla të pikturimit – në qytetet Trjavna, Bansko dhe Samokov.

“Një nga shkollat më të mëdha dhe më përfaqësive ishte ajo në qytetin Samokov – tregon profesoresha Genova. – Themelues i saj ishte Hristo Dimitrov nga qyteti, i cili mësonte në Aton. Në fund të shekullit XVIII Atoni ishte një qendër, e cila pranonte ndikime nga Evropa. Aty ato rryma ndryshoheshin dhe orientoheshin te qendrat ortodokse në Ballkan. Pas studimeve Hristo Dimitrovi u kthye në qytetin e lindjes, ku vazhdoi veprimtarinë e vet. Ai arsimoi edhe bijtë e tij – Dimitër Hristov Zograf dhe më i njohuri i shoqërisë bullgare Zahari Zograf.”

Ikonografia e mjeshtërve nga Samokov u lulëzua në sajë të tri brezave të mjeshtërve. Për evolucionin e saj profesoresha Genova rrëfen:

“Shkolla zhvillohej nën ndikimin e pikturimit post bizantin nga fundi i shekullit të XVIII dhe fillimi i shekullit të XIX. Mirëpo, ajo ishte nën ndikime të ndryshme. Ishte i drejtpërdrejtë ndikimi i Malit të Shenjtë, ndërsa indirekt i trojeve serbe, të cilët gjatë shekujve XVIII – XIX u zhvilluan në mënyrë ashendentë. Kjo ishte i ashtuquajturi Shekulli i Barokut në artin serb. Krahas kësaj në përgjithësi zhvillimi i artit në Bullgari ishte edhe nën ndikimin e Ukrainës dhe Rusisë. Nga atje importoheshin libra të vjetra me gravura, të cilët krijuesit në Bullgari i studiuan dhe i mësuan. Krahas kësaj Hristo Dimitrovi e hodhi themelet e një arkivi të madh, të cilin e zhvilluan dhe e pasuruan edhe bijtë e tij. Ai përfshin bibla të ilustruara dhe albume me piktura laike dhe gravura, prej të cilëve nxirreshin mësime zografët në Samokov.”

Ndër mjeshtërit e Shkollës në Samokov një popullaritet më të madh fitoi birin e vogël të Hristo Dimitrovit – Zahari Zograf.
Снимка“Ai ishte figura më produktive përsa iu përket inovacioneve – shpjegon profesoresha Genova. – Është një fakt i njohur, se Zahari Zograf eksperimentonte në drejtime të ndryshme. Ai krijoi edhe një sistem origjinal dekorativ, me të cilin zbukuronte kishat, në të cilat punonte, kryesisht në manastiret Trojanski dhe Preobrazhenski. Mirëpo, do të them, se ai nuk ishte zografi më i mirë. Sot me botimet më të reja për Shkollën e Ikonografisë në Samokov më i njohur bëhet emri i vëllait të tij më të madh Dimitër Zograf. Zahari është më interesant si personalitet, por krijimtaria e Dimitrit qëndron më lartë si vëllim, krijimtari dhe profesionalizëm. Dimitër aplikoi në pikturimit kishtar më shumë elemente të reja, figura të huazuara nga Evropa Perëndimore. Në pikturimin kishtar depërtuan ide, me popullaritet të madh gjatë Rilindjes Kombëtare Bullgare. Temat më të përhapura ishin me karakter moral dhe didaktiv, të krijuara në galeritë e hapura të kishave të mëdha. Ato kishin të bëjnë me Ditën e Fundit, mëkatet e të tjerë. Ato tema Dimitër i zhvilloi edhe i pasuroi pas të atit Hristo Dimitrov. Kishat, ku punonte Hristo, ishin më të vogla dhe më pak për nga numri. Dimitër punonte në kishën qendrore të Manastirit Rillski bashkë me të birin Zafir, i cili pas mbarimit të Akademisë së Arteve Figurative në Sankt Peterburg ndërroi emrin dhe u bë Stanisllav Dospevski. Ai ishte brezi i tretë i mjeshtërve nga Samokov. Në Manastirin Rillski u pikturuan mijëra metra katror afreske mbi mur – një fenomen unik për Ballkan në atë kohë. Piktori kryesor në këtë manastir ishte Dimitër Zograf” – saktëson bashkëbiseduesja dhe vazhdon:
Снимка
“Zahari Zograf ishte një figurë interesante. Një detaj kureshtar nga jeta e tij ishte kur në vitet 1851 – 1852 nga Atoni erdhi një letër për pikturimin e galerisë së hapur të Lavrës së Madhe. Ajo i ishte dërguar vëllait të Zaharit – Dimitër Hristov dhe dy mjeshtërve të shkollës së pikturimit në Bansko – Joan Ikonopisec dhe Dimitër Molerov. Në këtë letër drejtohej ftesë, që ata të pikturojnë galerinë e hapur. Mirëpo, kishte lutje, që ata të përcjellin një ndërmjetës të tyre, i cili të kontraktojë kushtet e punës. Supozohet se ata e përcollën Zaharijin të kryejë këtë punë. Në fund të fundit Zaharij Zograf realizoi tërë punën, pa të këshillohet me kolegët e tij më të moshuar. Ka një letër e Dimitër Zografit, e cila daton nga një periudhë më të vonshme. Në të ai refuzonte të punojë në Malin e Shenjtë, sepse mënyra e pikturimit të të dy vëllezërve ishte krejt e ndryshme dhe nuk do të ishte mirë, që të dy ata të punonin në një vend.”

Gjeografia e punës së krijuesve të Shkollës së Pikturimit në Samokov është shumë e gjerë. Ata krijuan kudo në trojet bullgare, në territorin e Maqedonisë së sotme, në krahinat perëndimore bullgare, ose krahinat e sotme lindore të Serbisë. Pyetjes, a bëjnë ata ndonjë trajtim thjeshtë bullgar të pamjeve të shenjtorëve, profesoresha Genova iu përgjigj, se kjo është një kulturë, e cila zhvillohet mijëvjeçare të tëra dhe ajo nuk duhet të ndahet në bullgare dhe jo bullgare. Në këtë kuptim treguese është historia e figurës së HyjlindësesNgushëlluese të pikturuar me krahë të engjëllit. Ajo mund të shihet në Manastirin Sukovski, që ndodhet në Serbinë e sotme. Lidhur me këtë profesoresha Genova shpjegon:

“Kjo është tema për Savanin e Hyjlindëses. Ajo është ukrainase dhe u transferua nga Rusia dhe Ukraina. Përhapja e saj lidhet ngushtë me Manastirin e Grave në Samokov. Themeluesja e tij jetonte në Kijev dhe kur u kthye këtu ajo transferoi këtë kult ndaj Hyjlindëses Ngushëlluese me krahë. Tema për Savanin e Hyjlindëses lindi në Rusi që në shekullin XII dhe vite me radhë zhvillohej atje në një variant tjetër ikonografik. Nga atje ajo u transferua në Evropën Perëndimore, ku njihet si Madona Mizerikordija. Nga Evropa Perëndimore prapë kthehet në Rusi dhe në shtetet ortodokse të Ballkanit. Në Bullgari vetëm nxënësit e Shkollës së Samokovit e pikturuan dhe mund të pranohet, se kjo është një nga temat e zhvilluara prej tyre, megjithëqë prejardhja e saj nuk është bullgare.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: pravoslavieto.com dhe arkiv


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени